Chdo gje e gatshme per fillimin e fushates zgjedhore ne Kosove, e cila
do zgjase 21 dite dhe nuk do te dalloje shume nga fushatat e zgjedhjeve
të kaluara. Periudha e fushates zgjedhore e specifikuar me rregullin
nr. 7 te Komisionit Qendror Zgjedhor per fushaten e zgjedhjeve te
subjekteve politike thote se kjo periudhe fillon ne mesnaten e te
enjtes ne oren 24.00 me 25 tetor, perkatesisht ne oren 24 ne mbremje.
Por praktikisht kjo fushate do te filloje ne mengjesin e se premtes dhe
perfundon te enjten me 15 nentor po ashtu ne oren 24.00.