Shefqet Tigani u lind në Pejë në 1945. Studimet e larta i ndoqi në
universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, në degën
Gjuhë
shqipe dhe letërsi. Ka punuar për 25 vjet mësues në fshatrat e Vlorës
dhe në
qytet. Ka botuar librat me tregime dhe novela: "Mrekullia e
diellit","Mjegulla e charë", "Burimi i Valit", "Jeta nën diell", "Zëra
në dy
dete", "Tregime të zgjedhura", "E diela e plagosur". Këto ditë është
hedhur
në qarkullim libri me tregime "Këmbë druri". Sot jeton në Tiranë.
Shefqet TIGANI
ME FAL PER LEPURIN, SHPIRT!
Të ka hyrë lepuri në bark, nuk di se ch'thua!, më tha. Mirë, i
thashë, më ka
hyrë lepuri në bark...ashtu është...sipas teje nuk di ch'them, por të
lutem,
mos rri në ballkon. Dëgjon ch'bëhet?! Plumbat që hidhen në qiell, ku
bien
vallë?!
Atje jashtë, tek dy ngrehinat e mëdha të italianit që prodhon kafe
për
eksprese, dëgjoheshin të shtëna pa pushim. Vetimat e të shtënave e
dridhnin
gjëmshëm qelqnajën e ballkonit.
- Moj, eja këtu brenda!- E ngrita zërin deri në klithmë. Ch'ke, more
burracak me lepur në bark, tha ajo. Hyri në dhomën e ndenjes e
shprishur në
fytyrë. Bobo, ch'bëhet atje tek italiani. Qëllojnë nga të gjitha
anët. Nuk e
kanë me italianin, por me vetveten, me njeri-tjetrin, i thashë. Naaa,
mos
del, i thashë teksa po hapte prapë derën e ballkonit. Atëbot qelqnaja
kërciti, kërciti dhe kapaku i teneqtë i sobës elektrike mbështetur
pas
murit. E përplasi derën e ballkonit e lemerisur. Dridhej. Mua më ka
hyrë
lepuri në bark?! Fol, mua më ka hyrë lepuri në bark?- thashë. Mos
fol, Mujo,
po ngrehu! Në dhomën e gjumit, shpejt!
U bëmë një trup që dridhej e fërgëllonte. Mujo, ky qytet qenka
chmendur.
Mirë që nuk i kemi fëmijët këtu!- tha ajo. Nën jorgan, nuk po
ndjenim të
ngrohtë, vech dridheshim. Mbanim frymën e dëgjonim ch'bëhej jashtë
banesës
sonë. S'kuptohej nga vinin: të shtëna armësh të mprehta, të
ngjirura,
kollitëse, gjëmuese. Mujo, më fal për lepurin, tha. Frymët tona po
gjenin
ritëm. I putha gushën, sytë, mollëzat e faqeve, mjekrën. Në rregull,
i
thashë, të gjitha këto a të bindin se të kam falur? Kishe të
drejtë, kur unë
kujtoja se të ka hyrë lepuri në bark, tha. Nuk është punë lepuri.
Një plumb
qorr mund të hyjë deri këtu nën jorgan, thashë. A flemë tani? Nuk
isha i
sigurt në mund të flinim, megjithatë ia përmenda të fjeturit.
Jashtë, këtë
natë... kushedi ch'bëhet! E ke mbyllur derën me chelës, pyeti
ankthshëm ajo.
Po, i thashë, poshtë edhe lart, të flemë tani?!
Edhe qyteti, i lodhur nga të shtënat e lloj-lloj armëve, kishte rënë
në
qetësi të thellë. Ajo po flinte si asnjë natë tjetër; qetë, pa
fishkëllima.
Unë nuk flija, por përgjoja qetësinë e trembshme të qytetit.
U dëgjuan trokitje të forta në derë. Ajo u drodh dhe u ngjit pas meje.
Mbanim veshë trokitjet, zërat: doktor, o doktor, hape, hape! E dimë që
je në
shtëpi. Unë jam një ndihmësmjek mikrokirurg në poliklinikën e
qytetit, por
të gjithë më thërrasin doktor. Bëra të ngrihem, por ajo u ngjesh më
fort pas
meje. Rri, mos lëviz, tha. E hodha jorganin përtej dhe u ngrita. U ngrit
edhe ajo. Shkova tek dera. Ajo pas meje. Kush është?! Nuk ishte zëri
im. Na
duhesh, doktor. Shpejt dhe pa fjalë.- tha kërcënues zëri prapa derës.
Mos
dil, thoshte ajo pranë meje, pashqitshëm. Nuk më linte të lëvizja.
Tek dera
trokitja dhe fjalët u bënë më të vrazhda. Do të nisnin pas pak
sharjet e
pista, e dija. Lëviz, shkërdhatë, ch'pret, apo ta shqyejmë derën!
Prisni, u
thashë, prisni sa të vishem! Mos harro chantën, thanë po aq vrazhdë,
po pa
fjalën shkërdhatë. Dihet si u vesha. Ajo më shtrëngohej në qafë.
Dridhej, po
nuk qante. Shpejt, mut, nuk pret puna! Tjetri po jep shpirt! Mujo, mos ik!
Është natë! Cilët janë këta?! Si mund t'u besosh?! Mos ik, të
përgjërohem,
mos ik! Si të mos iki? Të rri me ty? Ata janë tek dera. Si të iki, si
të mos
iki me ta, njësoj jemi të rrezikuar. Ata janë tek dera, thashë dhe
ktheva
chelësin në bravë. Nuk arrita t'i shoh; njëri më mori chantën nga
dora, dy
më përfshinë, duke më hedhur dichka të ndohtë në kokë... Nuk
pashë si
zbritëm shkallët, në ch'maqinë hipëm, ch'lëvizje bëmë, vech ndjeja
që mjeti
shukej në gropa, më merreshin mendtë dhe më vinte për të vjellë.
Nuk bëra as
gëk as mëk, sepse ishte e kotë. Të bëhet si të jetë thënë. E
mblodha veten,
chuditërisht më kaploi një qetësi terri, në trurin tim nuk kuakte
asnjë
bretkocë, asnjë bulkth nuk bulkthonte, nuk xixëllonin yje, nuk shkrepte
asnjë mendim. Isha i mpirë. Zot, qenkam i humbur! Diku do të më
gjejnë
kufomë të shprishur, pa sy, pa gjymtyrë, kokën në një gropë
pisllëqesh dhe
trupin në kazan hedhrinash. Ndonjë mund të ma njohë kryet, pa syzet e
përhershme, me bashkun e flokëve të zbardhur në chachkë. O, oh, si
kryet e
doktor Mujos, do të thoshin. E dinim të humbur! Po trupin ku do ta
ketë? Ai
që do të gjente trupin do të më njihte nga rrobat: more këto
pantallona si
të doktor Mujos! Unë, i ngrati, një ndihmësmjek mikrokirurg në
poliklinikën
qëndrore të qytetit, me një pagë modeste, nuk mund të ndërroja
shumë
pantallona gjatë vitit: të dimrit, dy palë të trasha; të verës, dy
palë të
holla. Laj thaj ato, të përhershmet, me të cilat qenë mësuar të më
shihnin.
Prandaj nuk është chudi që ta njohin trupin tim nga pantallonat. Në
ditë
festash a të kremtesh vishja të vetmin kostum që nga martesa me Merin.
Dukej një udhëtim pa mbarim, i tejzgjatur, pa dritë, me dridhma. Në
të
dhjetën e sekondës e mendova Merin mes lotësh dhe ulurimash. Na ndanë,
na
ndanë kur duhet të ishim bashkë! Ku po më chojnë?!
Qyteti bluante nëpër dhëmbë emrat e kapobandave që terrorizonin, që
vinin
gjoba dhe grabisnin njerëz duke i vrarë.
Ishte njëri nga ata, vetë kapobanda. Robën ma hoqën nga koka, kur u
gjenda
para tij, në dhomë. Sytë i shkrepnin flakë. Krahun e djathtë e kishte
të
zhveshur, të përgjakur, të maisur. Asgjë nuk kuptoje në sytë e tij.
Dhembjen
e kishte zhytur në drogë dhe wisky. Të dyja ishin mbi tavolinë: pluhur
i
bardhë mbi një fletë celofani dhe shishja e wiskyt përgjysëm. Erdhe,
doktor,
tani fillo nga puna. Plumbin e kam në krah. Kocka nuk më dhemb, mishi
më
dhemb; më është enjtur, e shikon. Fillo nga puna, doktor dhe nxirre
plumbin.
Po më vinte zemra në vend, të rrahurat po më zbrisnin. Ji gjakftohtë,
përdore sakt e pa t'u dridhur duart pincetën dhe majën e bisturisë,
nxirrja
plumbin me sa më pak dhembje, dëgjon(?!), i thashë vetes. Derr i
droguar,
derr i pirë, shfryva në mendje, pa dhënë shenjë në fytyrë. Nxorra
nga chanta
ato që më duheshin, bëra gati shiringën dhe agen. Ch'po bën, doktor?
Një
anestezi lokale, të ndjesh sa më pak dhembje, i thashë. Lëri ato,
drejt e në
mish, nxirre plumbin, se nuk kam më durim, tha kapobanda. Pa anestezi më
dridhen duart, nuk kam bërë ndonjëherë, vech në plagë të lehta,
thashë. Sytë
e mi flisnin, por ata nuk kuptonin. Ata nuk dinin të shihnin në sytë e
njeriut. Mora në dorë bisturinë dhe pincetat. Kriminelë!- uluriti
humbshëm
qenia ime. Hapja mishin me bisturi dhe futja thellë e më thellë
pincetën.
Gjaku i mbuloi krahun. Ai kërciste dhëmbët, por zë nuk nxirrte. Prit,
tha.
Nuk ishte chasti për të pritur. E futa pincetën më thellë dhe e kapa
plumbin. Duro, i thashë. Ch'të duroj, mor bir kurve! Mbaroi... Kaq
ishte,
thashë. E nxorra plumbin dhe e hodha në tavolinë. I përgjakur dhe i
zi,
dukej si një krimb. Kapobandës i ra të fiktë, por e përmëndën duke
i vënë në
hundë shishen e wiskyt. Sa erdhi në vete, piu gjysmën e asaj që kishte
mbetur. Kafshë, thashë me vete. Më mirë që nuk dinin të shihnin në
sytë e
njeriut! Po të dinin do ta kisha patur punën keq. Chojeni doktorin në
shtëpi, tha dhe i ra prapë të fiktë. Po këtë herë nuk ia vunë
shishen e
wiskyt në hundë. E lanë të përmendej vetë, ndërsa unë ia pastrova
plagën, ia
mjekova dhe ia fashova. Ishte në të fiktë a në gjumë? E chova me mend
në
ferr, në mes të flakëve dhe ulurimave ku duhej të ishte soji i tij.
Pas tri
ditësh duhet mjekuar plaga, thashë. Mirë, doktor, ia bëjmë vetë, tha
njëri
prej tyre. I mblodha sendet e mia dhe i futa në chantë. Askujt, për
këtë që
bëre dhe që pe këtu, tha po ai që foli pakparë. Tunda kryet, por në
chast më
rrasën rrobën e ndohtë, m'i mbluan sytë dhe më nxorrën jashtë.
Mjeti u nis.
Ku po më chojnë?! Tani do më vrasin, mendova, do më hedhin diku që
të mos ma
gjejnë as kryet as trupin. Hamendje të mbrapshta më mundonin.
Në kalendar shënohej zgjatja e ditës dhe shkurtimi i natës. Në të
vërtetë
ditët tkureshin frikshëm, ndërsa netët, të errëta e pa mbarim,
bymeheshin
gungajshëm.
Te shkallët e pallatit ma hoqën rrobën nga kryet. Doktor, mbylle
gojën,
ndryshe për të zezën tënde, më tha në vesh njëri prej tyre. Ikën
tinëzisht
sich erdhën. Aq i hutuar isha, sa nuk pashë si ikën, nuk pashë as
mjetin e
tyre si humbi në brinjë të pallatit. I ngjita shkallët zorshëm.
Ndalesha
chdo kat tek parmaku dhe vështroja xixëllima dritash në largësi, atje
ku
ishte ultësira më e frikshme e qytetit, me shtëpi përdhese dhe rrugë
me
gropa. Atje të kem qënë?! Ch'rëndësi ka ku kam qënë! Rëndësi ka
ku jam. Po
ngjis shkallët e pallatit tim. Kjo do të thotë që jam gjallë, kjo do
të
thotë që duhet ta shqyej nga kujtesa ch'ka ndodhur...
Sipas orës që trokiste në pulsin tim, agimi nuk ishte larg, por asnjë
shenjë
e tij nuk dukej në qiell. Ngrita kryet. Atje ku doja të ishte qielli,
dukej
blozë e ngrirë njëtrajtshëm, pa masë, pa pikëzime yjesh, humnerë.
Si në chdo
zbardhje të një dite të re, afshi i agimit nuk ndjehej. As gjelat nuk
këndonin! Mund të ketë agim pa këngët e gjelave?- pyeta vetmevete.
Së fundi trokita në derën e shtëpisë sime. E hapi pa pyetur dhe më
përfshiu
duke qarë dridhshëm me gulche ngashërimash. E tërhoqa dhe e mbylla
derën me
chelës. Mujo, shpirt, më fal! Nuk e mendoja kaq keq, pa të thosha se
të ka
hyrë lepuri në bark. Më fal për lepurin, shpirt!
Hymë në shtrat, shtrënguar pas njeri-tjetrit, në pritje të agimit që
s'po
vinte.
----------------------
http://www.mulakaj.net


|