> Shkruan: Dr. Korab R. Sejdiu
>
> Unifikimi thonë bën forcën. Shqiptarët gjatë historisë së tyre e
panë
> një unifikim total vetëm në kohën e Skënderbeut, që për këtë
arsye
> përballoi stuhitë osmane për një cherek shekulli. Suksesi i
Skënderbeut
> flet për vetveten. Përvech gjatë asaj kohe, shqiptarët shpesh kanë
> humbur sepse nuk kanë qenë të gatshëm të abdikojnë fuqinë
personale për
> një të mirë të popullit. Shembujt janë tepër të shumtë për t'i
> numëruar, duke filluar nga kohët ilire e deri më së voni me
degëzimin e
> LDK-së. Prandaj edhe kemi qenë të ndarë me shekuj në një shoqëri
> fisnore apo klanore, e jo të bashkuar si një komb - për atë edhe
kemi
> qenë të shtypur. Falë asaj, sot jetojmë të ndarë në gjashtë
shtete a jo
> nën një kulm.
> E them atë që të tregoj se tash është koha më e rëndësishme që
> interesat personale të lihen prapa dhe të mendohet në aspektin makro
> dhe afatgjatë. Kombi ynë ka nevojë jetike për unitet kombëtar që
të
> konservon këtë pak territor që na ka mbetur. Falë gabimeve
trashanike,
> sot gjendemi pranë edhe një humbjeje tjetër territoriale. Të gjithë
> jemi të vetëdijshëm se negociatorët tanë kanë gabuar që nga
fillimi.
> Pavarësia e Kosovës është dashur të jetë një koncesion, e jo
kërkesë e
> parë - është dashur të jetë mesi ku takohen dy palët, e jo pozita
> fillestare e palës sonë. Për këtë arsye, sot në prag të
negociatave të
> reja 120 ditëshe po flitet për ndarjen e Kosovës si koncesion,
realitet
> të cilin negociatorët tanë nuk po e kuptojnë. Është e mundur që
këta
> zëra të bëhen edhe më të fuqishëm gjatë negociatave të 120
ditëve të
> ardhshme. Ne nuk guxojmë ta pranojmë një gjë të tillë për hir të
> bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe gjetjes së një zgjidhje të
shpejtë.
> Që të kundërvihet chdo zgjidhjeje që përbën copëtimin e Kosovës
dhe të
> na kthehet sado pak fuqia negociuese, është paraqitur nevoja që të
> mbahet një Kongres Kombëtar që do të mbledhë reprezentuesit e
> shqiptarëve nga të gjitha trojet. Ky nuk do të ishte Kongres për
> shpalljen e unifikimit të Shqipërisë etnike. Larg asaj! Qëllimi i
tij
> do të ishte që t'i tregojë botës, e sidomos Europës, se shqiptarët
për
> herë të parë do t'i vendosin interesat kombëtare para interesave
> personale. Ky Kongres do të tregojë se mbrojtja e territoreve dhe
> kombit tonë ka më tepër rëndësi për ne sesa bashkëpunimi me të
huajt,
> anëtarësimi në NATO dhe BE, apo investimet e huaja. Në fakt, ky do
të
> jetë një Kongres që do t'i tregojë botës prioritetet e kombit
> shqipëtar, nga të cilat vetëprezervimi si komb radhitet i pari.
> Pas debatit, ky Kongres Kombëtar do të aprovonte një rezolutë në
të
> cilën do të parashtroheshin disa vendime që kanë të bëjnë me
mbijetesën
> kombëtare. Disa sygjerime do të ishin:
> Përqëndrimin e të gjitha trojeve shqiptare që të inkuadrohen në
> organizatat euro atlantike;
> Vendosmërinë e shqiptarëve të jenë faktor stabiliteti ekonomik dhe
> politik ne Ballkanin Perëndimor;
> Pajtimi se Flamuri dhe Himni i Shqipërise janë Flamur dhe Himn i
tërë
> shqiptarëve;
> Se, në këtë moment historik, Kosova dhe udhëheqja e saj kanë
> përkrahjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjithë shqiptarëve
> anembanë botës;
> Insistimin kombëtar që chdo ndryshim i kufijve në Ballkan në baza
> etnike do ta ndezë dhe legjitimojë kërkesën e Shqipërisë që t'i
kthehen
> tokat e aneksuara (lexo okupuara) në vitin 1912;
> Shkelja e të drejtave njerëzore të shqiptarëve jashtë vendeve ku
janë
> shumicë do të konsiderohet shkelje e të drejtave të gjithë
shqiptarëve
> dhe do t'i cenojë marrëdhëniet e atij vendi me te gjitha vendet qe
> popullohen nga shqiptarët;
> Një Kongres i Gjuhës do të mbahet chdo vit me qëllim që ta
konservojë
> gjuhën unike shqipe;
> Arsimimi i shqiptarëve kudo që ndodhen do të jetë interes primar
kombëtar.
> Kjo listë natyrisht se nuk është e plotë, mirëpo do të ishte një
> fillim i mirë. Besoj se një mbledhje e tillë kombëtare gjatë ketij
120
> ditëshit të ardhshëm negociator do t'i eliminonte të gjitha mendimet
e
> huaja edhe për një aneksim të trojeve tona dhe përdhunimin e
mëtejshëm
> të kombit tonë. Përvech kësaj, do të tregonte për një vendosmëri
të
> shqiptarëve që më në fund t'i tregojnë botës se ata janë unikë
në
> mbrojtjen e të drejtave të tyre - që më në fund ata janë NJË.
> (Autori është Doktor i Jurisprudencës, i shkolluar në SHBA. Ka
qenë
> Ndihmësgjykatës në Gjyqin Suprem të New Jersey-it dhe në Gjyqin
> Kancelar të shtetit Delaware. Aktualisht është avokat në një ndër
> firmat më prestigjioze të avokaturës në qytetin Philadelphia).
Çështja shqiptare në Ballkan është një çështje demokratike që
kërkon
një zgjidhje demokratike dhe institucionale në parlamentet e vendeve ku
jetojnë shqiptarët: Shqipëri, Kosovë,Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.
Çdo
rrugë tjetër me anë të Kongreseve Kombëtare apo Kuvendeve
Gjithëpopullore nuk çon në një zgjidhje , përkundrazi e komplikon
edhe
më tepër këtë çështje.


|