Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 4 Topic 972 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?P=CBR_NJ=CB_KOSOV=CB_EUROPIANE?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-gusht2007@[EMAIL PROTECTED] > Aug 3, 2007 at 06:54 PM

Intervistë e botuesi të Gazetës "JAVA", Migjen Kelmendi, dhanë
revistës 
italiane “Osservatorio sui Balcani”
Nga Marjola Ruka, korrik 2007

- Përse një gazetë e shkruar gegërisht, si ka lindur dhe si është 
zhvilluar kjo nevojë?

Migjen Kelmendi: Vetë pyetja dhe ‘legjitimiteti’ i artikulimit të
kësaj 
pyetje – Pse Gegënisht? – flet se sa i thellë ashtë keqkuptimi i 
kulturës shqiptare ndaj kësaj pasunie tingullore, linguale, të pokësaj

kulture. E para,  Gegënishtja ashtë Gjuha Amtare, idioma natyrore, e 
rreth 4 milionë shqiptarëve n’Ballkan. Ashtë idioma ma e vjetër
shqipe 
dhe njëkohësisht ashtë gjuha ma e folun shqipe sot n’Ballkan nga 
shqiptarët. E tanë Kosova idiomë natyrore e ka Gegënishten. Gjysma e 
krejt Shqipënisë, nga lumi Shkumbin e n’Veri, idiomë natyrore e ka 
Gegënishten. Krejt pjesa perëndimore e Maqedonisë e banueme me 
shqiptarë idiomë natyrore e ka Gegënishten. Krejt shqiptarët e Malit
të 
Zi idiomë natyrore e kanë Gegënishten. Vetëm pjesa jugore e shtetit 
shqiptar, dhe tri katunde shqiptare në jug të Maqedonisë idiomë e
kanë 
Toskënishten. Këta  4 milionë njerëz e përdorin çdo ditë, 24 orë
në 
ditë, këtë Gjuhë[1]. Gegënishtja ka qenë edhe Gjuha Zyrtare e
Shtetit 
Shqiptar që nga themelimi i tij, e deri në momentin kur grupe 
partizanësh hyjnë si çlirimtarë n’Tiranë e n’Shkodër.
Gegënishtja ka 
qenë mediumi i diskursit kulturor të Kosovës deri në vitin 1972.
Kosova 
pati edhe letërsi, edhe media edhe Standard Gegënisht para vitit 1972.
Mirëpo, Gegënishten nuk e shof vetëm si pasuni shqiptare, por e 
përjetoj edhe si pasuni europiane. Ashtë një nga idiomat e Europës
sot, 
e folun nga 4 milionë europianë. Dhe, Gjuhën Amtare unë e shof dhe 
përjetoj si pjesë e domenit  e të drejtave elementare të njeriut. 
(“Individual freedom on linguistic matters must be guaranteed, as 
freedom in exercising all other human rights”, Valter Tauli). Le të mos

i përmend tashti krejt dokumentet ndërkombëtare, tue fillue nga 
Deklarata Universale për Të Drejtat e Njeriut, e deri te Deklarata 
Universale për të Drejtat Gjuhësore e UNESCO-s.
E dyta, pyetja zbulon se kultura shqiptare e ka ‘delegjitimue’ të 
drejtën me qenë të kësaj idiome. Më lejoni me e ndërtue shkurt 
kontekstin e ndalimit të Gegënishtes. Kjo idiomë ashtë parapa me u 
zhdukë, me u shlye njëhere e përgjithmonë nga shteti komunist
shqiptar. 
Andaj edhe pyetja: si u ba që ju të botoni një gazetë n’Gegënisht,
nuk 
mund të kuptohet e të duket e natyrshme, legjitime, pa e kuptue modelin 
dhe mendësinë e komunizmit shqiptar, të cilit trup e fëtyrë i jepte 
Enver Hoxha. Pra, pa enverizëm, nuk kuptohet pyetja: Përse një gazetë 
botuar në Gegnisht?[2] Keqkuptimi gjenerohet nga një akt kryereje 
antiqytetënues i shtetit komunist dhe gjuhëtarëve stalinista
shqiptarë, 
të cilët me atë që e quejtën Kongresi i Drejtshkrimit në vitin 1972,
jo 
vetëm zavendësuen DHUNSHËM (e potencoj qëllimisht), Gjuhën Zyrtare
të 
shtetit shqiptar, që ishte në fuqi që nga dita e themelimit të shtetit

– e ajo gjuhë ishte Gegënishtja e Kodifikueme – por me një urrejtje
që 
nuk spjegohet ndryshe pos me difami ideologjike, ata ndaluen 
përdorimin, shkrimin, botimin e kësaj idiome, Gegënishtes, pas vitit 
1972. Dhe, ajo ndalesë vazhdon edhe sot e kësaj dite, pos në gazetën 
JAVA. Gjuhëtarët stalinista ishin të bindun, njësoj si Stalini dhe 
gjuhëtari i tij personal Marr, se po ndodhi që një gjuhë t’i ketë 2

dialekte kryesore, siç i ka Gjuha Shqipe – Gegënishten dhe
Toskënishten 
- njani prej dialekteve duhet me u zhdukë. Me u ‘pre’. Me u
‘vra’. Me u 
 ndalue së qeni. Dhe n’atë përplasje dialektesh n’Kongresin e 
Drejtshkrimit të vitit 1972, ata kishin vendos që Standardi i Gjuhës 
Shqipe duhet me qenë – Toskënishtja – e cila me atë akt normizohet
e 
kodifikohet dhe ngritet në stad Gjuhe Standarde dhe zavendëson Gjuhën e

deriatëhershme Zyrtare, për me u ba automatikisht edhe Gjuha Zyrtare e 
shtetit komunist shqiptar. Pra, n’atë aksident të dialekteve të 
Shqipes, fiton Toskënishtja.  Toskënishtja ishte idioma natyrore e 
diktatorit Enver Hoxha; Toskënishtja ishte idioma natyrore e 24 
anëtarëve të Polytbyrosë nga 27 sa i kishte në vitin 1972 Partia e 
Punës e Shqipënisë (shif Janet Byron, “Selection among alternates in 
language standardization: The case of Albanian”, The Hague: Mouton, 
1976); Toskënishtja ishte idioma natyrore e pjesës ma të madhe të 
partizanëve që hynë si çlirimtarë n’Tiranë, e një vit ma pas edhe

n’Shkodër, tue vra e tue pre; Toskënishtja ishte Gjuha e Revolucionit,

Gjuha e Avangardës Komuniste, si e pandehnin veten ata. Andaj, 
Gegënishtja, Gjuha Zyrtare e Mbretit Zog dhe Mbretënisë Shqiptare, që 
Revolucioni Komunist e mposhti dhe e shpalli tradhtare, 
kolaboracioniste, fashiste, u perceptue njësoj si ata që e flisnin, dhe 
u ndalue. U shpall ilegjitime.
Makina e andrrave komuniste, kinostudio “Shqipëria e Re”, për
shembull, 
në filmat që nisi me i prodhue mbas Revolucionit, zakonisht tradhtarët,

fashistat, hajnat, rebelat, Bad Guys, i bante me folë Gegënisht, dhe në

casting (përzgjedhje t’aktorëve), i zgjedhte ftyrat ma të shëmtueme
për 
rolet që flasin Gegënisht, ndërsa komisari partizan, protagonisti 
komunist, Good Guy, fliste Toskënisht dhe zakonisht ishte i pashëm e i 
urtë. Dhe e donin femnat!
Nuk ka sesi të spjegohet e as kuptohet urrejtja e Shtetit Shqiptar, 
edhe sot e kësaj dite, ndaj Gegënishtes, pos me enverizëm. Me 
antinominë e konstruktueme komunistash, ku i bukuri, avangarda, i urti 
ashtë Toskë, e i shëmtuemi, dinaku, retrogardi ashtë Geg. E Bardha 
ashtë bojë Toske, dhe e Zeza bojë Gege. Kultura flet Toskënisht, e 
Barabaria flet Gegënisht. E ardhmja flet Toskënisht, dhe e Kaluemja ka 
folë Gegënisht, por s’t’ka folë ma sa t’ka edhe një frymë
komuniste 
n’Shqipëni (sic!).
Me fjalë tjera, komunistat shqiptarë ishin shumë koshientë për
fuqinë 
simbolike në kuptimin e Pierre Bourdieu[3], që ka Gjuha Standarde në 
vetvete. Ata e prezentuen Toskënishten, si thotë Bourdieu, si ‘gjuhë 
fitimare” (victorious language), e kuptuen dhe e perceptuen si mjet, si 
mjet dominimi e pushteti, dhe me këtë mjet, Toskënishten, nisën 
inxhinierinë shpirtënore ma të madhe që ndonjëhere i ashtë ba
kulturës 
dhe gjuhës shqiptare në historinë e saj.

- Pjesa me e madhe e mediave shqipfolëse sot shprehen ne toskërisht, po 
ashtu edhe në Kosovë. Ç’rol ka luajtur toskërishtja në Kosovë?
Duke 
pasur parasysh moskomunikimin e gjatë ndërmjet  Shqipërisë dhe
Kosovës, 
gjë që ka bërë që në shumë aspekte gjuha të zhvillohet në
drejtime të 
ndryshme. Në ç’nivel është asimiluar toskërishtja standarte në
Kosovë?

MK: Standardi i vitit 1972, pra Toskënishtja e kodifikueme, sot në 
Kosovë ashtë një Fictio Juris. Po përdori nji term juridik, për me 
ilustru gjendjen e Standardit sot n’Kosovë. Standardi ashtë i paqenë,

por prezentohet si i qenë, egzistent, i vërtetë. Pra, ata e dijnë që 
s’ashët i vërtetë, i qenë, por sillen a thue se ashtë i njimendtë.
Pra, 
Standardi n’Kosovë ashtë një Fictio Juris, një e vërtetë e
fabrikueme, 
e cila pandehet si e qenë.
Ashtë me shumë randësi me e theksue një fakt, që zakonisht elita 
kosovare e hesht: se delegacioni i Kosovës në Kongresin e Drejtshkrimit 
të vitit 1972, në përbamje kishte edhe aktivista komunistë dhe lejen 
dhe autorizimin me marr pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, 
në vitin 1972, e kishin drejt e nga kreu jugosllav, Josip Broz Tito. 
Këte e konfirmuen edhe Fadil Hoxha, edhe Mahmut Bakalli, edhe Fehmi 
Agani. Me fjalë tjera, edhe pse ma vonë, nacionalistat kosovarë e 
reprezentonin këtë ‘arritje’ si arritjen ma të madhe të tyne, dhe
e 
venin në kundërshti  dhe antagonizëm me Jugosllavinë e Titos, tue e 
pandeh dhe promovue Standardin si hapin e parë drejt unifikimit dhe 
Shqipënisë Unike, ata e heshtnin ose nuk e përmendnin fare faktin se 
akti ma i madh i tyne ishte ba – me aminin e Titos(sic!) Kjo flet për 
një nacionalizëm dhe nacionalista naivë kosovarë, për të cilët 
Standardi nuk kishte kuptimin e një fenomeni lingual, që do ketë pasoja

katastrofike për fëmitë e tyne dhe gjeneratat e linduna n’Kosovë, sa

kishte simbolikën dhe domethanien politike si konotacion – Unifikimin e

Shqipënisë. Gjuhën e bamë, tashti ka mbetë edhe me e ba Shqipëninë 
Unike. Se kush si ka me e folë dhe cilat kanë me qenë pasojat e atyne 
vendimeve të vitit 1972, nuk e kishin idenë. Kosovarzijtë që kishin 
shkue në Kongresin e Drejtshkrimit ’72 si delegacion zyrtar, nuk ishin 
aspak koshientë se po merrnin pjesë në diçka të njoftun dhe të ditun

nga historia e standardizimit të gjuhëve qëmoti, dhe Pierre Bourdieu e 
artikulon për bukuri:
“KOLABORIM NË SHKATËRRIMIN E INSTRUMENTEVE TË VETA TË SHPREHJES”.
Ata 
jo se nuk i kishin parashikue pasojat, por ata i çimentuen ato vendime, 
i mbështollën me 1000 konotacione politike si arsyetim, që flisnin për

Unifikimin e Shqipënisë, dhe i shndërruen në Tabunë ma të madhe të 
kulturës dhe civilizimit shqiptar. Me e prekë e ngacmue Standardin, në 
Kosovë kuptohej njësoj si me e prekë dhe ngacmue idenë e Bashkimit 
Kombëtar. Prandaj, kushdo që guxon me e prek, në një mënyrë a
tjetër 
shpallej  – tradhtar.
Standardi ’72 kurrë nuk nxuni me u folë si duhet në Kosovë. Ishte 
dëshira me e folë e mësue, por realiteti i Kosovës fliste Gegënisht. 
Jeta n’Kosovë ishte Gegënisht. Mandej, realitetet plotësisht të
ndame 
të Shqipënisë dhe Kosovës banë që n’Kosovë Toskënishtja me u
deformue, 
nga sintaksa serbe, nga Gegënishtja e përditshme, nga mosnjohja e 
Toskënishtes, nga moskomunikimi normal mes Tiranës kulturore dhe 
Prishtinës kulturore. Toskënishtja në gojën e një gege kosovar dukej 
njësoj si e përshkruente Fishta – humor. Hajgare. E di, ky
abstrakcion, 
ky fictio juris prej 2 milionë njerëzish që shtiren se po flasin 
Toskënisht, ashtë zor me u rrokë. Por kosovarët, njësoj si edhe 
shqiptarët e shtetit komunist, ishin të bindun se me Standardin ’72 po

e jetojnë një Komunizëm Gjuhësor. Dhe ky Komunizëm Gjuhësor i tyne 
kishte një kuptim vetëm deri atëherë kur u shemb muri mes nesh, mes 
Kosovës dhe Shqipënisë. Sapo u shemb muri dhe interaktimi nisi, puna e 
parë që u pa ishte – Toskënishtja e një kosovari!? Dukej si vic, 
batutë. Aq sa  i bante njerëzit në Tiranë me u ndie keq. Dhe, Tirana 
kulturore, pra Tirana Toske, kur e shifte dhe e ndëgjonte një kosovar 
tue folë Toskënisht, ishte si me e pa karikaturën e vet. Si me e pa 
veten në Fun House, me ato pasqyrat e mëdha konvekse e konkave që ose 
ta zgjasin e deformojnë figurën, ose ta zhdepin e ta rrumcojnë
figurën. 
Tridhjetë e sa vjet Kosova u përpoq, vullnetarisht, me një 
Auto-Kolonizim të vullnetshëm e me qejf, me institucione e sistem 
edukimi, me shkolla e universitete me e instalue Toskënishten në 
diskursin e vet, e me e shlye Gegënishten, por ky eksperiment, sipas 
mendim tem, ka pësue një fiasko historike në Kosovë.
Po them, për elitën kosovare Standardi ishte një vendim politik, një 
përcaktim politik. Jo gjuhësor.
Për ta Standardi i vitit ’72 ende e ka kuptimin e Shqipënisë së
Madhe. 
Bashkimit Kombëtar. Kur e pyetni një kosovar se a jeni dakord me e 
rishikue apo ndryshue Standardin e vitit 1972, kuptojeni se jeni tue e 
pyet se a je i gatshëm me e ndrrue apo rishikue idenë e Bashkimit 
Kombëtar dhe Shqipënisë së Madhe. Vetëm këtë kuptim e ka Standardi
i 
vitit 1972. Dhe asnjë tjetër.

- Gazeta juaj në gegërisht përbën padyshim një risi në botën
mediatike 
shqipfolëse, si është pritur ajo nga qarqet letrare në Kosovë, dhe
nga 
lexuesi kosovar?

MK: Me e botue një gazetë Gegënisht në xhaminë e nacionalizmit 
shqiptar, si ashtë Kosova sot, ashtë njësoj si me hy cullak n’xhami,
si 
e tha një miku jem holandez. Une isha shumë koshient se me “Javën”
po e 
sfidojmë Tabunë ma të madhe shqiptare të tana kohënave – Standardin

‘72. Që ishte, po e përsëris, vetëm një fjalë tjetër për
Shqipëninë 
Unike. U tmerruen me Gegënishten. Nuk mujshin me besue se e kam ba një 
gja të tillë. Një gazetë n’Gegënisht, diçka e pandëgjueme dhe e
papame. 
“Java” ashtë i vetmi produkt medial n’Gegënisht, që nga vitit
1972 e 
deri atë ditë, 1 Dhjetor 2001, kur u botue numri i saj i parë. Nuk u 
pëlqeu Gegënishtja, me sa e kam kuptue, njashtu e shkrueme në
“Java”. E 
kishin zor me e lexue. Shprehia e tyne vizuele ishte ndërtue me sistem 
edukimi, edhe pse shqiptimi, t’folunit e shkrimi jo. Mandej “Java” 
qëllimisht në shkrimin e Gegënishtes ndjekte instrukcionet e Shkollës 
Deskriptiviste, e cila shkrimin e afron me t’folmen. Gegënishtja e 
“Javës” qëllimisht ashtë ma e afërt me Slangun e Prishtinës, se
sa me 
Gegënishten tradicionale të Shkodrës, sepse Slangu nuk ashtë i tillë
si 
e kanë kuptue n’Prishtinë e n’Tiranë, si formë rudimentare, e
rrugës  e 
t’folmes. Slangu ashtë për mue reagim koshient i një bote shqiptare,
e 
një rinie shqiptare, e cila me Standardin ’72 ka mbetë e kualifikueme 
si jokompetente dhe joautentike mbrenda Gjuhës Shqipe. Slangu ashtë 
subversion i qëllimshëm ose jo i Matriksit Lingual që ata i mban si 
njerëz të kategorisë së dytë n’Gjuhë. Nëse Prishtina ka arsye me
shitë 
mend me najsen ashtë – Slangu i Prishtinës. Produkti ma i
randësishëm 
(sub)kulturor i këtij qyteti. (Tirana s’ka Slang, ende ashtë totalisht

mbrenda Matriksit. Në Tiranë edhe djali me styling i Top-Select 
Muzikor, edhe mësuesi, edhe kryeparlamentari, edhe shkrimtari, edhe 
imami flasin me të njëjtin diskurs. Ende Tirana s’e ka vra
“Babën” në 
gjuhë:) Ndërkaq, n’Prishtinë Slangu ashtë reagim i natyrshëm i një

gjenerate ndaj përpjekjes me e dominue me gjuhë. Slangu si dalje nga 
sistemi ku roli i rinisë kosovare ishte parashkrue dhe determinue me 
qenë humbës, i kategorisë së dytë. Slangu si subversion i sistemit 
diskriminues e dominant mbrenda Gjuhës Shqipe, që e kishin instalue 
komunistat toskë. Slangu si këshillë dhe mesazh: Keep it Real. Mirëpo,

mainstream’i i Kosovës tmerrohet nga Slangu. Ata për 30 vjet janë 
shtihue, kanë aktrue se po flasin ‘letrarqe’, si i thojshin. Po se a 
ishte apo jo ‘letrarqe’, këtë mesazh të keq jau dha vetëm Tirana 
(Toske) kulturore. I përqeshi, ose ma mirë me thanë, nënqeshi, sepse 
ishte e zorshme me i thanë një të çali “i çalë”, një sakati
“sakat”, 
apo jo. Ajo vetëm i injoroi dhe i shtyu në margjina. Sot, ky përçmim
ka 
pamje katastrofike: asnjë produkt kulturor i prodhuem n’Prishtinë nuk 
ashtë atraktiv e nuk ka vleftë në tregun e Tiranës. Asnjë shkrimtar, 
asnjë emision televiziv, asnjië emision radioje, asnjë moderator,
asnjë 
gazetë...Krejt shkëmbimi kulturor shkon vetëm në një drejtim: nga 
Tirana në Prishtinë. Por, jo vice versa. Derisa vendet tjera 
postkomuniste procesin e një Auto-Kolonizimi, si e tha Kiosev, e bajnë 
nga qendrat kulturore perëndimore, Kosova e shkretë ka fillue me u 
Auto-Kolonizue nga Tirana Toske! Telekomi i Kosovës, në Anwsering 
Machine të tij, nga dy milionë shqiptarë të Kosovës, nuk gjen njië
za 
sa për me e fut si za i sekretarisë automatike të Telekomit, por e 
importon “zanin” nga Shqipënia. Dhe, ma e zeza, ai “za” i
shqipton 
numrat gabimisht po me Drejtshkrimin e vitit ‘72 dhe askush nuk e 
heton(sic!). Universitetet private të Kosovës importojnë jo ekspertë
të 
lamive, po figura televizive dhe i paguejnë 7 fish ma shumë se 
autoritetin ma të madh të lamisë nëse ai ashtë prej Kosove. (Adi 
Krasta, Blendi Fevziu, Rudina Gjunga po paguhen deri 7 fish ma shumë 
sesa një ekspert i lamisë prej Kosove.) Televizionet dhe radiot, qoftë 
lokale qoftë nacionale, importojnë moderatorë për me ju udhëheqë 
programet. Radio Televizioni i Kosovës vetëm para disa kohe kishte 
organizue KURSE TË MËSIMIT TË GJUHËS STANDARDE për gazetarët dhe 
redaktorët e vet. Nëse, 30 vjet ma vonë se viti ‘72, kur u
standardizue 
Gjuha Shqipe, Televizioni Publik i Kosovës organizon kurse të mësimi
të 
Standardit ’72 për gazetarët e redaktorët, atëhere cila paska qenë 
“Gjuha Standarde” që ata e kanë përdorë deri te këto kurse? Ky
asht një 
shembull eklatant për atë që e konstatoj si Fictio Juris. Mandej, nuk 
ka ma as përkthime që bahen në Kosovë dhe gati ashtë ndal shkrimi 
letrar në Kosovë. Dhe krejt kjo e ka vetëm një arsyetim mazokist: ata 
po flasin ma bukur dhe ma rrjedhshëm se na! Duhet me e pranu.

- Në Shqipëri edhe pse bëhet ende fjalë për një debat periferik ku 
mbizotërojnë akoma frustrimet e komunizmit, dhe pjesëmarrësit rrallë 
herë janë gjuhëtarë profesionistë, vazhdon debati për rishikimin e 
standartit.  Pjesa më e madhe përkrahin bashkëekzistencën e të dy 
dialekteve kryesore, ndërkohë që disa personalitete kryesisht me 
origjinë nga Shkodra propozojnë zëvendësimin e dialektit tosk me atë 
geg. Cili është pozicioni juaj në këtë debat?

MK: Ashtë nji gja që e ka përcjell gjatë gjithë kohës debatin për 
nevojën e rishikimit të Standardit ’72: stërpolitizimi i çashtjes. 
Standardi ’72, po them, ma tepër reflekton me konotacionet e tij 
politike sesa linguale. Andaj, çdo hapje e debatit ndiqet me 
paragjykime, kualifikime, dyshime. Ajo që duhet ba, dhe për këte na 
duhet një konsenzus politik i Qeverisë në Tiranë dhe në Prishtinë,
asht 
depolitizimi i kësaj çashtje dhe kthimi i saj në kornizat e një debati

qytetar dhe një debati tjetër të ekspertëve. Sepse, nuk guxojmë me ia

lanë këtë çashtje vetëm gjuhëtarëve, sepse ishin gjuhëtarët që e

katandisën planifikimin gjuhësor të shqipes në këto nivele.
E dyta, mendoj se Tirana ashtë ma e hapun dhe ma tolerante ndaj këtyne 
debateve se Prishtina. Deri sot une jam ftue 2 herë për me debatue për 
këtë çashtje n’Tiranë, dhe vetëm një herë në Prishtinë. Sa i
takon 
çashtjes së dialekteve, duhet ritheksue se, Gjuha Shqipe nuk ashtë 
Stadardi i vitit 1972. Standardi ashtë vetëm nji grumbull rregullash 
dhe praktikash që për fatkeqësi të kulturës shqiptare, kodifikojnë
dhe 
normizojnë vetëm nji dialekt të saj.
Por, Gjuha Shqipe ashtë një monument tingullor i kulturës sonë, një 
pasuni e paçmim jona, e cila krejt bukurinë e saj e ka bash në 
kakofoninë dhe zhurmën e t’folmeve, dialekteve, idiolekteve, 
vernakularëve shqip. Një komunitet lingual normal, po e theksoj NORMAL, 
ashtë gjithmonë divers.[4]  Ashtë një keqkuptim i madh, po them, 
stalinist, se kultura shqiptare faktin se i ka dy dialekte madhore, e 
ka përjetue si sakatllëk, gjymti, andaj ka vendos me e “pre” njanin 
dialekt. Pse duhet me e ndalue një gjuhë. Imagjinojeni këtë barbari
të 
ndalimit të një gjuhe si Gegënishtja në kontekstin e Europës së 
gjuhëve, të diversiteteve kulturore, të larmisë dhe pasunisë që del 
soje. Imagjinojeni një kulturë si kultura shqiptare e cila ashtë çue
me 
e ndalue e me e shurdhue një gjuhë, nga perspektiva europiane. Unë
këtë 
atitudë teme publike e prezentoj si një atitudë të një Ekologu
Lingual, 
të cilit i dhemb mosshkrimi e mosshqiptimi i një rrokje, e jo ma i një 
gjuhe të plotë si Gegënishtja. Sa i takon dialekteve, urgjentisht, pa 
pritë asnjë debat e asnjë konsenzus të ri, si FIRST AID, duhet me u 
kthye mësimi i Gegënishtes në nivelet primare të shkollimit, deri në 
klasën e katërt, në vendet ku Gegënishtja ashtë idiomë natyrore.
Duhet 
me u heq NDALESA e botimit dhe përdorimit në media të Gegënishtes, 
duhet me i dhanë status shoqënor Gegënishtes automatikisht, si Ndihmë
e 
Parë. Sa me ja pështue fëtyrën qytetënuese kulturës shqiptare. Se
cili 
dialekt, mandej, duhet me e dominue  Standardin, a duhet kthye 
Gegënishten e heq tashti Toskënishten, këto janë dilema të sforcueme.

Me po të njëjtën urgjencë duhet me u ba edhe diçka - Dekonstruktimi i

Kongresit të Drejtshkrimit ’72 deri në detaje, tue ia prezentue 
publikut të vërtetën dhe tue e ballafaque e familiarizue publikun me 
rrjedhat, kontekstin dhe vendimet që janë marr. Mandej, duhet parapri 
një hulumtim i thellë e i gjanë i përdorimit të shqipes në jetën e 
përditshme, tue e matë Realitetin Gjuhësor të hapsinave shqiptare, 
sepse këto hapsina sot kanë fillue me interaktue dhe me konvergjue dhe, 
vetëm në fund duhet me dalë me vendimet dhe propozimet eventuale për 
ndryshime e update’ime të Standardit. A ka me u ndërrue krejt apo jo, 
këtë duhet me e thanë debati dhe analiza. Une jam përkrahës dhe 
aplikues i Shkollës Deskriptiviste, si e thashë ma nalt, e cila 
Standardin e emanon nga Jeta e Përditshme e Folun, e jo nga parashkrimi 
i rregullave dhe përpjekja me i fut njerëzit mandej n’to. Në çdo 
situatë, atë që une kisha me e propozue ashtë me u njoftë me situata 
gjuhësore të njerëzve në përditshmëni, dhe nga to me i emanue ato 
rregulla shkrimi e praktika që i themi Standard. Por nëse kemi me e 
pasë një Standard të rinegociuem dhe konsensual nesër, kjo s’do me 
thanë se dialektet duhet me u ndalue. Ato duhet me vazhdue me u 
kultivue, me u mësue në shkolla, e me u shkrue. Ky ashtë gabimi fatal i

enveristave dhe stalinistave gjuhësorë të vitit ‘72. Ndoshta, ta
kishin 
lanë Gegënishten me u shkrue e botue, nuk e kishim pas këte
diskrapancë 
mes gjuhës së shkrueme dhe të folun si sot në Kosovë dhe kudo ku 
Gegënishtja ashtë idioma natyrore.
Cilido debat ashtë ma i mirë se ky fatalitet me të cilin e ka 
mbështjellë kultura shqiptare një grusht rregullash të vendosuna në 
kulmin e diktaturës enveriane. Ky fatalitet i Standardit ‘72 nuk i ban 
nder kësaj kulture.

- Zgjedhja e gegërishtes si dialekt, duke pasur parasysh rëndësinë  
thelbësore që ka gjuha në përkufizimin e shqiptarisë si identitet 
kombëtar, a mund të përkthehet si një prirje për t’u larguar nga 
Tirana? Si perceptohet sot Tirana në Kosovë, si është zhvilluar gjatë

viteve të fundit ky perceptim?

MK: Kjo e ka ndjek “Javën” dhe mu personalisht: tuta nga largimi me 
Tiranën. “Java” na largon e nuk na afron me Tiranën. Sepse, po e
them, 
Standardi për një kosovar ashtë konotacion politik e jo gjuhësor. 
Standardi ashtë perceptue dhe kuptue e prezentue si Kurani i Xhamisë 
Nacionaliste Shqiptare. Mirëpo, nga perspektiva e “Javës”, ajo që 
njiëmend na mban larg Tirane, si e provon edhe shkëmbimi kulturor i 
njëanshëm Tiranë-Prishtinë, ashtë bash Standardi ’72. Ashtë ky
Standard 
që na ka nda, na ka klasifikue, na mban larg. “Java” ashtë rrafsh e 
kundërta: përpjekje me u afrue. Me u njoftë. Por jo sipas roleve 
linguale të ndame në kulmin e diktaturës enveriane, po simbas roleve
që 
kemi me i pasë në një Europë t’Bashkueme, si njerëz të barabartë
dhe me 
dinjitet, ku respekti për dinjitetin njerëzor asht një vlerë e 
pakontestueshme dhe e sanksionueme me kushtetë. Imagjinojeni dinjitetin 
e kosovarit mbrenda Standardit ’72 (sic!).
Kosovarët, nga ana tjetër, jo se nuk e hetojnë hunin në synin e vet, 
por hidhënohen kur e hetojnë në programet televizive shqiptare 
penetrimin e fjalëve të hueja italiane, sepse pastërtia e gjuhës për
ta 
ashtë ekstrapolim i pastërtisë së territorit shqiptar. Gjuha e ka 
kuptimin e territorit për këta njerëz, andaj çdo subversion i ndonjë 
fjale ashtë subversion me prapavijë politike. Kështu, nuk e kam të
huej 
se këta njerëz që e luftojnë dhe e dëlirin territorin e shqipes sot
nga 
italishtja e gjuhët tjera, nesër s’do e kishin dëlirë edh territorin

konkret nga ata që i flasin këto gjuhë. Ky botëkuptim ashtë fund e
maje 
i determinuem me nacionalizëm përjashtues. Ashtë krejt anakronik, 
njësoj siç ashtë reagimi ndaj “Javës” se na largon nga Tirana.
Këta 
nacionalista të gjuhës, vetëm nuk e kanë shqisën me e pa e përjetue 
hapsinën kulturore shqiptare në tanë diversitetin e saj. Kaq. Dhe me e 
përjetue këtë si pasuni e jo gjymti. Kaq. Ata e kanë një keqkuptim 
fundamental se mendojnë dhe janë të bindun se një komunitet shqiptar 
krejtësisht i homogjenizuem me Toskënishte ashtë i mundun. “Java” 
mendon se komunitete të homogjenizueme linguale nuk egzistojnë në 
realitet. Se realitetet e shoqënive normale janë gjithmonë diverse. 
Mirëpo, Gegënishten e “Javës” duhet kuptue edhe si një test
permanent 
tolerance për kulturën shqiptare. Sa jemi na tolerantë ndaj të 
Ndryshmes në mesin tonë, të dëlirun Gegënishteje? Sa jemi koshientë
se 
diversiteti ashtë vlerë europiane e jo gjamë e fatkeqësi shqiptare.

 - Gjatë viteve 2001-2002 në faqet  gazetës suaj është zhvilluar një

polemikë ku ka spikatur një guxim i theksuar intelektual në lidhje me 
identitetin kosovar, e cila është përmbledhur më pas në librin
“Kush 
asht kosovari?”.  Jeni përballur kështu me një temë që
pëgjithësisht 
mbetet tabù për qarqet shqipfolëse. Si përkufizohet identiteti
kosovar? 
Ku ndryshon ai nga Shqiptari i Shqipërisë?

MK: Sa po shkon koha e po bahem koshient se “Java” ka qenë (pa e
pasë 
aspak këte ambicie) testi i parë europian për kulturën dhe elitën 
kosovare. Kosova, elita e saj, përkatësinë e vet europiane nuk e ve në

dyshim aspak. Bile-bile, me i pyet ata, njashtu të përhumbun me 
kompleks autoktonie, ata të dalin se janë europianët e parë të 
Gadishullit, sepse si mbasardhës të ilirëve, kjo gja vetkuptohet. Për 
elitën kosovare, Europa konceptohet si fenomen gjeografik, me rranjë 
n’katolicizëm, dhe e formueme prej shteteve-kombe. E theksojnë sidomos

këtë shtete-kombe, sepse ju pëlqen, prapë tuj e minimizue faktin se po

këto shtete kombe kanë tejkalue shumçka thelbësisht kombëtare deri
sot, 
si monedhën, tregun, kufinin dhe po ecin drejt një supra(mbi)-shteti 
nacional. Ndërkaq, “Java” flet për një Europë tjetër, një të
tillë që 
nuk gjenerohet nga autoktonia, katolicizmi apo nacionalizmi, po nga – 
vlerat. Për mu personalisht Europa paraqet një Komunitet të Vlerave, si

e sanksionon edhe kushtetuta e pafat e Unionit Europian. Nëse kishim me 
arritë me i interiorizue këto vlera europiane, si respektin për 
dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, diversitetin, tolerancën, 
shtetin ligjor, demokracinë....çashtja e përkatësisë sonë europiane
ma 
s’kishte me qenë çashtje. “Java” nga ana tjetër dëshmon se
kultura 
shqiptare sot për sot tregohet shumë a(nti)-europiane. “Java” ashtë

prova e a-europianizmit kosovar. Çkado kemi nis në “Java”, si
debatin 
për Gjuhën, botimin e Gegënishtes, debatin për Identitetin Kosovar si 
model supra-etnik identifikimi, debatin për Identitetin Musliman të 
shqiptarëve, për nevojën e Flamurit të ri të Kosovës...krejt këto 
pyetje-teste dëshmonin a-europianizmin e kosovarëve njashtu si e 
prezentuem Europën këtu, si komunitet vlerash.
Prej numrit të parë, me 1 Dhetor 2001, kemi nis debatin për identitetin

që e quejtëm “kosovar”, të bindun se me këtë debat “Java”
vetëmsa i 
bashkohet debatit që po zhvillohej prej vitesh në qendrat europiane me 
pyetjen: kush ashtë europiani? Për ne në “Java”, ‘kosovar’
ishte vetëm 
fjalë tjetër për ‘europian’. Pra, një nocion që nuk gjenerohej 
etnikisht. Ky ishte debati i parë mbi modelet supra-etnike të 
identifikimit që u ba në kulturën shqiptare. Ishin mbi 30 kontribues 
dhe vetëm para një jave, në Prishtinë u mbajt edhe një sympozium me 
shumë panele e panelista, që i kushtohej çashtjeve të shumta të 
identitetit përgjithësisht. Edhe debati për ‘kosovarin’ po ashtu u 
keqkuptue dhe u kuailifikue si përpjekje largimi nga Tirana e 
Shqipënia. Por, me debatue për ‘kosovarin’ ne në “Java” e
kuptonim si 
me debatue për “europianin”. Për mundësitë e paraqitjes së
identiteteve 
supra-etnike nga proceset e integrimeve europiane dhe nga themelimi dhe 
puna e institucioneve europiane. Dallimi i “Javës” dhe elitave 
shqiptare ashtë se ato janë të binduna se e dijnë çka ashtë
‘Europiani’ 
dhe ‘Europa’, ndërkaq “Java” po mundohet me ju bashkue
përpjekjeve të 
përbashkëta n’Europë me i sqarue e hulumtue këto koncepte, sepse
mendon 
se nuk janë të kryeme e definitive.

- Ndryshe nga Shqipëria, ku pragmatizmi dhe nevoja për kozmopolitizëm 
si pasojë e izolimit shumë-vjeçar kanë bërë që kombëtarizmi të 
braktiset ose të shndërrohet në një retorikë irracionale periferike,
në 
Kosovë nuk duket se paraqitet e njëjta situatë. Si mund të
përkufizohet 
nacionalizmi kosovar sot?  Ç’rol luan Tirana në trajtësimin e tij?

MK: Kozmopolitizmin nuk e kisha pa si diçka që kishte me e randue 
elitën shqiptare. Përkundrazi, kisha me e pëlqye shumë, por mendoj se 
edhe n’Tiranë edhe n’Prishtinë ende ideologjia determinuese mbetet 
nacionalizmi. Tirana, ajo e eksperimenteve proletare botënore e kohës 
së Hoxhës, mendoj se vetëm sot, në fillim të shekullit XXI,  e ka 
zbulue fuqinë e nacionalizmit dhe e gjen t’afërt. Ndërkaq Prishtina,
ka 
qenë e ka mbetë e determinueme fatalisht me nacionalizëm, dhe 
sinqerisht e ka të zorshme me e kuptue botën jashtë kategorive dhe 
nocioneve nacionaliste. Nocionet si supra-etnia, multietnia, 
multikulturalizmi, multikonfesionalizmi, për një nacionalist gjenuin 
kosovar janë vetëm një terminologji e të huejve që ata as në vendin
e 
vet s’e respektojnë, e donë me na e shitë neve. Nacionalistin
shqiptar 
e dikton me qëndrimin ndaj përpjekjeve për me e ndërtue shtetin e 
Kosovës: nacionalisti edhe n’Prishtinë edhe n’Tiranë shtetin e
nesërm 
të Kosovës e kupton vetëm si Shtet-Komb, dhe kurqysh tjetër. Këte e 
artikulon ma së miri Ismail Kadare, ‘baba’ i këtyne elitave 
nacionaliste, n’intervistën për Voice Of America dhe gazetën e 
shqiptarëve të New Yorkut, “Illyria”[5].  Kosovën si një shtet 
qytetarësh e qëllimesh politike, që i ka t’ingranueme vlerat
europiane 
që përmendëm, për ta mbetet vetëm një abstrakcion.

- Së fundmi keni marrë çmimin Press Freedom Award që është pa dyshim

një vlerësim jo pak i rëndësishëm. Si mendoni çfarë i ka shtuar
gazeta 
Java sferës mediatike kosovare?

MK: Alternativën. Mundësinë tjetër. Një narracion ma shumë, që
pasunon 
diversitetin e panoramës shqiptare. Sjell një shije debati e qytetënimi

europian në këte Makondo të nacionalizmit. Hiqeni “Javën”, dhe ju
e 
konstatoni se kultura shqiptare s’ka problem ma. As me Gjuhën, as me 
Identitetin, as me Flamurin, as me “Kosovarin”, as me 
“Europën”....Ashtë e lumnueme dhe e gëzueme në nacionalizmin e
vet. 
“Java” ashtë etalon tjetër kulturor. “Java” kisha pasë
dëshirë me qenë 
e me u kuptue si etaloni i parë kulturor europian i Kosovës.

---------------------------

[1] Unë gjithmonë e pandehi Gegënishten Gjuhë, sepse Gjuha s’ashtë
gja 
tjetër pos dialekt me status e konsenzus shoqënor.

[2] “What is noteworthy in Albanian case is that dialect disappearance 
has apparently received official benediction; there appears to be a 
desire consciously to eradicate them rather then to leave their 
eventual demise to chance or historical vagaries. Not only have two 
veryinfluential linguists (Kostallari, Gjinari) evidencednegative 
attitudes toward dialects, but other Albanian intllectuals,as we have 
seen, have also urged the speedy elimination of dialects.” (Janet 
Byron, “Selection among alternates in language standardization: The 
case of Albanian”, The Hague: Mouton, 1976)

[3] “Integration into a single ‘linguistic commuity’, which is a 
product of the political domination that is endlessly reproduced by 
institutions capable of imposing universal recognition of the dominant 
language, is the condition for the establishment of relations of 
linguistic domination.” (Pierre Bourdieu, “Language & Symbolic
Power”, 
Harvard University Press, 1991:46)

[4] “The rich diversity of human languages and dialects is a part of 
the human condition. To iron them out so that all languages would 
either be uniformly logical or identical in reference is not only a 
work od Sisyphus, but a monstrous goal unworthy of a humanist” (Haugen, 
1971)

[5] Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare në Ballkan do të jetë

e mirë për vizionin e shqiptarëve




 4 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?P=CBR_NJ=CB_KOSOV=CB_EUROPIANE?=
Y. Mulakaj <mulakaj-gu  2007-08-03 18:54:54 
Re: PR NJ KOSOV EUROPIANE
"Sam Albaniensson&qu  2007-08-04 01:38:09 
=?ISO-8859-1?Q?P=EBr:_P=CBR_NJ=CB_KOSOV=CB_EUROPIANE?=
Y. Mulakaj <mulakaj-gu  2007-08-05 10:07:28 
Re: PR NJ KOSOV EUROPIANE
"Sam Albaniensson&qu  2007-08-05 11:55:41 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Fri May 16 9:49:39 CDT 2008.