Talk About Network

Google


Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 939 of 1096
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?Gazetarja_serbe_k=EBrkon_azil_politik_n=EB_Kuk=EBs?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-qershor2007@[EMAIL PROTECTED] > Jun 13, 2007 at 09:03 AM

http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/11357/2007-06-12.html

> Bashkim Shala
> 12-06-2007
> 
> Radica Petroviq, ka hyrë dje në Shqipëri. "Kam shkruar kundër
regjimit 
> dhe nuk kam më jetë në Serbi"
> 
> KUKËS- Siguria se Shqipëria është një vend që respekton të
drejtat e 
> njeriut, ka bërë që edhe një shtetase serbe të paraqitet në
policinë e 
> Kukësit dhe të kërkojë azil politik. Ngjarja ka ndodhur paraditen e 
> djeshme dhe ka habitur të gjithë policinë lokale. Një grua
47-vjeçare 
> nga Serbia është paraqitur në policinë lokale, duke treguar se
është 
> gazetare dhe se përndiqet politikisht nga regjimi në Serbi.
Menjëherë 
> shtetasja serbe, Radica Petroviq, është marrë në mbrojtje nga
policia 
> shqiptare, e cila ka dërguar të gjitha materialet në lidhje me të,
në 
> Ministrinë e Brendshme. Sot, pritet që ajo të transferohet në
Tiranë, 
> ku do të sistemohet në qendrën e azilkërkuesve. Lajmi është pohuar
dje 
> nga burimet zyrtare të Policisë së Kukësit.
> Rreth orës 10.00 të paradites së djeshme, në pikëkalimin kufitar
të 
> Vermicës ka hyrë një shtetase serbe e pajisur me pasa****të të
rregullt. 
> Ajo ka kaluar pa asnjë problem kufirin dhe është nisur në drejtim
të 
> Morinës. Sapo është paraqitur në polici, ajo ka kërkuar të takohet
me 
> krerët lokalë. Oficerët e rojës janë habitur kur ajo ka kërkuar
të 
> takohet me shefat, **** ia kanë mundësuar një gjë të tillë. Me të
takuar 
> krerët e policisë, Radica Petroviq ka kërkuar strehim politik. "Unë
jam 
> një grua 47-vjeçare nga Serbia. Gjeneralitetet e mia mund të 
> konfirmohen nga kjo pasa****të që kam. Në Serbi punoj si gazetare dhe 
> kohët e fundit, kam bërë shkrime që nuk i kanë ardhur për mirë 
> qeverisë. Për këtë arsye jam larguar dhe kërkoj azil politik. Duke 
> menduar se Shqipëria është një vend demokratik është e mundshme
për t'u 
> strehuar këtu",- ka pohuar përpara policisë, shtetasja serbe. Ajo
është 
> marrë menjëherë në ruajtje dhe është dërguar në qendrën e
përkohshme të 
> strehimit të refugjatëve, e ndërtuar nga IOM, në Kukës.
> Gruaja ka rrëfyer për policinë se është nga qyteti i Zajecharit,
rreth 
> 100 kilometra larg Beogradit. Ajo ka lindur në vitin 1960 dhe është e

> divorcuar nga burri që në vitin 1992. Radica Petroviq ka dy fëmijë 
> binjakë, të moshës 27-vjeç dhe punon gazetare në mediat lokale. Më
pas, 
> gruaja ka rrëfyer se kohët e fundit, për shkak të disa shkrimeve që

> kishte bërë, qëndrimi i saj në Serbi ishte pothuajse i pamundur.
Pasi 
> kishte marrë autobusin ajo kishte udhëtuar nga Beogradi në
Prishtinë, 
> ku kishte qëndruar një ditë. Nga aty kishte shkuar në drejtim të 
> Prizrenit, ku kishte marrë një taksi për të hyrë në tokën
shqiptare. Me 
> këtë taksi, gruaja 47-vjeçare ka hyrë në tokën shqiptare, ku edhe
ka 
> kërkuar strehim politik. Të gjitha këto dëshmi janë marrë me
rezerva 
> nga ana e policisë së Kukësit, e cila ka nisur verifikimet. Burime
të 
> policisë hodhën dy****me, në lidhje me faktin që Radica Petroviq
është 
> apo jo gazetare, pasi ajo ka pohuar se është me shkollë të mesme.
Sot, 
> pritet që ajo të dërgohet në Tiranë, ku do të mbahen në qendrën
e 
> azilkërkuesve. Më pas i takon Ministrisë së Brendshme, që të
fillojë 
> procedurat e azilit.

Si duket e vetmja dritare për Serbinë, prej nga hyn pak dritë shprese, 
është Shqipëria, sado e çuditshme të na duket kjo. Vendet tjera si 
Sllovenia, Hungaria,Rumania,Bullgaria dhe Greqia e kanë vendosur 
regjimin e vizave për shtetasit serbë. Në shtete të tjera si Kroacia, 
Kosova dhe deri diku Bosnja-Hercegovina, serbët nuk janë të
mirëpritur, 
kurse Maqedonia dhe Mali i Zi nuk i shqyrtojnë këto kërkesatë
serbëve, 
pasi konsiderojnë se Serbia është një shtet demokratik (Kjo, 
fatkeqësisht ende nuk është e vërtetë).
 




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?Gazetarja_serbe_k=EBrkon_azil_politik_n=EB_Kuk=EB
Y. Mulakaj <mulakaj-qe  2007-06-13 09:03:07 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan12V112 Thu Aug 21 7:06:05 CDT 2008.