Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 969 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?Sa_shqiptar=EB_jetuan_dhe_sa_jan=EB_tani_n=EB_Beograd_=3F?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-korrik2007@[EMAIL PROTECTED] > Jul 28, 2007 at 10:46 PM

Nje artikull interesant nga Naile Mala-Imami

Shqiptarët në Beograd.

Sipas regjistrimit të vitit 1991 prej 4.985 shqiptarëve shumica
janë deklaruar se i takojnë fesë  myslimane, 95 prej tyre janë
deklaruar
katolikë, 14 ortodoksë, një protestant dhe një judist, njëri prej
tyre ka
thënë se është fetar por nuk e ka saktësuar se cilit konfesion i
takon, 122
thanë se janë ateistë, ndërsa 392 fare nuk janë deklaruar.

Në vitin 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin
meshkuj dhe
3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare
është
serbokroatishtja.

Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Beogradit në vitin 1983 në
territorin e këtij qyteti prej 7.632 dyqaneve private afër 3% ishin në
duart
e shqiptarëve. Më së shumti kishte pastiçeri (afër dy të tretat në
këtë
degë), pastaj bukëpjekës (pak më shumë se një e pesta), në mesin e
tyre
ishte edhe Elez Nuredini (i quajtur "mbretri i byrekut") të cilit në
vitin
1983  iu mor leja për punë. Dyqani i tij gjendej te stacioni hekurudhor
i
Beogradit. Prej 570 kafeneve dhe restoranteve vetëm njëzet pronarë
ishin
shqiptarë, kurse tre shqiptarë i kishin ofiqinat për riparimin e
automjeteve. Këtu janë edhe disa argjentarë (familjet Mjeda, Çivlaku,
Shkreli, Lalevski, dhëndri i Anton Çetës).

Është interesant se në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996 në zonën e
Beogradit, 4.415 shqiptarë  kishin të drejtë vote. Duhet theksuar se
një
numër romësh paraqiteshin si shqiptarë. Këta gjatë bombardimeve të
NATO-s
protestuan me banderola në të cilat shkruanin se ne jemi shqiptarë dhe
jemi
kundër bombardimeve.

Sot vështirë mund të thuhet sesa shqiptarë jetojnë në Beograd. Pas
luftës
1999, brenda disa jave, nga Beogradi janë shpërngulur më se 300
familje, dhe
se numri i atyre që jetojnë në Beograd nuk është më i madh se 1500.
Largimi
i shqiptarëve filloi në fund të tetëdhjetave. Meqë ligji nuk e
lejonte
ndërrimin e banesave me serbët e Kosovës, ai bëhej përmes avokatëve
me
deponimin e kontratave. Pas lufte shqiptarët që ishin të interesuar ta
bëjnë
ndërrimin e banesave lutjet i paraqitnin në xhaminë e Beogradit ku
serbët
dhe shqiptarët viheshin në kontakt.

Shpeshherë në shtypin beogradas pohohej, dhe këtë e përcillnin edhe
gazetat
e huaja, se në Beograd kinse jetonin prej 80 deri 100 mijë shqiptarë.
Kështu, javorja beogradase "Nedelni telegraf (më 2 qershor të vitit
1999),
shkroi se në Beograd "jetojnë afro 80.000 shqiptarë", duke shtuar se
në
mesin e tyre "afro 10 mijë janë pronarë të ndërmarrjeve private dhe
dyqaneve
zejtare". Artikullshkruesi në fund bëri pyetje: "Vallë, a do të bëhet
Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar".

Si e përjetuan kohën e luftës shqiptarët në Beograd në vitin 1999?

Pasi që mbaroi lufta, shqiptarët në Beograd përveç problemeve tjera
që
përjetonin më parë (mosbesimi ndaj tyre, ofendimet, urrejtjet), me
ardhjen e
refugjatëve serbë nga Kosova jeta e tyre u bë edhe më e vështirë.
Një numër
i madh shqiptarëve vendosi të shpërngulet nga Beogradi nga frika për
të
ardhmen. Gjatë kohës së luftës kur disa shqiptarë u larguan nga
Beogradi
banesat e tyre i zunë refugjatët serbë nga Kosova, me justifikim se ne
na
kanë përndjekur shqiptarët, prandaj ne kemi të drejtë të veprojmë
kështu
thoshtin ata. Me saktësi nuk mund të thuhet sesa është numri i atyre
që ua
kanë zënë banesat. Në mesin e tyre ishte edhe  banesa e gazetarit të
njohur
Bahri Canit, të cilit banesa iu kthye pas tri vitesh. Pushteti fare nuk u
ndihmoi shqiptarëve në këto raste. Kur këta kërkonin ndihmë, policia
u
thoshte duhet t'ia parashtroni ankesën gjykatës. Korriku dhe gushti i
vitit
1999 ishin muajt më të vështirë për shqiptarët në Beograd. Disa
prej tyre u
sulmuan fizikisht,  kishte edhe ofendime të rënda. Shumë dyqaneve të
shqiptarëve iu thyen xhamat. Një grup i vogël i studentëve shqiptarë
të
Universitetit të Beogradit në maj të vitit 1999  u  burgos  me akuzë
se ka
përgatitur akte terroriste. Gjatë seancës kryesore të të akuzuarit
në mënyrë
të hollësishme e përshkruan torturën që përjetuan gjatë
paraburgimit nga ana
e policisë, ku siç thanë ata me mjete dhunuese kanë qenë të detyruar
ta
pranojnë kryerjen e veprave penale me të cilat janë rënduar. Pas disa
muajsh
shumica e tyre janë liruar si të pafajshëm.

Çfarë kanë punuar shqiptarët në Beograd?

Në fillim të shek. XX në Beograd, jetonin afro njëqind shqiptarë,
shumica
prej atyre ishin ardhur për bukë goje. Sidomos vëreheshin salepçinjtë
dhe
bozaxhinjtë, të cilët ishin të veshur me rroba kombëtare shqiptare.
Në kokë
kishin plisin, e mbështjellur me maramë. Në rrugë gjithashtu mund të
shiheshin, sipas historianit të njohur të arkitekturës, Aleksandër
Derokut,
'grupet me nga dy-tre turq', siç i quanin atëherë, në rroba të veta
nga
shajaku i bardhë sharra dhe kambalecat mbi supe. Ata sharronin dru ahu
'në
katër prerje, pesë copa' ose 'në tri prerje, katër copa', ashtu siç
merreshin vesh". Gazeta beogradase Radniçke novine në vitin 1913,
shkroi:
"Ne në Beograd shqiptarët i njohim si punëtorë mjaft të vyeshëm, të
cilët
buzë lumit Sava dhe Danubit i ngarkojnë dhe shkarkojnë barrët. Ata
poashtu
janë sharraxhinj dhe ende nuk ekziston asnjë beogradas i cili është
ankuar
në përtacinë e shqiptarit". Në atë kohë në Beograd u shkollua edhe
një numër
i vogël i shqiptarëve. Midis tyre ishte edhe Nikoll Ivanaj, bashkë me
dy
anëtarët e familjes së vet, Martin dhe Mirash Dodë Ivanajn, të cilët
merreshin me poezi në gjuhën serbe. Ata vjershat i botuan në vitin
1906-1911.

Në mesin e zejtarëve dhe tregtarëve në Beograd kanë qenë disa
shqiptarë. Si
tregtar dhe njeri i kamur sidomos ka qenë i njohur Hajrullah
Hajrullahoviq
(Hajrullahu), pronar i dyqanit të qilimave persian, në qendër të
Beogradit.
Vëmendjen e beogradasve e ka tërhequr sidomos  automobili i tij i madh i
bardhë "hispano-suis", të cilin e ka drejtuar  një arab me uniformë.
Ka rënë
në sy edhe bashkëshortja e tij joshëse, hungarezja e re, të cilën e
ka
sjellë nga Vjena, por me të cilën nuk qe gjatë në martesë.
Bashkëshortja e
mëparshme ishte turke nga Istambulli, ndërsa e treta nga familja
Mahmutbegoviq, familje e njohur e bejlerëve të Pejës me të cilën
është
martuar në Tiranë, ku mbreti Zogu ia ka besuar  kujdesin për doganat,
në
shenjë mirënjohjeje për ndihmën të cilën ia ka ofruar ky derisa
ishte në
egzil në Beograd. (Kushëriri i tij Imer Dauti, ishte oficer i
ish-Armatës
Popullore të Jugosllavisë dhe historian ushtarak, i cili ka jetuar në
Beograd).

Në gazetën Politika, më 2 prill të vitit 1939, është publikuar
artikulli me
titull "Shqiptarët - kurbetçinj të cilët u shesin dru me kredi
beogradasve",
në të cilin gazetari  thotë se "njeriu gati do të mund të mendonte:
sikur të
mos kishte dru kush e di se çka do të ndodhte me shqiptarët, e çka
pastaj me
Beogradin e varfër sikur të mos kishte shqiptarë". Beogradasit nga
shqiptarët kanë blerë dru për nxemje gjatë tërë muajit, kurse e
kanë paguar
në fillim të muajit tjetër. "Nëse rastësisht lihet anash ndonjë
muaj, pagesa
vazhdohet deri në verë". Në atë artikull zhvillohet biseda me
kurbetçiun,
Xhabirin, kryetarin e bursës së kurbetçinjve. Në Beograd ka ardhur nga
rrethi i Gostivarit dhe Tetovës.

Pas Luftës së dytë botërore poashtu shumica e shqiptarëve në Beograd
ishin
punëtorë fizikë, sharraxhinjtë, pastrues të rrugëve, por me kohë
gjithnjë e
më shumë kanë punuar në ndërtimtari, sidomos gjatë viteve 70-ta dh
80-ta.
Një numër i tyre në atë kohë kanë marrë banesa. Sipas të dhënave
të Dhomës
Ekonomike të Beogradit në vitin 1983 në territorin e këtij qyteti afro
3% e
dyqaneve private ishin në duart e shqiptarëve. Më së shumti kishte
pastiçeri,  pastaj bukëpjekës, në mesin e tyre ishte edhe Elez
Nuredini,
dyqani i të cilit ishte deri në vitin 1983,  më i vizituar në këtë
qytet.
Njëzet shqiptarë ishin pronarë të restoranteve, po aq vetë i kishin
kamionët
e tyre privatë dhe merreshin me transportin e mallrave, tre shqiptarë i
kishin ofiqinat për riparimin e automjeteve. Duhet të përmenden edhe
pesë
argjentarë, prej të cilëve Mjeda dhe Çivlaku edhe sot i kanë dyqanet
në
qendër të Beogradit. Në Këshillin Ekzekutiv Federativ, në Kuvendin e
Jugosllavisë dhe shërbime tjera punonin rreth 40 përkthyes dhe
nëpunës
tjerë.

Dy gazeta beogradase me shkrime në gjuhën shqipe

Në dhjetor të vitit 1900, në Beograd, filloi të botohet gazeta
dyjavore
Bratimstvo (Vëllazërimi) emërtimi i së cilës ishte i shkruar edhe në
gjuhën
shqipe me shkrimin cirilik. Pronar i gazetës ishte Aleksa  Bogosavleviq -
Berisha, me origjinë nga vëllazëria Berisha. Gjatë vitit të parë të
botimit
të kësaj gazete u botuan artikujt edhe në gjuhën shqipe (në shkrimin
cirilik). Prej vitit 1902 deri 1906 është botuar gazeta Albania në
gjuhën
serbe me alfabetin cirilik dhe në gjuhën shqipe në alfabetin latin, në
dialektin gegë). Kohë pas kohe është shkruar edhe në gjuhën frënge,
rumune
dhe italiane. Në kopertinë shkruante në gjuhën shqipe "Shipja e
shkiptarëvet" (Shqipëria shqiptarëve). Gazeta  përpiqej për pajtimin
e
serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithsej u shtyp në 44 numra. Pronari i saj
ka
qenë Jashar Erebara. Redaksia e kësaj gazete në atë kohë ishte si
qendër
kulturore shqiptare në Beograd. Në numrin 30, prej 7 marsit të vitit
1904,
lexuesit u njohtuan: "Në redaksi gjenden punimet origjinale, letrare,
historike dhe poetike të bashkëvendasve tanë. Gjenden përkthimet nga
greqishtja në gjuhën latine dhe nga gjuhët tjera në gjuhën tonë
amtare, si
dhe librat prej klasës I të shkollës fillore deri në klasën e 4, të
gjimnazit si edhe Kurani. Shumica janë shkruar edhe me shkrimin cirilik.
Nëse dikujt i nevojitet diçka le të vijë në redaksi, rruga Knez
Milosh nr.
23 ose le të drejtohet me letër, kartolinë, dhe redaksia do t'ia
dërgojë.

Beogradi shpesh ishte vendstrehim për emigrantët shqiptarë

Beogradi u bë vend ku gjatë disa vlimeve politike në Shqipëri për
një kohë
të shkurtër gjetën strehim disa intelektualë dhe politikanë
shqiptarë. Kur
në shtator të vitit 1923, Zogu u rrëzua me ndihmën e liberalëve dhe
nacionalistëve, të udhëhequr nga peshkopi ortodoks Fan Noli, ai me
dhëndrin
e vet Ceno beun Kryeziun (Crnoglaviqin) dhe afro 500 përkrahës erdhën
në
Jugosllavi. Disa muaj Zogu jetoi  në Beograd, në hotelin "Bristol". Në
fund
të vitit të ardhshëm, me ndihmën e Mbretërisë së Serbëve,
Kroatëve dhe
Sllovenëve arriti që me fisin dhe përkrahësit e vet të bëjë
përmbysjen në
Shqipëri. Pasi e ka rimarrë pushtetin Zogu, një numër i kundërshtarve
të tij
u arratisen ne Beograd. Në mesin e tyre qe edhe prifti katolik dhe
shkrimtari Lazër Shantoja, i cili e shkroi tregimin "Fëmijët shqiptarë
në
lulishte të hueja..." (në vitin 1925, botuar në vitin 1928). Në këtë
përshkruhen dy familje shqiptare, të cilat një ditë të bukur pranvere
shëtisnin me fëmijët e tyre në Kalemegdanin e Beogradit dhe bisedonin
lidhur
me jetën e tyre në Evropë. Duke e qarë  fatin e fëmijëve të tyre,
njëri prej
tyre thotë: "I mjeri fëmí! Ka pá gjith at botë e nuk njeh enè vendin
e vet.
Rrinte në kafe Moskva të Belgradit në prêhën të general Ves oviçit,
e nuk
mund të rrije në prêhën të gjyshit e të gjyshes së vet." (Fjala
është për
gjeneralin Radomir Veshoviç, dikur ministër i Malit të Zi dhe idhtarë
i
mbretit Nikolla, të cilin mbreti serb Aleksandër e amnistoi.)

Beogradi dikur ishte qendër e albanologjisë

Shkencëtari i parë i cili seriozisht filloi ta studiojë gjuhën shqipe
midis
serbëve ishte  Henrik Bariqi, katolik i Raguzës, i cili studioi në
Gracë dhe
në Vjenë. Në vitin shkollor 1920/1921, në kuadër të seminarit nga
gramatika
krahasuese e gjuhëve indoevropiane, e përfshiu edhe Historinë e
gramatikës
së gjuhës shqipe. Kjo konsiderohet si fillim i albanologjisë në
Universitetin e Beogradit. Shumë shpejt doli revista Arhiv za arbanasku
starinu, jezik i etnologijiu (Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe
etnologjinë)
(1923-1926),  e para e këtij lloji në botë, pronar i të cilës u bë
profesori
i universitetit, etnologu i famshëm Tihomir R. Gjorgjeviq. Revista 
shumë
shpejt e tërhoqi vëmendjen e opinionit  shkencor botëror dhe u bë
prestigjioze. Për këtë revistë punoi një numër i madh i
shkencëtarëve të
njohur të vendit dhe të huaj.

Katedra e albanologjisë në Beograd

Këshilli i Fakultetit Filozofik në Universitetin e  Beogradit, më 31
maj të
vitit 1925 e ka marrë vendimin  të themelohet Seminari për
"filologjinë
shqipe", i cili i është besuar Henrik Bariqit. Për lektor me honorar
për
gjuhën dhe letërsinë shqipe është zgjedhur Xhevat Korça, në vitin
1925,
emigrant i Shqipërisë, ish-drejtor i gjimnazit në Shkodër. Ai gjatë
vitit
shkollor 1927/28 e ka mbajtur "Kursin e gjuhës shqipe për fillestarë",
pas
së cilit është larguar nga Beogradi. Si lektor - vullnetar, për shkak
të
mungesës së mjeteve, është zgjedhur në vitin 1935 Vojisllav
Dançetoviq, serb
i  Kosovës, i lindur në Vushtrri, i cili ka ditur të flasë shqip
mirë.
(Dançetoviq, po atë vit e ka mbaruar romanistikën në Zagreb). Në
vitin 1937
ky seminar është suprimuar, gjatë kohës së afrimit të Shqipërisë
dhe
Italisë.

Në këtë fakultet seminari për gjuhën shqipe e ka rifilluar punën në
vitin
shkollor 1948/49, dhe për ligjërues është zgjedhur Vojisllav
Dançetoviq. Në
kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis
Jugosllavisë dhe
Shqipërisë në vitin 1949 dy muaj është suprimuar. Pas kësaj e ka
vazhduar
punën normalisht. Për asistentë janë zgjedhur Anton Çetta dhe Idriz
Ajeti në
vitin 1950, të cilët pikërisht e kanë kryer romanistikën në
Universitetin e
Beogradit. Më vonë të dytë janë bërë shkencëtarë prestigjiozë.
Në vitet e
60-ta, Seminari për Albanologji në Fakultetin Filologjik të Beogradit e
ka
vazhduar punën si Katedër e veçantë e gjuhës dhe letërsisë shqipe,
të cilin
e ka udhëhequr dr. Vojisllav Dançetoviq, dhe pas vdekjes së tij dr.
Halit
Tërnavci dhe një kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina
Shushka. Në vitet e 50-ta në këtë katedër ka studjuar një numër i
madh i
intelektualëve të Kosovës, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë,
kryeredaktorë
të gazetave, në mesin e tyre është edhe dr. Gani Luboteni, dr. Latif
Mulaku,
Fahredin Gunga, Enver Gjergjeku etj. Për nevojat e mësimit më herët
kanë
qenë të angazhuar profesorët e Universitetit të Kosovës, mirëpo kjo
praktikë
është ndërprerë në vitet e 80-ta për shkaqe politike, për çka kjo
katedër ka
pësuar dëme të mëdha.

Një kohë Beogradi ishte qendër e studimeve për shqiptarë të Kosovës

Para Luftës së Dytë Botërore një numër i konsiderueshëm i
shqiptarëve të
Kosovës studiuan në Beograd. Në Gjimnazin e parë të meshkujve maturoi
Mehmed
Barjaktereviq (Meto Bajraktari), i cili më parë për shkak të
propagimit të
komunizmit, u largua nga Medresa e Madhe në Shkup (e quajtur "Medresa e
Kuqe"), pastaj u përjashtua nga gjimnazi në Prishtinë, u refuzua nga
gjimnazi në Vranjë dhe u ndoq nga gjimnazi në Pejë. Në Universitetitn
e
Beogradit drejtësinë e studiuan Zejnel Ajdinoviq (Ajdini), Mehmed
Barjaktareviq (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikoviq (Sadiku), që të tre e
kanë
humbur jetën si partizanë në Luftën e Dytë Botërore dhe janë
shpallur
heronj të popullit, Rashiq Dedoviq (Deda), gjithashtu e humbi jetën si
partizan, Aziz Sulejmanoviq, luftoi si partizan, Esad Imeroviq (Imeri),
Kurtesh Agusheviq (Agushi), Shaip Mustafoviq (Mustafa), njëherë anëtar
i
PKJ, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore kolaboracionist gjerman,
veterinën
Esad Mekuloviq (Mekuli), i cili 1933-36, i botoi vjershat shoqërore në
revistat përparimtare të atëhershme, agronominë Qamil Ibrahimoviq
(Ibrahimi),  romanistikën Ferid Peroli, teknikën Hivzi Sulejmanoviq
(Sylejmani), pas luftës shkrimtar i njohur, dhe Veli Dediq (Dedi), nga
Medvegja në Serbi, i cili më pas në Itali e ka kryer akademinë
ushtarake,
pas së cilës ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës, ku në vitin 1938
është
dekoruar me çmimin e lartë "No pasara", e pastaj është bërë hero si
komandant i forcave antifashiste në Marsej, etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore Beogradi një kohë ishte qendër ku
studionin
shumë shqiptarë të  Kosovës. Doktorët e parë të shkencave nga
radhët e
shqiptarëve të Kosovës dolën nga  Universiteti i Beogradit. Idriz
Ajeti,
disertacionin e mbrojti në vitin 1958 në Fakultetin Filozofik nga lëmi
i
shkencave filologjike. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në vitin
1959, në
mënyrë madhështore e mbrojti tezën e doktoraturës Dervish Rozhaja nga
lëmi i
shkencave biologjike, dhe atëherë ishte doktori më i ri i shkencave në
Jugosllavi, po këtë vit  në lëmin e veterinës doktoroi Esat Mekuli.
Hasan
Kaleshi në vitin 1960,  në Fakultetin Filozofik e mbrojti tezën e
doktoraturës. Mehdi Bardhi dhe Hilmi Agani në vitin 1958 ishin të
parët që
magjistruan në Fakultetin Filozofik në lëmin e albanologjisë. Ali
Hadri 1960
në fushën e historisë, poeti Enver Gjergjeku në vitin 1961 në
albanologji,
që të gjithë këta më vonë u bënë profesorë të njohur në
Universitetin e
Prishtinës. Deri në vitin 1989 në Beograd doktoruan afro 100 
shqiptarë të
Kosovës. Në këtë qytet si shkencëtar filloi të formohet edhe Martin
Camaj,
emigrant nga Shqipëria, poet lirik, i cili diplomoi gjuhën sllave në
Fakultetin Filozofik, por si i papërshtatshëm politikisht, ai në vitin
1957
qe i detyruar të largohet nga Jugosllavia me bashkëshorten serbe. Në
vitet
50-ta Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave i angazhoi si
bashkëpunëtorë, Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin, të cilët në
revistat
shkencore i botuan disa artikuj me rëndësi për etnologjinë. Akademinë
e
Arteve Figurative e mbaruan Musli Muliqi, Gjelosh Gjokaj, Ëngjëll
Berisha,
Bedri Emra, Tahir Emra, Hysni Krasniqi, Sylejman Cara, artet aplikative
Mateja Rodiqi, Rexhep Ferri dhe Shyqri Nimani,  Akademinë e Muzikës
Krist
Lekaj, Selim Balata, Mark dhe Gjergj Kaçinari, Bajar Berisha, Fahri
Beqiri,
Bahri Çela, Selim Kabashi etj., kurse Akademinë e teatrit dhe të
filmit,
aktorët Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci, Xhevdet Qorraj,
regjistorët Isa Qosja, Selami Taraku, Emin Halili, Artan Skender,
dramaturgjinë Ekrem Kryeziu, Petrit Imami, montazhën Mustafa Presheva, i
cili me sukses e ka filluar karrierën në Beograd dhe pastaj e ka
vazhduar në
Turqi, ku është sprovuar edhe si aktor duke e luajtur rolin e Ata
Turkut,
meqë  ngjan shumë me të.



U lidhën edhe shumë martesa të përziera

Në Beograd një numër studentësh shqiptarë kanë lidhur martesë me
serbe,
Anton Çetta (e ka një djalë në Beograd), Mark Krasniqi (një vajzë),
Hasan
Kaleshi (dy djem), Hilmi Thaçi (një vajzë), aktorët Bekim Fehmiu (dy
djem,
Uliksin dhe Hedonin) dhe Faruk Begolli, Mateja Rodiqi (një djalë), Adem
Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund
të
viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë). Martin Camaj ishte i martuar
me
motrën e Dimitrije Bogdanoviqit (autori i  "Librit për Kosovën"), e të
tjerë. Shumë nga këto martesa me kohë  janë prishur.

Si ishte jeta e shqiptarëve në Jugosllavinë socialiste?

Jeta në Beograd për shqiptarët dikur ishte krejt ndryshe. Më parë
këtu vinin
të punonin dhe të studionin shumë shqiptarë të Kosovës dhe të
Maqedonisë. Në
shumë organe federative dhe republikane ekzistonin shërbimet e
përkthimeve
ku punonte një numër i madh i përkthyesve. Por nga punëtorët më së
shumti
kishte të atillë që punonin punë krahu, shumica e tyre vinin vetëm
gjatë
verës (vala e fundit ishte gjatë vitit 1994/95). Vite me radhë spitalet
e
Beogradit ishin përplotë me shqiptarë dhe personeli mjekësor sillej
mirë
ndaj tyre, veçanërisht ndaj atyre që vinin me marka gjermane.

Shqiptarët e dalluar të cilët ishin banorë të Beogradit

Në Beograd ishin vendosur politikanët Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Alush
Gashi, Ali Shukria, Sinan Hasani, Kol Shiroka, Hadije Morina me
bashkëshortin Murat Morinën, Sokol Nimani, drejtor i Fondit për
Rezerva, me
bashkëshorten Antigona Nimanin, përkthyese dhe spikere. (Ata me
fëmijët,  të
birin Akilin dhe vajzën Zanën u shpërngulen  në Kanada kur filluan
luftrat
në ish-Jugosllavi), ambasadorët Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Xhavit
Emini,
Gjon Shiroka, Mesud Besniku, Kol Shkreli, shkrimtari dhe përkthyesi Sitki
Imami, gazetaret Hilmi Thaçi, korrespondent i "Rilindjes" dhe Masar
Murtezai, redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe të TV Beogradit
(68-74), më
vonë shef i kabinetit të Fadil Hoxhës dhe Sinan Hasanit. Eprorët
ushtarakë
të lartë Xhemail Bajraktari, i cili bëri vetëvrasje, dhe Imer Dauti, i
cili
ishte disa vite komesar i Spitalit Ushtarak të Beogradit, e pastaj punoi
si
historian në Institutin Ushtarak për Histori, doktor Zekeria Elmazi,
internist në Entin për sëmundje urgjente interne dhe
cerebralo-vaskulare,
Albert Dushi drejtor i "Filmske novostit" (Kinoditarit), Sherif Dunica,
profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Ismet Gjoshi, zbutës i njohur
i
qenëve dhe autor i librit "Zbutja dhe zbukurimi i qenëve", i cili u
ribuotua
disa herë. Shefik Kryeziu, pilot i Armatës Popullore të Jugosllavisë,
i cili
u pushua nga puna më 1993, tani biznesmen i suksesshëm.. Elhami Nimani
pas
një ngjarje tronditëse  vdiq më 1998. Në varrimin e tij në Beograd u
grumbulluan shumë miq për t'ia dhënë lamtumirën e fundit.

Karrierë artistike të suksesshme në Beograd patën Bekim Fehmiu, Faruk
Begolli dhe Enver Petrovci. Në këtë qytet jetojnë piktori Mateja
Rodiqi dhe
skulptori Isak Asllani. Xhiruesi televiziv Fatmir Nushi është shumë i
kërkuar si mjeshtër i spoteve muzikore. Në Fakultetin e Dramës në
Beograd
profesor i skenarit për film është Petrit Imami. Ai vjet e botoi librin
"Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj", ku i trajtoi marrëdhëniet
politike dhe
kulturore midis këtyre popujve. Gazetari Fahri Musliu një kohë ishte
korrespodent i "Rilindjes", pastaj i të përditshmes "Zëri", por në të
njëjtën kohë punon edhe për "Zërin e Amerikës". Ali Taraku, ishte
kapiten i
reprezentacionit jugosllav dhe trajner i ekipit të femrave "Radniçki"
të
Beogradit (vdiq në vitin 1980), kurse Petrit Fejzullahu, hendbollist i
shkëlqyer në klubin e "Crvena zvezdës" dhe në ekpin përfaqësues të
Jugosllavisë.

Cilët shqiptarë ishin më të njohur në Beograd?

Padyshim më i njohuri është aktori i famshëm i filmit Bekim Fehmiu. Me
rastin e vizitës  Beogradit qysh në vitin 1962, shkrimtari i njohur
francez,
Zhan Pol Sartër e vërejti talentin e tij në shfaqjen e dramës 
"Pengjet nga
Altona" edhe pse ai kishte një rol  shumë të vogël, i cili  zgjati
vetëm
disa minuta. Famën botërore e arriti në filmin jugosllav "Mbledhësit e
puplave" i cili në vitin 1967 ka bërë bujë në festivalin e filmit në
Kanë.
Në Beograd e botoi pjesën e parë të memoareve të veta "Shkëlqimi dhe
tmerri", ku në mënyrë tërheqëse e përshkruan  fëmijërinë e vet
në Prizren.

Gjatë viteve të 80-ta një nga këngëtaret më të popullarizuara të
pop-muzikës
ishte Zana Nimani. Edhe pse nuk jeton më në Beograd këngët e saj edhe
sot e
kësaj dite dëgjohen me të madhe.

A ka pasur shoqata të shqiptarëve në Beograd?

Fill pas Luftës së Dytë është formuar një shoqatë e shqiptarëve e
cila ka
vepruar një kohë shumë të shkurtër. Nga mesi i nëntorit të vitit
1957 në
Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata letrare "Përpjekja", të
cilën e
përbënin studentët shqiptarë të cilët kishin ardhur për të
studiuar. Ajo së
shpejti u bë shoqatë letrare-muzikore dhe gjatë ekzistimit të saj
zhvilloi
aktivitete mjaft të begatshme. Iu ndalua puna në vitin 1984. Në vitin
1988
disa shqiptarë intelektualë biseduan për mundësinë e formimit  të
një
shoqate të shqiptarëve, ku një nga iniciatorët ishte edhe
korrespodenti i
atëhershëm i "Rilindjes" Fahri Musliu, por shpejt u pa se një gjë e
tillë në
atë kohë ishte e pamundur.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?Sa_shqiptar=EB_jetuan_dhe_sa_jan=EB_tani_n=EB_Beo
Y. Mulakaj <mulakaj-ko  2007-07-28 22:46:05 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Fri May 16 19:27:37 CDT 2008.