ZJARRI
S'më mbetet gjë tjetër vechse të përsëris atë që shënova edhe në
procesverbal. Nuk kam qenë e dashura e tij. Në chdo rast e besuara e
tij,
nëse ekziston një term i tillë. E ashtuquajtura jonë besueshmëri,
për të
cilën do të pyes pareshtur, përkufizohej në profesionalizëm. Kjo do
të
thotë: nga profesori de Groot mësova më tepër unë se zonjusha
Manthey, të
cilës i ishte dhënë leje nga muzeu Kassler, ashtu si dhe mua nga muzeu
Wallraf-Richartz, sepse që të dyja duhet të përfundonim studimet me
një kurs
restaurimi gjysmëvjechar në Amsterdam. Profesori de Groot ishte një
gjeni i
shquar ndërkombëtar. Gjithë nxënësit si dhe zonjusha Manthey, e cila
u
shpreh se ishte ndier e shpërfillur, u janë mirënjohës mësimeve të
tij.
Vetëm dy herë më është dhënë mundësia ta ndihmoj profesor de Groot
për
përzgjedhjen e sfondit të pikturës në studion e tij private, pjesën
tjetër
të kohës, ashtu sich pohoi dr. Janku, punonim të gjithë së bashku,
në sallën
e restaurimit. Gjithsesi, është plotësisht e vërtetë që nga të
gjithë
nxënësit, profesori de Groot më merrte vetëm mua kur aparati i tij
fliste
për rënie zjarri në qendër të qytetit. Për fatin tim, jo gjithmonë
këto
shëtitje më shkëputnin nga puna, të cilën e ndiqja me mjaft interes.
Kolegët
e mi mund të vërtetojnë se sa më nevrikosnin këto parapëlqime, ****,
për këtë
gjë nuk mund të mërziteshe hapur me profesorin de Groot. Sich është e
njohur
gjithkund, edhe mësuesi ynë, kur ulej të punonte, dëgjonte vazhdimisht
stacionin e njoftimeve policeske. Për këtë vechanëri të tij, kisha
dëgjuar
të flitej e të tregohej në Köln. Atje tho****n: "I zoti, **** tekanjoz".
Aksidentet automobilistik, zënkat e të shtunës, po edhe vetë vjedhjet
në
dyqanet e argjendarive kurrë nuk e linin profesorin de Groot të ngrinte
vështrimin nga puna, sidoqoftë atë e shkëpusnin komentaret me
sarkazëm që ne
i përqeshnim, puna delikate e tij nuk mund të shkëputej nga ajo
sallatë
gjuhësore që vijonte e që na ishte bërë zakon. Dr. John e kuptoi që
ne e
parodizonim atë, padisnim djegien e një dërrase të chatisë. Ende e
shoh
profesorin de Groot duke rrëmuar në xhepin e xhaketës dhe duke
tringëlluar
chelësin e makinës: "Do të vini zonjusha Schimmelpfeng?" Gjatë një
gjysme
viti pashë 4 zjarre të mëdhenj - 2 në Heeren Gracht, një në Dirnen
pranë
kishës ë vjetër dhe një në Waterloo Plein - krahas këtyre edhe një
dyzinë
zjarresh të mesëm, sepse në Amsterdam bie shpesh zjarr. Profesori de
Groot i
****hte këto zjarre qetësisht dhe me gjakftohtësi, shpeshherë disi i
zhgënjyer, **** përherë i interesuar shkencërisht, sich e mësova
gjatë punës
në sallën e restaurimit. Këto zjarre - kjo është thënë dhe, nëse
dë****roni,
është shënuar edhe në procesverbal - shpesh kundër dë****rës sime,
më
shqetësonin, madje, më nevrikosnin aq shumë sa shpeshherë më
ngacmonte ideja
e pamotivuar se profesori de Groot e vazhdonte këtë lojë me mua për
një
qëllim të caktuar. Me vendosmëri vërtetoj: kjo gjë përjashtohet
plotësisht.
Unë dështova kryekëput. E papjekur dhe pa shumë qëndresë, lashë të
më
shkiste nga duart chdo disiplinë shkencore. Profesorin de Groot, me
vetëpërmbajtjen e tij të theksuar mund ta kisha shembull: kur luftohej
me
zjarrin, ai zakonisht heshtte. Dhe nëse fliste, biseda vërtitej
gjithmonë
rreth piktorit të tij të preferuar Turner, vechanërisht për pasionin e
zjarrit, pikturuar më 1835, djegia e parlamentit, ose djegia e Romës,
pra,
për chdo pikturë pikturuar nga Turner i frymëzuar nga djegia e
parlamentit,
që e kishte parë me sytë e tij. Për këtë, dhe vetëm për këtë
gjë thashë, po,
kur në maj të një viti më parë, profesori de Groot pati mirësinë
të më
ftonte për një ekskursion trë ditor në Londër. Shumë kohë qëndruam
në
galeri. Në të famshmin libër skicash të Turnerit, gjetëm shumë herë
e
rastësisht të sipërpërmendurën djegie të parlamentit dhe u ndalëm
gjatë
tekajo. Nëse tani do të them se mësuesi im, profesori de Groot u
miqësua me
mua gjatë atyre ditëve të shkurtra dhe të lumtura për të dy, vetëm
mund të
shpresoj se me këtë thënie, jo chdo dy****m përtërihet dhe është i
gatshëm
për gjykatën e lartë. Nuk e dija që, edhe në shtëpi, profesori de
Groot
dëgjonte stacionin me lajme policore. Për shtëpinë, ai fliste
përgjithësisht
rrallë, kurse në Londër nuk foli kurrë për të. Vjet u ftova dy herë
për
darkë nga e shoqja në shtëpinë e tij, një të diel qershori dhe një
të diel
të fillimkorrikut. Gruaja e profesorit de Groot më krijoi një
përshtypje të
drojtur, të ngurtë - më dukej e lodhur, e dërrmuar - **** kurrë nuk do
të më
kishte shkuar ndër mend se radioja, vesi i zakonshëm i chdo nxënësi,
kishte
varrosur shëndetin e saj, sepse profesori de Groot - sipas mendimit tim -
chdo natë e linte ndezur aparatin me të gjithë volumin e zërit dhe
ndërkohë
që ai flinte, e shoqja mezi vinte gjumë në sy. Kështu që ashtu sapo e
mora
vesh njoftimet për rënie zjarri, të gjitha njoftimet për rënie zjarri
e
zgjonin menjëherë dhe e shoqja, shpesh pa dë****rë, ishte detyruar të
vishej
dhe ta shoqëronte atë në vendet ku njoftohej për zjarr. Sa më shumë
e gjykoj
këtë gjëegjëzë, aq më tepër e bëj të vlefshëm vërtetimin se
vetëm interesat
profesionale, pra ato shkencore - si parësore, studimet e
lartëpërmendura të
Turnerit - i ofruan profesorit de Groot këtë sjellje të pazakontë.
Sot, kur
e di se si u dogj në shtëpinë e vet mësuesi im, Henk de Groot, kur
duhet të
pranoj se ai ka dëgjuar në radio për zjarrin në shtëpinë e tij, kur
përfytyroj pareshtur se si është përpjekur të shpëtojë vetë dhe
dorëshkrimet
nga dhoma e gjumit të katit të sipërm për në papafingon e shtëpisë,
e cila
si gjithë shtëpitë e vjetra të qytetit digjet nga poshtë lart, sot,
kur nuk
mund ta shfajësoj dot gruan e profesorit de Groot, e cila paditet për
vënie
zjarri me paramendim për qëllim vrasjeje - sepse më kujtohet
vazhdimisht
vërejtja gjatë darkës, afërsisht "Ndonjë ditë do të djegësh
gishtat...", sot
e kësaj dite qortoj veten që nuk u përpoqa të ndikoj me maturi tek
mësuesi
im aq më tepër që isha e sigurtë për besimin e tij, edhe pse kurrë
nuk kam
qenë e dashura e tij, sich hamendësohet, as edhe në Londër gjatë
ekskursionit të shkurtër treditor. Së fundmi, alibia ime tregon qartë
që
gjatë natës së zjarrit, unë me kolegen time, zonjushën Manthey, i****m
në
kinema, në një shfaqje të orëve të vona.
Përktheu: Ornela Canaj


|