Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 971 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?Muhamed_Ali_Pashai_themeluesi_i_perandoris=EB_shqiptare_t=EB_Egjiptit?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-korrik2007@[EMAIL PROTECTED] > Jul 29, 2007 at 02:26 PM

Pashai shqiptar ishte i martuar me shumë gra dhe kishte 95 fëmijë.
Pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot.


EDVIN CAMI

Është thuajse e zakonshme që në historinë botërore, ka me shumicë
njerëz që
kanë bërë emër si personalitete të padiskutueshëm dhe që mbajnë
vulën e
gjakut prej shqiptari në deje. Në ditët tona janë shpërndarë nëpër
botë
shumë shqiptarë që kanë bërë emër të mirë, kryesisht në fushën
e artit. Por
shekuj më parë shumë prej tyre luanin role vendimtare në historitë
politike
të një kombi.

MË I MADHI NË 3000 VJET

Ndër personalitetet e mëdha shqiptare, që lindën gjatë kohës së
rritjes dhe
zhvillimit të qytetërimit osman, Muhamed Ali Pashai, themelues i
dinastisë
shqiptare të Egjiptit, është vlerësuar si një ndër figurat më të
spikatura
në arenën e atëhershme arabo-osmane dhe mbarë-botërore. Studiuesi
italian i
chështjeve shqiptare, Xhovani Armilota, shkruan se "madhështia e Muhamed
Ali
Pashait, një shqiptar gjenial në fushat politike, ushtarake e
administrative, ka qenë aq e jashtëzakonshme, saqë Egjiptit, për të
rigjetur
një autoritet të tillë në skenën botërore dhe për të zotëruar
një territor
aq të gjerë, duke përfshirë edhe qytetet e shenjta të Mekës dhe
Medinës, i
duhet të hedhë vështrimin prapa, në kohërat e lashta të Dinastisë
XVIII
(XVI-XIV p.e.s.), mbi 3000 vjet më parë, kur Tutmosi III (1468-1438
p.e.s.)
udhëhoqi "Nënën e Kombeve" (Ibni Haldun) në të njëjtat maja fuqie,
por në
kundërshtim me Muhamed Aliun, që pushtoi Kretën, faraoni nuk qe në
gjendje
të ndërmerrte pushtime në vendet evropiane".
Muhamed Ali Pashai ka jetuar në vitet 1760-1849. Ai ishte, në fillim,
guvernator i përgjithshëm i Shtetit Osman në Egjipt. Në ambientet
osmane ai
njihej si Mehmed Ali Pashai, ndërsa në burimet evropiane, ky shqiptar i
madh
cilësohet si "nënmbreti i Egjiptit" ose njihet, thjesht, me emërtimin
"Pashai". Ai mbante titullin "kediv", i cili, zyrtarisht, i është
dhënë
vetëm nipit të tij, Ismailit, në vitin 1867. Trashëgimtarët
shqiptarë të
Muhamed Ali Pashait qeverisën në Egjipt deri në vitin 1952.

FËMIJËRIA DHE RINIA

Muhamed Aliu lindi në qytetin e vogël port të Kavalas, në Greqinë e
sotme,
në familjen e një ushtaraku të lartë shqiptar, të mirënjohur e aktiv
në
administratën osmane. Babai i tij, krahas angazhimit ushtarak, merrej
edhe
me tregtinë e duhanit. Edhe nëna e tij ishte një shqiptare e ardhur nga
një
familje e njohur. Ajo ishte bija e guvernatorit të qytetit, që e rriti
në
familjen e tij Muhamed Aliun, pasi humbi të atin qysh në moshë të re.
Në
moshën 18-vjechare, pashai i ardhshëm shqiptar do të martohej me një
kushërirë të guvernatorit, e cila, si bashkëshortja e tij e parë, do
të
bëhej nëna e pesë prej 95 fëmijëve të tij.

KARRIERA

Muhamed Aliu ndoqi gjurmët e të atit dhe u mor me tregtinë e duhanit e
artet
marciale deri në vitin 1801, kur u emërua zëvendëskomandant i
kontigjentit
të ushtarakëve që rekrutoheshin në Kavala për t'iu bashkuar forcave
osmane
në Egjipt, i cili, në atë kohë, ishte një provincë gjysmautonome e
Shtetit
Osman. Kontigjenti i Kavalas do të bëhej pjesë e batalionit
osmano-shqiptar,
që do të dërgohej për të luftuar kundër francezëve të Napoleonit
në Egjiptin
e pushtuar prej tyre. Sich shkruan studiuesi C.E.Bosuorth, "pikërisht në
atë
kohë, Muhamed Aliu nisi ngjitjen e tij spektakulare në majat e pushtetit
në
atë provincë të rrethuar osmane".

LOJA E PUSHTETIT

Në lidhje me këtë, teksti "The Encyclpedia of Islam", përgatitur nga
një
numër specialistësh perëndimorë, shkruan: "Pasi e kapi me shpejtësi
lojën e
ngatërruar të luftës për pushtet, që zhvillohej në atë kohë në
Egjipt,
Muhamed Aliu manipuloi me aftësi të madhe palët e ndryshme për të
promovuar
interesat e veta. Në vetëm katër vjet e gjysmë, ai manovroi në
mënyrë të
tillë që të emërohej nga Porta e Lartë, megjithëse me gjysmë zëri,
guvernator i përgjithshëm i Egjiptit. Hollësitë, në vetvete, nuk
janë aq të
rëndësishme sa mënyra, nëpërmjet të cilës ai e arriti këtë. Mjeti
kryesor,
që i shërbeu, ishte njësia ushtarake shqiptaro-osmane, komandën e së
cilës
ai e mori në mesin e vitit 1803 dhe kjo përbënte hapin e parë drejt
pushtetit. Konkurrentët e tjerë ishin fraksionet e ndryshme të
bejlerëve
mamlukë, guvernatori i përgjithshëm dhe regjimentet osmane, si dhe
njerëzit
e shquar të vendit. Natyra e lojës qëndronte në luftën për
ekuilibrin e
saktë, duke formuar një koalicion të qëndrueshëm, duke i nxitur
fraksionet e
ndryshme qe t'i kundërvihen njëri-tjetrit, duke vlerësuar forcën
relative
dhe interesat jetike të të gjitha palëve dhe duke zotëruar një
ndjenjë të
hollë koordinimi. Në të gjitha këto, Muhamed Aliu u tregua më i aftë
se
kundërshtarët e vet".

NJË TJETËR SHQIPTAR

Shqiptarët përbënin një elitë të vërtetë në qeverisjen politike
dhe
hierarkinë e forcave të armatosura të Shtetit Osman, prandaj edhe nuk
është
për t'u habitur, që, në luftën e tij për kontrollin e pushtetit në
Egjipt,
Muhamed Aliut i duhej të përballej, mes të tjerëve, edhe me një
kandidat
tjetër shqiptar. Ai ishte Tahir Pashai, komandant i forcave shqiptare në
Egjipt. Për ta mposhtur konkurrencën e Tahir Pashait, Muhamed Aliu u
përpoq
të shfrytëzonte mosmarrëveshjet e këtij të fundit me guvernatorin,
Husrev
Pasha. Mirëpo, në prill të vitit 1803, shqiptarët osmanë në Kajro
nisën një
kryengritje për shkak të pakënaqësive me pagesat dhe kjo e bëri
Husrev
Pashain të marrë arratinë për në Damiata. Tahir Pashai mori,
përkohësisht,
postin e guvernatorit dhe thirri mamlukët nga Egjipti i sipërm, por ai u
vra
pak pas kësaj.
Kjo i krijoi mundësinë Muhamed Aliut, që të vendoset në komandën e
njësisë
ushtarake shqiptare, e cila, sich shprehet enciklopedia e cituar më
sipër,
"ishte, ndoshta, forca më efektive në Egjipt në atë kohë". Muhamed
Aliu
rinovoi marrëveshjen me mamlukët dhe e mposhti Husrev Pashain në
Damiata,
për ta sjellë atë, më pas, si rob lufte në Kajro, ku e mbajti të
burgosur.
Një tjetër rivalitet, që Muhamed Aliu shfrytëzoi për t'i hapur vetes
rrugën
drejt pushtetit, ishte edhe ai mes fraksioneve mamluke të Osman Bej
Bardisiut dhe Muhamed el Elfiut. Në këtë përplasje, pashai shqiptar
bëri një
aleancë të përkohshme me Bardisiun dhe koalicioni i të dyve dobësoi
jo vetëm
Elfiun, por solli edhe eliminimin në vitin 1804 të një tjetër
guvernatori të
përgjithshëm, që u dërgua nga Stambolli. Ndërsa Elfiut, që u mundua
të futet
në Kajro, iu rezervua një pritje aspak miqësore nga shqiptarët e
njësisë
ushtarake shqiptaro-osmane. Në këto kushte, Elfiu u detyrua të
tërhiqet për
në Egjiptin e sipërm dhe kjo i hapi rrugën Muhamed Aliut që t'i
kthehej,
tani, ish-aleatit të tij, Osman Bej Bardisiut.
Për këtë, Muhamed Aliu vuri në jetë një strategji shumë
interesante. Ai
nxiti thellimin e revoltës së trupave të veta për pagesën e rrogave
të
prapambetura. Kjo e detyroi Bardisiun të ngrejë taksat ndaj popullsisë
së
Kajros, e cila, për këtë arsye, u detyrua, gjithashtu, të rebelohet.
Pikërisht në këtë chast u "shfaq" në skenë pashai shqiptar, Muhamed
Aliu, i
cili rrëmbeu pushtetin, shfuqizoi taksën dhe e përzuri Bardisiun nga
pushteti. Më pas, ai siguroi lidhjen e aleancave me njerëzit e shquar
të
qytetit, dijetarët fetarë dhe tregtarët, të cilët do të legjitimonin
rrëmbimin e pushtetit nga ana e tij një vit më vonë.

PËRBALLË SHQIPTARËVE TË PORTËS SË LARTË

Pushteti qendror osman ngurroi ta njihte pushtetin e tij. Për ne është
interesante të vemë re se, në atë kohë, edhe të gjithëpushtetshmit
e
perandorisë, pranë Portës së Lartë, ishin përsëri bashkëkombasit
shqiptarë
të Muhamed Aliut. Në atë kohë, Shteti Osman qeverisej nga dinastia e
Qyprilinjve të Beratit, të cilët, të mbështetur edhe nga pjesa
tjetër e
elitës politike, intelektuale e ushtarake e shqiptarëve osmanë, tejet
të
fuqishëm në Stamboll, për më shumë se dy shekuj do të ruanin, në
njëfarë
mënyre, "monopolin" e postit të sadriazemit (osmanll.: sadrazam-
kryeministër) të Shtetit Osman. Dhe ishin pikërisht këta shqiptarë,
që duket
se e njihnin mirë karakterin rebel të Pashait të Egjiptit, prandaj edhe
i
druheshin pushtetit të tij në provincën gjysmautonome.
Për këtë arsye, Porta e Lartë u shpreh e gatshme të merrej vesh me
Muhamed
Aliun, për t'i premtuar atij pushtet tjetërkund. Atij iu ofrua, madje,
edhe
posti i guvernatorit në Selanik, por, pa sukses. Në përfundim, me
gjysmë
zëri, Porta e Lartë njohu kontrollin e tij në Egjipt.

PËRFORCIMI I POZITAVE

Vitet 1805-1811 do të shënonin konsolidimin përfundimtar të pushtetit
të
tij, të cilin ai e realizoi duke i luftuar kundërshtarët, ndaj të
cilëve
llogariste se mund të ngadhnjente, si dhe duke bërë aleanca të
përkohshme me
ata kundërshtarë, që nuk kishte mundësi t'i mundte.

BRITANIKËT, SI MIU NË CHARK

Ai u përball, vechanërisht, me mamlukët, të cilët mbështeteshin edhe
nga
britanikët në përpjekjet e tyre për të marrë pushtetin. Mirëpo,
sidomos pas
vdekjes së Bardisiut, mamlukët mbetën pa ndonjë udhëheqës karizmatik
dhe as
mbështetja e britanikëve nuk u mjaftoi për të përballur pashain
shqiptar. Në
mars 1807, forcat britanike, me qëllim që t'i paraprinin francezëve dhe
të
mbështesnin vendosjen e një regjimi mamluk në të gjithë Egjiptin,
hynë në
Aleksandri dhe u munduan të pushtojnë edhe Rozetën, por nuk mundën.
Në këtë
mënyrë, ato mbetën si miu në chark në Aleksandri, të rrethuar nga
forcat e
Muhamed Aliut. Më vonë, ata u evakuan vetëm pasi u arrit një
marrëveshje me
Pashain.

NJË MASAKËR NË KËSHTJELLË DHE FUNDI I MAMLUKËVE

Në vitin 1811, Muhamed Ali Pashai u dha mamlukëve goditjen
përfundimtare,
duke vrarë pabesisht liderët e tyre, të cilët ishin ftuar prej tij
për një
banket në kështjellën e qytetit. Kjo masakër shënoi edhe fundin
zyrtar të
pushtetit të mamlukëve në Egjipt. Kontrollin e tij përfundimtar mbi
të
gjithë Egjiptin, Muhamed Aliu e arriti pasi mposhti edhe oponencën e
elitës
vendase të intelektualëve e tregtarëve, të cilët, dikur, i kishte
pasur,
gjithashtu, aleatë.
Pas marrjes përfundimtare dhe konsolidimit të pushtetit, ai nisi një
numër
reformash e ndryshimesh edhe në fushat ekonomike e shoqërore. Në asnjë
vend
tjetër të Shtetit Osman nuk kishte mundësi më të mëdha të
ristrukturimit të
plotë shoqëror e ekonomik, sa në Egjipt. Luftërat me francezët e
britanikët
dhe revoltat e brendshme kishin nisur ta dobësonin ndjeshëm strukturën
tradicionale politike dhe ekonomike të vendit. Muhamed Aliut i mbetej
vetëm
ta chonte deri në fund punën e nisur nga francezët.
Ai shpronësoi pronarët e vjetër të tokave, u vuri taksa vakëfeve dhe
u lidhi
pensione nga qeveria klasës së njerëzve të fesë, të cilët, deri në
atë kohë,
jetonin nga të ardhurat e vakëfeve. Ai qe i suksesshëm, gjithashtu,
për
natyralizimin e beduinëve, të cilët, deri në atë kohë, kishin
ruajtur
karakterin e jetës nomade.
Në të njëjtën kohë, ai u përfshi edhe në një numër fushatash të
jashtme
ushtarake. Në vitin 1811, ai nisi luftën kundër vehabitëve në Arabi,
ndërsa
në vitin 1818, biri i tij, shqiptari tjetër i madh, Ibrahim Pashai,
siguroi
fitoren përfundimtare të kësaj lufte. Në vitet 1820-1822, Muhamed Ali
Pashai
u angazhua në pushtimin e Sudanit dhe pak më vonë, në 1823-shin,
themeloi
qytetin e Hartumit, i cili sot është kryeqyteti i Sudanit. Në vitin
1824,
sulltan Mahmudi II e thirri atë në ndihmë për të luftuar kundër
rebelëve
grekë. Sukseset e tij në këtë luftë e nxitën sulltanin që t'i
dhurojë atij
ishullin e Kretës.

PAVARËSIA E PLOTË

Muhamed Aliu nuk mund të kënaqej me kaq. Ai kërkoi që t'i njihej e
drejta
për të qenë guvernator edhe mbi Sirinë dhe kur Mahmudi II ia refuzoi
këtë,
ai u hodh në sulm dhe e pushtoi Sirinë me forcat e veta, ndërsa në
vitin
1839 shkëputi chdo lidhje me sulltanin dhe me Shtetin Osman.
Muhamed Aliu vdiq më 2 gusht 1839, në Aleksandri, ndërsa dinastia e tij
do
të përfundonte vetëm në vitin 1952, me mbretin Faruk I, i cili ishte
pinjolli i fundit i shqiptarëve që qeverisën Egjiptin qysh nga koha e
Muhamed Aliut. Sot, pavarësisht nga ndonjë kritikë në rrafshin social,
pashai shqiptar Muhamed Ali njihet e vlerësohet në Egjipt e më gjerë
si një
figurë kyche për pavarësinë e vendit dhe si themelues i Egjiptit
modern.

-- 
Forumi shqiptar.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip&hl=sq

Forumi i Tiranës.  
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.tirana&hl=sq

Forumi i Kosovës.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.kosova&hl=sq

Forumi i Maqedonisë.
http://groups.google.com/groups?group=free.shqip.maqedonia&hl=sq

Forumi alternativ.
http://groups.google.com/groups?group=alt.shqip&hl=sq




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?Muhamed_Ali_Pashai_themeluesi_i_perandoris=EB_shq
Y. Mulakaj <mulakaj-ko  2007-07-29 14:26:22 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 13:39:52 CDT 2008.