Talk About Network

Google


Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?B?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 963 of 1154
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?B?xyfrc2h06yB2YXJm63JpYT8gIA==?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-korrik2007@[EMAIL PROTECTED] > Jul 28, 2007 at 03:58 PM

Edhe kjo është Amerikë?!

http://www.agora.org.mk

Xho Gudvin Parker

Më pyetni se chka është varfëria? Më dëgjoni. Ja ku jam, e përlyer,
me erë
të rëndë dhe pa veshje të brendshme "të përshtatshme" në vehte dhe
me frymë
kundërmuese që e ndjeni. Do t'ju them. Më dëgjoni. Dëgjoni pa
keqardhje.
Keqardhja nuk mund të më ndihmojë. Më dëgjoni me mirëkuptim.
Vendosuni në
këpucët e mija të përlyera, të mbajtura e të ngushta dhe më
dëgjoni.
Varfëri është të ngritesh chdo mëngjes prej dyshekut të njollosur
dhe të
flliqur. Charshafët ndonjëherë janë përdorur si pelena. Varfëri
është të
jetosh në erë kundërmuese që asnjëherë nuk të braktis. Ajo erë
është aroma e
urinës, qumështit të prishur dhe aroma e ushqimit të prishur,
ndonjëherë e
përcjellur me erën e qepës së fërguar gjatë kohë. Qepa është e
lirë. Ndoshta
e keni ndier këtë erë, **** nuk e keni ditur se prej nga vjen. E kjo
është
era e nevojtores fushore. Kjo është era e fëmijëve të vegjël që nuk
mund ta
ecin rrugën e gjatë dhe të errët gjatë natës. Ajo është era e
dysheqeve, ku
kanë ndodhur "fatkeqësira", ajo është era e qumështit, që moti
është
thartuar, pasi që frigoriferi që moti nuk punon, sepse duhen para për
t'u
rregulluar. Ajo është era e llomeve që kalben. Mund ta mbuloj, **** ku
është
lopata? Lopatat kushtojnë para.
Varfëri është të jesh i lodhur. Unë përherë kam qenë e lodhur. Kur
e fitova
foshnjën e fundit në spital, më thanë se kam anemi kronike, të
shkaktuar
prej dietës së keqe, se kam rast të keq të krimbave dhe se më duhet
operacion korrektiv. I dëgjova sjellshëm. Të varfërit gjithmonë janë
të
sjellshëm. Të varfërit gjithmonë dëgjojnë. Të varfërit nuk
tregojnë se
s'kanë para për hapa me hekur, ose ushqim më të mirë, ose ilache për
krimba.
Ideja që të shkoj në operacion është aq e tmerrshme dhe kushton aq
shumë
para, sa që edhe sikur të guxoja, vetëm do të buzëqeshja. Kush
brengoset për
fëmijët e mi? Ripërtrirja prej operacionit zgjat shumë. Kam tre
fëmijë. Kur
i lash me "gjyshen", herën e fundit kur isha e punësuar, erdha në
shtëpi dhe
rreth njërës fluturonin mizat, ndërsa pelena nuk i ishte ndërruar që
kur
kisha dalur unë. Kur ja ndërrova pelenën e tharë, prej saj dolën edhe
pjesë
të mi**** të foshnjës sime. Fëmija im i dytë lozte me një pjesë të
mprehtë
të gotës së thyer, ndërsa më e vjetra luante vetëm, në skajin e
liqenit.
Fitoja 22 dollar në javë, ndërsa një cherdhe e mirë kushton 20 dollar
në
javë për tre fëmijë. E braktisa punën.
Varfëria është fëlliqësira. Duke dalur prej shtëpisë suaj të
pastër me tesha
të pastra mund të thoni "Chdo kush mund të jetë i pastër." Më lejoni
t'u
sqaroj se si duket shtëpia pa para. Për mëngjes, fëmijëve të mi u
jap griz,
ndërsa nëse u fërgoj vezë, i fërgoj pa gjalpë për gatim. Për
këtë nuk duhen
shumë enë. Ato enë që i kam, i laj me ujë të ftohtë dhe pa sapun.
Madje edhe
sapuni më i lirë duhet të ruhet për pelenat e foshnjës. ****hni duart
e mia,
janë të plasaritura dhe të kuqe. Njëherë kurseva dy muaj për të
blerë një
kavanoz me vazelin për duart e mia dhe për ngjirjen nga pelenat e
foshjnës
sime. Kur kurseva aq sa duhej, shkova ta blej dhe chmimin e ki****n ngritur
për dy cent. Unë dhe foshnja vazhduam të vuajmë. Më duhet të vendos
chdo
ditë të duroj t'i shtij duart e mia të plasaritura prej dhimbjeve, në
ujin e
ftohtë dhe sapunin e fortë. ****, do të pyeteni pse jo ujë të
ngrohtë?
Karburanti kushton para. Nëse keni sh****et me dru edhe ajo kushton para.
Nëse përdorni rrymë edhe ajo kushton para. Uji i ngrohtë është luks.
Unë nuk
kam lukse. E di se do të befasoheni kur do t'ju tregoj se sa e re jam.
Dukem
shumë më e vjetër. Aq gjatë jam kërrusur mbi vaskë dhe laj, sa që
nuk më
kujtohet të kem bërë dichka tjetër. Chdo natë e laj chdo njollë prej
veshjes
së vajzës sime që shkon në shkollë dhe vetëm shpresoj të thahet
veshja para
mëngjesit të ardhshëm.
Varfëria është të mbesish e zgjuar tërë natën, në netët e ftohta
që ta
shohësh zjarrin, duke e ditur se një shkëndijë e gazetave që i
zëvendësojnë
tapetet në mur, domethënë se fëmija yt i fjetur, mbytet në zjarr.
Verës,
varfëria është të shohësh se si mblidhen insekte dhe miza në lotët
e
foshnjës tënde kur qanë. Tapetet janë të shkulura dhe paguan aq pak
qira, sa
që e di se asnjëherë nuk do të zëvendësohen. Varfëria domethënë
insekte në
ushqimin tënd, në hundën tënde, në sytë e tu dhe të zvarriten
sipër teje kur
flen. Varfëria është të shpresojsh se nuk do të rigojë, pasi që
pelenat nuk
do të thahen kur bie **** dhe së shpejti si zëvendësim përdor gazeta.
Varfëria është përherë t'u rrjedh hunda fëmijëve të tu. Faculetat
e letrës
kushtojnë para, ndërsa të gjithë leckat tuaja të duhen për punë
tjera. E aq
më tepër kushtojnë antihistaminet. Varfëria është përgatitje pa
ushqim dhe
larje pa sapun.
Varfëria është kërkim i ndihmës. A keni kërkuar ndonjëherë
ndihmë, duke e
ditur se fëmijët tuaj do të vuajnë nëse nuk u ndihmojnë?
Parafytyroni se
kërkoni para hua prej ndonjë farefisi, nëse ky është shembulli i
vetëm që ua
sjell situatën e kërkimit të ndihmës. Do t'ua them se si është
ndjenja. Do
të kuptoni se ku është zyra ku duhet të shkoni. E shëtisni vendin
rreth e
rrotull nja 4-5 herë. Hyni brenda duke mednuar për fëmijët tuaj. Të
gjithë
janë të zënë. Më në fund, do të del dikush dhe i thoni se u duhet
ndihmë. Ai
person asnjëherë nuk është ai, me të cilin duhet të ****heni. Shkoni
të
takoheni me personin tjetër dhe pasi që ta keni derdhur gjithë turpin e
varfërisë nëpërmjet byrosë në mes juve, kuptoni se kjo aspak nuk
është zyra
e vërtetë ­ duhet ta përsërisni procesin e tërë dhe asnjëherë nuk
është më
lehtë në vendin e ardhshëm.
Keni kërkuar ndihmë dhe pastaj gjithë ajo ka chmimin e vet. Përsëri u
thonë
të prisni. U thonë edhe pse, nuk i dëgjoni për shkak të resë së
kuqe të
turpit dhe resë së dëshprimit, e cila ngrihet.
Varfëria është të mbajsh mend. Ajo është të kujtosh se si e ke
braktisur
shkollën, për arsye se fëmijët e "mirë" i****n të ashpër për shkak
të veshjes
dhe erës tënde. Na vizitoi pedagogu. Nëna ime i tregoi se jam me
barrë. Nuk
isha, **** ajo mendonte se ashtu do të punësohesha më lehtë dhe do të
ndihmoj. Punoja chfarëdo pune, **** asnjëherë nuk mbeta gjatë kohë në
një
vend, që të mësoj dichka. Më së shumti kujtohem se isha e martuar.
Atëherë
isha shumë e re. Ende jam e re. Një kohë të caktuar i kisha sendet që
i keni
edhe ju. Ki****m shtëpi të vogël në qytet tjetër me ujë të ngrohtë
dhe chdo
gjë tjetër. Pastaj, burri im e humbi punën. Një kohë mirrnim ndihmë
sociale
dhe unë ndërrova disa vende pune. Së shpejti na i morën të gjitha
gjërat e
bukura dhe u shpërngulëm këtu. Atëherë isha me barrë. Kjo shtëpi
nuk dukej
aq keq, kur u vendosëm këtu. Chdo javë bëhet gjithnjë e më keq.
Asnjëherë
asgjë nuk rregullohet. Atëherë nuk ki****m aspak para. Kishte disa vende
të
chuditshme pune për burrin tim, **** atëherë gjithë paratë shkonin
për
ushqim, si edhe tani. Nuk e di se si mbijetuam për tre vite dhe tre
foshnja,
**** ja që mbijetuam. T'ua them të drejtën, pas foshnjës së tretë, me
qëllim
e shkatërrova martesën. Ishte martesë e mirë, **** a do të vazhdonit
ju të
lindni edhe më fëmijë, në këtë deponi? A e dini se sa më kushton
chfardo
lloj kontracepcioni? E dija se burri më la, ditën kur shkoi dhe nuk
kishte
kurrfarë përshëndetje mes nesh. Shpresoj të jetë ngritur diku jashtë
nga ky
kaos. Për dichka të tillë as që mund të shpresonte, nëse ne e hiqnim
teposhtë.
Atëherë kërkova ndihmë. Kur e mora, a dini se sa ishte? Ishte dhe ende
është
shtatëdhjetë e tetë dollar në muaj për ne katër; kjo është ajo që
më së
shumti mund të fitonim. Tani e dini se pse nuk ka sapun, nuk ka gjilpëra
dhe
pe, nuk ka ujë të ngrohtë, nuk ka aspirin, nuk ka shampon. Asnjë prej
këtyre
gjërave nuk do të paraqitet asnjëherë. Po mund të llogaritni edhe
vetë,
paguaj 20 dollar në muaj për qira, ndërsa pjesa më e madhe shkon për
ushqim.
Për griz dhe shujtë me drithëra dhe oriz dhe qumësht dhe groshë.
Mundohem që
sa më pak që është e mundur të harxhoj rrymë. Sa më shumë që
harxhoj për
rrymë, aq më pak më mbesin për ushqim.
Varfëria është të shohësh në ardhmëri të zezë. Fëmijët tuaj nuk
do të luajnë
me djelmoshat e mi. Ata të mijtë do të kthehen drejt djelmoshave tjerë
që
vjedhin për ta fituar atë që e dë****rojnë. Prej tani mund t'i shoh
pas
grilave të burgut të tyre, në vend pas grilave të varfërisë sime.
Ose do të
kthehen drejt lirisë së alkoolit ose të drogës dhe do të
vetëdijësohen të
robëruar. Ndërsa vajza ime? Në rastin më të mirë edhe atë do ta
presë një
jetë si e imja.
**** do të thoni se ka shkolla. Po, ka shkolla. Fëmijët e mi nuk kanë
libra,
nuk kanë revista, nuk kanë lapsa, ose lapsa ngjyre, ose fletë dhe më
së
shumti, nuk kanë shëndet. Kanë krimba, kanë infektime, kanë ftohje
gjithë
verën. Nuk mund të flejnë sich duhet, sepse flejnë në dysheme ose me
mua në
krevatin tim. Nuk kanë uri, shtatëdhjetë e tetë dollarët e mi na
mbajnë në
jetë, **** megjithatë vuajnë prej ushqimit të dobët. Oh po, shumë
mirë më
kujtohet se chka na mësonin në shkollë për shëndetin. Nuk kisha dobi
shumë
prej kësaj. Në disa vende ka ndihmë materiale për nxënësit. Këtu
jo. Shteti
tha se kushton për së tepërmi. Japin uzhinë. **** kam dy fëmijë që
do të jenë
të dëmtuar derisa të vijnë deri te shkolla. **** do të më thoni se ka
klinika
shëndetsore. Po, ka klinika shëndetsore dhe ato janë në qytete. Unë
jetoj
tetë milje jashtë qytetit. Unë mund të shkoj deri atje (edhe pse ka 16
milje
në të dy drejtimet), **** a thua munden edhe fëmijët e mi. Fqiu im do
të më
chonte kur shkon, **** pret të jetë i paguar, me para ose në ndonjë
mënyrë
tjetër. Vë bast se e njihni fqiun tim. Ai është ai njeriu i madh, që
kohën e
kalon në pompën e benzinës, në rrojtore, ose në ****ore, duke u
ankuar se
pse qeveria shpenzon para për nënat jomorale të fëmijëve ilegal.
Varfëria është thartirë që rrjedh mbi krenarinë derisa nuk e djeg
të tërën.
Varfëria është daltë që e thellon nderin derisa nuk zhduket i tëri.
Disa
prej jush thonë se do të bënin dichka, të i****n në vendin tim dhe
ndoshta do
të bënin, javën e parë ose muajin e parë, **** vit pas viti, pas viti?
Madje edhe të varfërit mund të ëndërrojnë. Mund ta ëndërrojnë
ëndërrën për
kohën kur do të ketë para. Para për ushqim të rregullt, për barëra
për
krimba, për hapa me hekur, për brushë për dhëmbë, për sapun të
lëngshëm, për
chekan dhe gozhda dhe pak tapeta, për lopatë, për pak ngjyrë, për
charshafë,
për gjilpëra dhe pe. Para për të paguar një udhëtim në qytet. Dhe,
oh, para
për ujë të ngrohtë dhe para për sapun. Ëndërra për të kërkuar
ndihmë nuk e
han edhe copën e fundit të krenarisë. Kur, zyra ku hyn është e mirë
si dhe
nëpunësit e agjencive tjera qeveritare, kur ka mjaft punëtorë që të
ndihmojnë shpejtë, kur punëtorët nuk dorëzohen gjatë humbjes ose
dëshpërimit. Kur duhet t'ia thuash tregimin jetësor një personi dhe ai
person do të dërgojë drejtëpërsëdrejti atje ku do të ndihmojnë,
që të mos e
vërtetosh varfërinë tënde përsëri dhe përsëri dhe përsëri.
Dola prej dëshpërimit tim që t'ua them këtë. Mbani mend, nuk vi prej
ndonjë
vendi tjetër ose prej ndonjë kohe tjetër. Të tjerët si unë janë
gjithkund
rreth jush. Na ****hni me zemër të hidhëruar, hidhërim që do t'u
ndihmojë të
na ndihmoni. Hidhërim që do t'u lejojë të tregoni për mua. Të
varfërit janë
gjithmonë të heshtur. A mund të heshtni edhe ju ashtu?

(1995) 75 Readings, An Anthology, Fifth ed. McGraw-Hill, New York, NY,
USA. 

Përkthimi Gramoz Shabani
 




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?B?xyfrc2h06yB2YXJm63JpYT8gIA==?=
Y. Mulakaj <mulakaj-ko  2007-07-28 15:58:05 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan12V112 Mon Oct 6 19:21:28 CDT 2008.