Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 970 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?"Si_e_vodh=EBn_dhe_e_falsifikuan_jet=EBn_e_vepr=EBn_e_Migjenit"?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-korrik2007@[EMAIL PROTECTED] > Jul 29, 2007 at 02:23 PM

Dashnor Kalochi

Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, emri i
babait
tim, Skënder Luarasit dhe vepra e tij krijuese, u lanë në heshtje dhe
ai për
fije të perit i shpëtoi burgut, ndoshta dhe për faktin se babai i tij,
Petro
Nini Luarasi, kishte hapur të parën shkollë shqipe në Shqipëri. Por
është e
krejt e pamoralëshme që ai qëndrim i mbajtur ndaj tij në periudhën e
regjimit komunist, të vazhdohet të mbahet edhe sot nga instanca të
ndryshme
të zyrtare apo të fushës së letrave shqipe, sich është rasti i
gazetës
"Drita" të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e
cila me
anë të një artikulli spekullativ të datës 13 prill 2003, ka
shtrembëruar e
fallsifikuar të vërtetën në lidhje me zbulimin e botimin e "Vargjeve
të
lira" të Migjenit".
Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë , është 40-vjechari
Petro
Luarasi, djali i vetëm i profesorit të famshëm, i cili proteston në
lidhje
me fallsifikimet që vazhdojnë t'i bëhen jetës e veprës së babait të
tij,
Skënder Luarasit. Po kush ishte Prof. Luarasi, cila ishte e kaluara e tij
dhe chfarë marrëdhëniesh e kontraditash pati ai me kolegët e tij
shkrimtarë,
si: Mitrush Kuteli, Dhimitër Shuteriqi, Vehbi Bala, Gjovalin Luka, Andrea
Varfin, Drago e Llazar Siliqi, Aleksandër Xhuvani, Qemal Drachini e deri
tek
Ismail Kadareja? Si u manipulua vepra dhe jeta e Migjenit duke e paraqitur
atë se frymëzohej nga idetë komuniste të shokëve të tij, Qemal
Stafa, Vojo
Kushi etj. dhe si protestoi për këtë fallsifikim Skënder Luarasi? Si
deshën
ta dënonin Luarasin dy kolegët e tij shkrimtarë, për chfarë e akuzuan
ata
dhe si shpëtoi ai pas ballafaqimit me Ramiz Alinë? Chfarë thuhet në
kujtimet
e Skënder Luarasit në lidhje me nëpërkëmbjen që u bëhej
shkrimtarëve të
njohur Mitrush Kuteli, Andrea Varfi e Qemal Drachini nga kolegët që
drejtonin Lidhjen e Shkrimtarëve dhe si u vidhej vepra e tyre pasi ata
kishin përfunduar burgjeve? Cilat ishin kontraditat e Skënder Luarasit
me
Enver Hoxhën në lidhje me Luftën e Spanjës dhe chfarë i kërkoi
Luarasi
Mehmet Shehut për Petro Markon? Për të gjitha këto mistere e plot
fakte të
tjera nga jeta e Skënder Luarasit, na njeh i biri i tij, Petro Luarasi,
nëpërmjet kujtimeve të babait të tij dhe arshivës së familjes që
përbëhet
prej qindra fletësh, me letra, dokumente zyrtare, kujtime, protesta,
replika, diskutime, korespodenca, fotografi e shënime të ndryshme, ku
bëhet
fjalë për lidhjet e marrëdhëniet e tij me kolegët shkrimtarë e
artistë e
deri tek personalitetet e larta të udhëheqjes komuniste si Mehmet
Sheheu,
Ramiz Alia, Fadil Pachrami Manush Myftiu, Hysni Kapo etj. Pas një
përzgjedhje të këtyre materialëve dokumentare që na dorëzoi zoti
Petro
Luarasi, duke u nisur nga ideja e vetme e ndrichimit të së vërtetës,
ne e
pamë të udhës botimin e një pjesë të tyre, të cilat pa dyshim
mendojmë se i
shërbejnë dhe qëllimit që i kemi vënë vetes për këto faqe specilal
në
dossierin e rubrikës historike.

Njohja e Luarasit me Migjenin

Lidhur me njohjen dhe takimin e parë me Migjenin, të cilin si shumë
letrarë
të tjerë të viteve '30 që e kishin si idhull, prof. Skënder Luarasi
ka lënë
shumë kujtime të shkruara me dorën e tij. Atë afeksion që kishte për
Migjenin, prof. Luarasi e tregoi edhe me martesën që ai bëri disa vjet
më
vonë, me të motrën e tij, Ollgën, martesë nga e cila ata patën tre
vajza. Në
kujtimet e tij për shkrimtarin e madh, i njohur si "Poeti i mjerimit", i
cili u nda nga kjo botë në moshë fare të re, prof, Skënder Luarasi
në mes të
tjerash ka shkruar: "Një rasti e mbarë e solli që ta njoh personalisht
Migjenin, transferimi im në gjimnazin e Shkodrës në vjeshtën e 1934.
Ishin
kohë të vështira se në rradhë të parë, në asnjë qytet të
Shqipërisë nuk
ziente përcharja fetare me aq fanatizëm sa në Shkodër. Të dielën e
parë time
në atë qytet, kur dolla nga zyra e konviktit të piqesha me një nga
miqtë e
mij shkodranë, vura re kujdestarin e konviktit tek po i ndante nxënësit
në
dysh. E pyeta se ch'po bënte dhe më tha se ata në rradhë do t'i
shpinte në
kishë. Ndërkohë miku im erdhi dhe duallëm të shëtisim: kur ia afruam
kafe
"Parkut" ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej një djalosh, e më foli: "Do
të
njohë me një koleg të ri, mësues në Vrakë, shumë i
mirë...ortodoks". Takimi
im i parë me Migjenin ish i shkurtër, por më gëzoi se gjeta në këtë
djalosh
një njeri që qëndronte mbi dasitë fetare. Më vonë u binda se Migjeni
kish të
drejtë se përbindëshi mund të rrëzohej vetëm me një goditje të
fuqishme si
ato që dha Migjeni vetë. Ato ditë e dëgjova për herë të parë emrin
e
Migjenit, por edhe pseudonimi i i tij ato ditë nisi të më bëhej më
familjar". Kështu e përshkruan Skënder Luarasi në kujtimet e tij
takimin e
parë me poetin e famshëm, Migjenin, (Millosh Gjergj Nikollën) të cilin
ai,
ndonëse e takoi edhe vetëm tre herë të tjera, lidhi një miqësi të
ngushtë.
Lidhur me takimin e fundit që pati Skënderi me Migjenin, në kujtimet e
tij
ka shkruar: "Më parë se t'i linim shëndenë njeri-tjetrit, Migjeni dhe
unë
bëmë një shëtitje në Fushën e Shtojit. Duke qenë se Migjeni më ish
imponuar
si personalitet i fortë, si talent i fuqishëm, u bëra një nga
admiruesit më
të zjarrtë të poetit. Këtu për herë të parë ia chfaqa mendimin tim
të fundit
për vlerën e madhe të veprës së tij dhe e këshillova të mblidhte
poezitë që
kish botuar në revistat e ndryshme dhe t'i përmblidhte në një numër.
Dhe
Migjeni ma pranoi idenë por shtoi se kishte vështirësi të ndryshme
për
botimin e tyre, duke u nisur që nga ana financiare. Para se të
ndaheshim,
unë i premtova se do të mundohesha të bëja dichka për botimin e
veprës së
tij", ka shkruar Luarasi në lidhje me takimin e fundit që pati ai me
Migjenin, të cilit i sugjeroi që të botonte në një libër më vete
"Vargjet e
lira" dhe ndihmën që do i jepte ai për atë gjë. Aty nga viti 1936,
Skënder
Luarasi bisedoi me një nga botuesit e asaj kohe duke paguar dhe kaparin
për
botimin e "Vargjeve të lira". Por ai nuk mundi që ta chonte deri në
fund
përpjekjen e tij për botimin e atij libri, pasi në dhjetorin e vitit
1936,
ai iku për të luftur në Spanjë dhe ai libër nuk e pa dritën e
botimit edhe
si rezultat i censurës që erdhi nga ndryshimi i qeverive në Tiranë.
Por një
pjesë e tyre që ishte shtypur, i shpëtoi censurës e ra në duar të
rinjsh, që
e daktilografuan në mijra kopje.

Kush ishte Profesor Skënder Luarasi

Skënder Luarasi u lind më 19 prill të vitit 1900 në fshatin Luaras të
Kolonjës prej nga është dhe origjina e familjes së tij, e cila para
viteve
1850, ka qenë e njohur me mbiemërin Kostallari. Babai i Skënderit,
Petro
Nini Luarasi, është i njohur si mësuesi që hapi të parën shkollë
shqipe në
Shqipëri që në 7 marsin e vitin 1872, ditë e cila është simbolizuar
më
festën e mësuesit. Nëna e Skënderit quhej Lino Sevo dhe nga martesa me
Petro
Ninin ata patën gjashtë fëmijë: Thomaidha, Shega, Dhimitri, Skënderi,
Pirro
dhe një vajzë e cila vdiq shumë e vogël. Nga pesë fëmijët e Petro
Ninit,
vetëm tre patën fatin të jetonin gjatë, pasi Thomaidha e Pirro vdiqën
fare
të vegjël. Petro Nin ia vuri emrin Skënder djalit të tij, për nder
të Heroit
tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit dhe kumbari i tij ka qenë poeti i madh
Naim
Frashëri, i cili kur mësoi lindjen e djalit të mikut të tij, u shpreh:
"Rroftë 100 vjet dhe i ngjaftë të t'et". Mësimet e para, Skënderi i
mori nga
i jati i tij, në qytetin e Korchës në vitin 1909 dhe në fshatin
Negovan në
vitin 1911. Kur kisha ortodokse dhe shovinistët greke e helmuan Petro
Ninin
dhe e mallkuan publikisht atë, Skënderi i vogël u dërgua për të
studjuar në
"Robert Kolezh" të Stambollit. Në vitin 1914, Skënderi shkoi në SHBA
dhe u
regjistrua në "Easton Akademi" të cilën e përfundoi në vitin 1916 dhe
po atë
vit ai ndoqi "Amerikan Internacional Kolezh Spring-field. Mass", të cilin
e
përfundoi në vitin 1918. Gjatë asaj kohe që ishte në atë kolegj, ai
themeloi
dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes së Studentëve shqiptarë dhe editor i
gazetës
"Stdenti". Kur u kthye në Shqipëri, në vitet 1920-1922, ai punoi si
mësues
në Qarkun e Elbasanit në shkollat që u hapën nga Kryqi i Kuq amerikan.
Në
vitet 1922-1926, Skënderi studjoi dhe u diplomua në gjimnazin klasik të
Freishtadt të Austrisë dhe në vitet 1926-1930, ai u diplomua në
fakultetin e
Filozofisë së universitetit të Vjenës. Gjatë asaj periudhe, ai ishte
kryetar
i shoqërisë "Albania" dhe editor i revistës "Djalëria". Nga viti 1930
e deri
në 1936, Skënderi punoi si mësues në shkollën teknike të Tiranës,
në
Institutin Tregtar të Vlorës dhe në atë të Shkodrës. Gjatë
periudhës së
Monarkisë së Zogut, për shkak të pikpamjeve të tija antimonarkiste,
Skënder
Luarasi u përndoq dhe u burgos tre herë. Në vitin 1936 ai ishte i pari
shqiptar që shkoi për të luftuar në brigadat internacionaliste të
Spanjës,
ku kreu disa detyra si: përgjegjës i për vullnetarët shqiptarë pranë
Shtabit, përgjegjës i propagandës e censurës, botues i gazetës
"Vullnetari i
Lirisë" në gjuhën shqipe etj. Po kështu në atë kohë ai përgatiti
dhe drejtoi
disa emisione radiofonike në gjuhën shqipe, nga Radio-Madridi e
Barcelona.
Nga viti 1939 e deri në vitin 1944, Skënder Luarasi vuajti nëpër
kampet e
përqëndrimit në St, Cyprien, Gurs, Vernet e Bordo dhe në qershorin e
vitit
1945 ai u kthye në Shqipëri ku u zgjodh si deputet i Kolonjës në
Kuvendin
Popullor. Ai qëndroi vetëm një legjislaturë si deputet, pasi pikpamjet
e tij
liberal-demokrate binin ndesh me politikën e regjimit komunist në fuqi
dhe
për shkak të tyre ai u dërgua për të punuar si mësues në shkollat
fillore,
por nuk pranoi dhe pas shumë përpjekjesh, u lejua të punonte si mësues
i
shkollave të mesme dhe në punë të tjera. Nga viti 1946 e deri në
vitin 1967
kur e nxorrën në pension, Skënder Luarasi punoi si mësues e historian,
në
komisionin pedagogjik, në gjimnazin "Qemal Stafa", në Ndërrmarjen e
Botimeve
e Institutin e Shkencave, në shkollën Pedagogjike, në Liceun Arstistik
"Jordan Misja" dhe në Fakultetin e Histori-Gjuhësisë, ku hapi për
herë të
parë degën e anglishtes. Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist
të
Enver Hoxhës, deri kur ndërroi jetë në vitin 1982, për shkak të
natyrës së
tij jokonformiste, Skënder Luarasi pati shumë probleme e peripecira të
ndryshme dhe shpëtoi për fije nga burgu. Të gjitha ato i erdhën vetëm
për
shkak të shpirtit të tij rrebel dhe mos pajtimit me vijën politike që
ndiqej
nga regjimi në fuqi, sidomos në arte, letërsi e histori, ku ai shpesh
pati
konfrontime dhe debate të ashpëra me kolegët e funksionarët e lartë
të
udhëheqjes, nga lufta që zhvillonte për mbrojtjen e tyre nga
shtrëmbërimet e
fallsifikimet që u bëheshin. Që nga viti 1917 kur filloi veprimtarinë
letrare, e gjatë gjithë jetës së tij, Skënder Luarasi pati një
krijimtari të
gjerë, duke lënë të shkruara dhe të botuara me dhjetra libra, në
fushën e
historisë, poezisë, prozës, romanit, novelës, e përkthimeve të
ndryshme nga
kryeveprat e letërsisë botërore. Por e gjithë ajo punë krijuese e
Prof.
Luarasit, u la në heshtje dhe emri i tij nuk figoronte as në Fjalorin
Enciklopedik që doli në vitin 1972 dhe as në Historinë e Letërsisë
Shqipe.
Nga fundi i viteve '70, Enver Hoxha e atakoi me emër Skënder Luarasin
në
veprat e tij dhe ajo gjë u bë shkak që karshi tij të mbahej një
qëndrim i
ashpër nga instancat zyrtare të regjimit. Kjo gjë u reflektua edhe në
vdekjen e professor Luarasit në 27 janarin e vitit 1982, ku në varrimin
e
tij nuk mori pjesë asnjë nga udhëheqja e lartë, ndonëse shumicën e
tyre ai i
kishte pasur nxënës. Po kështu për të penguar ardhjen e shumë
njerëzve në
funeralin e Skënder Luarasit, organet kopetente e urdhëruan familjen e
tij
që ta bënte varrimin e tij, vetëm pak orë pas vdekjes, ashtu sich dhe
u bë
në realitet. Vetëm pas viteve '90 me shëmbjen e komunizmit në
Shqipëri, pati
një rivlersim të figurës së Prof. Luarasit dhe veprës së tij, duke e
nderuar
vech të tjerave (në vitin 1996) edhe me titullin më të lartë "Nderi i
Kombit".

-- 
Forumi shqiptar.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip&hl=sq

Forumi i Tiranës.  
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.tirana&hl=sq

Forumi i Kosovës.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.kosova&hl=sq

Forumi i Maqedonisë.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.maqedonia&hl=sq

Forumi alternativ.
http://groups.google.com/groups?group=alt.shqip&hl=sq




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?"Si_e_vodh=EBn_dhe_e_falsifikuan_jet=EBn_e_vepr=E
Y. Mulakaj <mulakaj-ko  2007-07-29 14:23:24 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 2:55:46 CDT 2008.