Një studim për stripin më të mirë (ndoshta) të të gjitha kohërave
shumë i
njohur edhe në ish-Jugosllavi në vitet e shtatëdhjeta e të tetëdhjeta
.
Autori - Tomisllav Osmanlli (Maqedoni).
Për më tepër informata
http://www.agora.org.mk
-------------------------------------------------------------
"Nju Jork. Qyteti më i madh në SHBA. Statuja e lirisë, rrokaqiej,
nëntë
miliona miza të cilat jetojnë në ndërtesa të mbrekullueshme me pamje
të
mira", po me atë përsshkrim të paparalajmërueshëm fillon episodi i
parë i
njërit nga stripet humoristike më të adhuruar dhe me siguri edhe më i
miri,
seriali "Alan Ford", përndryshe ndër më të adhuruarat e rinisë së
viteve të
70 të shekullit të kaluar, jo vetëm në hapësirën e territoreve të
Jugosllavisë së atëhershme. Teksti i lartëshkruar me siguri ka
rëndësi
"historike", sepse u paraqit në një nga shkrimet me peshë më të
lartë dhe me
pamje më të përpikta të botës, në fletore të madhësisë së
xhepit, e emëruar
"Grupi TNT". Kështu "Alan Ford" u paraqit në vitin 1969, i krijuar nga
penat
e dy italianëve me pamje ekstravagande ndaj realitetit të tërësishëm:
scenaristi me emër artistik Maks Banker dhe vizatuesi i cili paraqitej me
pseudonimin - Magnus.
Parodi e zezë
"Alan Fordi është strip i kontrasteve sociale në të cilën autorët e
zbulojnë
pikëpamjen e tyre ndaj gjërave dhe e ndërtojnë tezën themelore sipas
së
cilës jetojmë në botë me egoizëm të plotë dhe pashpirtësi, në
pragmatizëm
material, korrupcion, eksploatim, të hipokrizi të tërësishme, në
botë ku
jeta e njeriut dhe vlerat janë vetëm - mjet për të jetuar tjetri: më
i
fuqishmi, më i forti, më agresivi. Kështu Magnusi dhe Bankeri na
dhurojnë
një galeri të pashterrshme të personave të cilët funkcionojnë në
fushë
sociale të shtrembëruar dhe hipokratizuar. Në shtresat e tija më të
larta,
ata zbulojnë se funkcionon logjika e njëjtë si në kuartet mizore të
metropoleve të mëdha me kontraste të mëdha sociale.
Në këtë mënyrë në "Alan Ford" parashtrohet parodia e zezë si pamje
e
realitetit, që për autorët nuk paraqet gjë të jashtëzakonshme,
groteske. Në
këtë strip eliminohet mëkati moral, dhe realiteti mizor zhvishet deri
në të
njëjtën, e vërteta cinike: demagogjia e një etike që është vetëm
një paravan
për emocionet e ulëta të shtresave qytetare. Ndër to edhe jeta e
pafrymë e
varfërisë, shikuar hollësisht, nuk gjenden ndonjë dallim. Ekzistojnë
vetëm
rregullat e lojës sociale të shtresave, njëkohësisht edhe raliteti
aspirativ, i pashpirt, grabitës, kriminal dhe jonjerëzor, chdokund. Me
fjalë
tjera, realiteti ynë social është një parodi e përgjithshme e zezë.
Në humorin e zë të Magnusit dhe Bankerit fotografohet galeria e
pathithshme
e portreteve, tipeve dhe dukurive të ndërmarura nga realiteti, por para
asaj
të karikuara deri në absurd. Karaktere të reja dhe kontraverze, pandal
kemi
kreatura dhe dukuri, duket e befasojnë shikuesin: Kriminelë
shpirtërorë,
nikoqir të chmendur, super hero të dehur, miliarderë vetiak, bukuroshe
të
pashpirta, shkenctarë të chmendur, vampirë me dobësi të njeriut dhe
...
mbrojtës të pandershëm të së drejtës, rendit dhe ligjit, mes
padrejtësisë së
përgjithshme, kriminalit dhe haosit, vechanërisht në fytyrat e herove
kryesorë, detektivëve dhe parashtetërorëve që e merr shkurtesën e
huazuar
nga emri i eksplozivit më të ndieshëm TE-EN-TE (TNT).
Në këtë botë kaq ligësi e padrejtësi, në këtë botë të së
padrejtës, është
kyqur edhe pozitivi i vetëm, trimi naiv dhe poetik i stripit, i njomi dhe
bjond, varfaniku Alan Ford. Alani është përjashtimi pozitiv që e pohon
rregullën e negativitetit të përgjithshëm njerëzor. Ai është
vendosur këtu
që të dallohet nga të tjerët, ta përforcon kontrastin dhe ta tregon
zhvendosjen e tij të tërësishme, së paku sipas pikpamjes së autorëve
Në espisodin "Kështu u formua grupi TNT" na janë dhënë parahistoritë
e që të
shtatë trimave me pamje të njeriut dhe dy trimave katërkëmbësh nga
arkivi i
grupit sekret të detektivëve. Sich mund të supozohet, në suaza të
kësaj na
paraqiten disa persona mizor të cilët kanë dosie edhe në pikëmaje
tjetër jo
aq të ndershme bile edhe për ansamblin e një grupi cirkuzant, e ku
mbetet
për një kompani me qëllime të vërteta dhe të forta. Por si e tillë,
ajo
plotësisht kychet dhe përfshihet në rradhat e dyshimta të dukurive dhe
vlerave të mallverzimeve universale të botës apnormale, vetiake dhe të
dhunshme. Me fjalë tjera, këtë shoqëri e formojnë një grupacion
njerëzish si
suficit e njerëzimit, si një prodhim i tepërt e mbledhuar nga
ardhmëria e
qytetit-Molla e madhe, nga e tërë bota e pafat.
Në krye të grupit gjendet themeluesi i saj, legjendari "Numri Një",
një
gënjeshtar i hatashëm, demagog, në ulëse invalidësh të cilës i
janë harruar
vitet e vjetërsisë, me vetinë e tij të zhvilluar për evidencë të
jetës së
tjerëve dhe dobësive të tyre.
Nën të gjenden shefi trashanik, emri civil i të cilit as më pak e as
më
shumë është Gervasius Tvinklemenkelson, një fshatar, i martuar për
Hortenzën
e cila karakterizohej me tipare meshkujsh, e cila chkyqet nga jeta (dhe ia
dhuron lirinë), që nxit temperamentin e tij të pamatur.
Anëtari i tretë sipas hierarkisë në këtë grup të TNT-së (me
mbiemër TRUP),
një pastrues i pasukseshëm i këpucëve dhe shitës i limonave nëpër
rrugët e
Nju Jorkut, përdnryshe me prejardhje nga Italia, të cilës hija e Nju
Jorkut
ia transmeton të gjitha sëmundjet, e më tepër atë të paqëndrueshmen
-
hipokondrinë.
Sir Oliver Oliver është person me fytyrë të ndritur dhe me pamje të
matur,
me shenja statute: gjysmë cilindrike dhe monokl.
Këtu është edhe Grunf fon Grunf i cili sipas tregimit të tij, si
amerikan i
naturalizuar "në themel e ka ndërruar mbiemrin" në Grunf. Tipikisht
për një
gjerman të amerikanizuar i cili paraqet një shkencëtar i grupit TNT, me
tërheqje ushtarake të dorës si përshëndetje nga krahina e vjetër
historike,
në të kaluarën më të largët ka qenë dëshmitar, nëse jo edhe
shkaktar për
vdekjen e të famshmit Baron i Kuq.
Pastaj këtu është BOB ROK, një thatësirë neurotike me hundë të
madhe,
pelerinë a-la Sherllok Hollms dhe një shumë kompleksesh ndër të, me
prejardhje prej Alabamës (jo shtetit por burgut shtetëror), bir i
keqbërësit
dhe një të burgosure dhe një nga katër vëllezërit katërneq,
përderisa, një
gjë e tillë ka ekzistuar, do të kishin qenë reinkarnim i vëllezërve
Dallton.
Dhe përfundimisht, Alan Fordi, trimi kryesor, biografia fillon me një
shtëpi
për fëmijë të lënë rrugëve, i riu i cili ka dashur të jetë
piktor, por është
bërë detektiv, naiv, i mbarueshëm, romantik dhe frikacak. Alani është
pafat
i dashuruar tek bukuroshja Margot. Këtu janë edhe Skviki dhe veshëmadhi
Hundëmadh, anëtar të grupacionit të detektivëve. Dhe rrethi trimëror
këtu
mbyllet.Apo, që tani hapet?!
Rasti FORD
Ford? Thatë Ford? Mbiemër i bukur. A keni ndoshta farefisër në
Detroit?- me
interesim të madh e pyet sir Oliver Oliveri, trimi ynë naiv gjatë
njohjes së
tyre (në episodin e dytë të serialit "Dhëmbi i zbrazët") duke
aluduar,
kuptohet në lidhjen farefisnore të magnatit të industrisë
automobilistike.
Kurse Alani, përndryshe më i varfër edhe se një mi i kishës, në
lidhje me
këtë familje pasanikësh e ka lidhje vetëm mbiemrin. Ky status
material, në
thelb është ngjashmëria e vetme mes anëtarëve të grupacionit më të
chmendur
detektivësh në botë.
Stripi për Alan Fordin dhe kompania (TNT) faktikisht është tentim për
shkatërimin e të gjitha vlerave dhe miteve të mundshme
trimëroro-morale, me
ndihmën e përballimit të sasisë fituese jetësore. Në këtë krijesë
të "artit
të nëntë", nuk ka gjë të bukur dhe pozitive, përvech vetë trimit
kryesor, ai
individ naiv i vendosur në një ishull në civilizimin "jonjerëzor". E
tëra
qenka e pashpresë, e zymtë, amorale dhe pa perspektivë dhe chmund të
thuhet
shkurt, qenka pak qesharake. Gratë janë të shëmtuara, por të
interesshme,
agresive dhe vetiake, kurse bukuroshet janë tërheqëse dhe dinake.
Trimat
janë frikacak pa asnjëfarë vetie trimërore. Njerëzit janë human
vetëm
atëherë kur janë në pyetje dobësitë e tyre. Me një fjalë, e gjthë
kjo botë
është e gërditshme, e pashijshme. Pjesa e kësaj bote që janë të
pasur janë
vetiak dhe hipokrit kurse pjesa e varfër është e gatshme që për
interesin
edhe më të vogël material të bëj chmos, që patjetër e rëndon edhe
mendimin
ideologjik të jetës për shpresën sociale.
Në "Alan Ford" realiteti dhe fikcioni takohen në një mënyrë jo që
s'është e
vërtetë, por është materialiste dhe jonjerëzore. Këtu sendërtohet
fotografia
e individit si një figurë e humbur nlë botën e madhe të
padrejtësisë dhe
amoralitetit, gjë që shtyt reagimet temperamente të akcionit, të
kërkimit të
një pikeje shpresë për rrugëdalje. Edhepse bëhet fjalë për një
realitet të
dhimbshëm, "Alan Fordi" as nga pikëpamja më e largët nuk paraqet një
kollazh
të dhimbshëm dhe të dobët.
Mungesa e kompromisit dhe të së vërtetës gjatë vështrimit kritik të
autorëve, faktikisht paraqesin ngritjen e nivelit të kualitetit që
ofron ky
serial i "Alan Fordit", që u mundësohet lexuesve dhe dashamirëve të
saj të
rregullt.
Shikim në aspekt të shkrimtarit nëpërmjet syzeve
Stripi "Alan Ford" është lindur në kokën e scenaristit Maks Banker,
një
italian nga Milani i lindur në vitin 1939, emri i vërtetë i të cilit
është
Luciano Secchi, i cili në vitin 1960 hyn në shtëpinë botuese "Korno"
("brinjë") dhe udhëheq me strip njësinë "Gordon". Pseudonimin e tij
Maks
Bankeri e mer dy vite më vonë, kur bëhet scenarist dhe i krijon disa
pjesë
të stripeve "Maskë e zezë" (1962), "Kriminal" (1963), "Magmanus" dhe
Alan
Ford (1969), kurse më vonë edhe për "Daniel" (1976, ku pjesën më të
madhe e
vizaton Magnusi), për revistën "Eureka" që e redakton deri në vitin
1967,
Bankeri e shkruan scenarion "Fushë, një njeri në Revolucionin".
Vizatuesi i "Alan Fordit" është i njohur si Magnus që është pseudonim
për
Roberto Riviolën, i lindur në Bolonjë në vitin 1939. Riviola fillon si
një
ilustrator, kurse pas takimit me Bankerin dhe botuesin "Korno",
përcaktohet
për punë me stripe. E pranon pseudonimin Magnus, emër me të cilin
krijon një
numër të madh të stripave. Krijesat e tija stripike janë: "Kriminal"
(1964),
"Satanik" (1965), "Denes Kob agent SS 018" (1965), "Xhezabel" (1966) dhe
Alan Ford (1969). Mes viteve 1968 dhe 1970, për mujoren "Eureka" e
vizaton
serialin "Magmanus", kurse në vitin 1974 iu kushtohet serialeve më
artikstike. "I njohuri" (1975), 1980 e përpunon stripin "Miledi 3000".
Formatit të xhepit i kthehet me stripin "Nekron" dhe me stripin pët të
ritur
"110-të pilullat" (1986) dhe "Gra të magjepsura" (1988)
Prapseprap, aritja e tyre më e madhe ka qenë dhe do të mbetet shikimi i
stripit nëpërmjet syzeve të errëta të moralit të civilizimit dhe
mentalitetit njerëzor, strip seriali për "Alan Ford".
Vizatimi i Magnusit është preciz, vijor. Stripi ka veprimin e një
strukture
kontraste të teknikës bardhë e zi (pa mestone të përhimta). ku ngjyra
e
tushit është dominante për arsye të njohura. Stili i "Alan Fordit"
është
gjysmëkarikaturist (gjysmë realistik) si pasqyrë që në mënyrën më
të mirë e
shqyrton dimenzionin e humorit të zi të ambienteve dhe fytyrave të
caktuara.
Vizatimi është i koncentruar edhe në reakcionet e tyre psikologjike,
shumë
rrallë edhe të dinamikës fizike. Për atë arsye në stripin "Alan
Ford" nuk ka
ndërrime as në planet, e as në përmbajtjen e drejtëkëndëshave, të
cilat
përndryshe janë në mënyrë të barabartë të shpërndara nga dy në
një faqe të
formatit të xhepit.Ky insistim i vizionit të pandryshueshëm
njëkohësisht e
sugjeron edhe idenë për përmbajtjet e pandryshueshme që e plotësojnë
realitetin e përjetuar.
Parodi e zhanrit dhe universale
Strip Seriali "Alan Ford" trajton një marrëdhënie të vechantë ndaj
zhanrit
të detektivëve. Ajo, respektivisht, e bën parodinë por nuk ndalet
aty. Ajo
është krijim që ka një kualitet të gjërë dhe shikim paradigmik ndaj
botës
dhe historisë. Me këtë që ky shikim historik-botëror dhe plani
universal
palodhshëm ndikojnë si një parodi e mprehtë, por humoristike.
Edhe antika e ndritur, si dhe mesjeta e zymtë, ashtu si edhe e sotmja, me
një fjalë e gjithë historia, është e dhënë si një gënjeshtër
mitologjike,
heroike. Magnusi dhe Bunkeri historinë e fitoreve e zbulojnë si një
hostori
e fitoreve të rastësishme, por edhe si ndrichim i egoizmit të njeriut,
apetiti për pushtet, chmenduria dhe nonsensi...do të thotë se historia
e
dobësive njerëzore, si një e kaluar me plot gabime dhe pengesa (nga të
cila
del e sotmja e njëjtë si ajo kohë), që në një bashkësi, e
zbukuruar, me plot
gënjeshtra, sfida, si në episodat e fitores antike të Leonidit te
Termipilet, për vdekjen trimërore të gjeneralit Kaster nga ana e kaut i
cili
rri ulët, apo përalla më të freskëta për ndodhi historike.
Filozofia e tij paradigmike: mos u chmend - kjo është bota e vërtetë
ekzistuese mes të gjitha atyre (të cilat përmenden në histori dhe
idelogji).
Ky vend i banuar nga krijesat e chmendura, keqbërëse, të shëmtuara,
të
varfura, që si të tilla banojnë jo vetëm sot, por prej gjithmonë! Ky
vend ku
bile edhe nuk mund të jesh naiv mes keqbërësve dhe të chmendurve, por
vetëm
mund të jesh një nga ato. Chdo respekt për përjashtimet: ato kanë
fatin të
jenë ose humbës, ose hero pozitiv në stripet groteske të jetës mizore
dhe
absurdit social. Porosia që pa ngushëllime rrjedh nga humori i zi i Alan
Fordit dhe kompanisë e cila punon pa lodhje është e thjeshtë: nuk
është e
gjitha e zezë ashtu sich duket në shikim të parë. Është më zi se
ch'duket.
Tomisllav Osmanlli.
Të dhëna për stripet me pamje të njeriut. Botimi i dytë i plotësuar.
Kultura. Shkup. (2002).
----------------------------------------------------------


|