Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 1011 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?ORA_CING=CBRON_ZHURMSH=CBM?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-nentor2007@[EMAIL PROTECTED] > Nov 5, 2007 at 07:16 PM

Nën tingujt e tupanit dhe zurlave, Veton Surroi, lideri i
partisë ORA, pas çdo fjale është duartrokitur nga mijëra
simpatizantë në komunën e Lipjanit. Ai iu ka premtuar
atyre investime të mëdha në sektorin e bujqësisë, arsimit
dhe shëndetësisë. Ndërsa pavarësia, sipas Surroit, do të
realizohet vetëm atëherë, kur qytetarët do të jenë të
bashkuar ashtu siç ishin të dielën në Lypjan.


ORA 13:58.
Salla e Shtëpisë së kulturës në Lipjan
ishte stërmbushur me njerëz.
Duartrokitke dhe brohoritje të
pandalura për njeriun që synon
t'i bëjë zot shtëpie në Kosovë.
Për Veton Surroin, liderin e Partisë
Reformiste ORA, e shtuna dhe
e diela kanë qenë ditët, në të cilat
më së shumti është duartrokitur,
për dallim nga ditët e tjera të fushatës,
në të cilat ai kishte preferuar
të shëtisë nëpër rrugët e qyteteve
të Kosovës.
Edhe përkundër atmosferës së
mirë që kanë krijuar simpatizantët
e ORA-s në Lipjan, Surroit qysh
në mëngjes ia kishte prishur qejfin
një sondazh që është transmetuar
në media.
Në këtë sondazh, të porositur
nga një parti konkurrente, siç tha
Surroi, partia ORA ka përkrahjen
e vetëm 2.7 për qind të kosovarëve.
"Tash edhe unë po e bëj një sondazh.
A mendoni se do të kemi vetëm
2.7 për qind të votave?" i ka
pyetur Surroi simpatizantët, duke
pranuar një JO të madhe, nga
turma ku ishin mbledhur rreth
3000 veta.
Surroi dhe simpatizantët në Lipjan
besojnë se do të kalojnë edhe
20-përqindëshin në zgjedhjet e 17
nëntorit. Këtë përqindje, sipas përfaqësuesve
të ORA-s, do t'ia garantojë
programi, ku do të përfitojë
çdo individ në Kosovë.
Nën tingujt e tupanit dhe zurlave,
Surroi me bashkëpunëtorë
ka shpalosur programin e ORA-s
për këtë komunë.
Surroi u ka thënë qytetarëve të
Lipjanit se platforma e ORA-s, përveç
tjerash, favorizon investimet
në bujqësi.
"Ne kemi ardhur këtu për të kërkuar
Ministrinë e Bujqësisë. Kosova
duhet të jetë e pavarur dhe e
njohur ndërkombëtarisht, por nuk
duhet të jetë e varur nga ushqimi,
toka e Kosovës mund të ushqejë
kosovarin", ka shtuar ai.
Surroi me këtë rast ka bërë vetëm
dy propozime të thjeshta, të
cilat i përmban edhe platforma e
ORA-s. Sipas tij, bujqësia e Kosovës
duhet të përqendrohet në biznes,
bujqësia e Kosovës nuk mund
të shërbejë për mbijetesë.
"Ne nuk jemi popull që duhet
mbijetuar, ne jemi popull që duhet
zhvilluar, ndërtuar, arsimuar,
e bujqësia duhet të jetë pjesë e atij
zhvillimi", ka thënë Surroi, para
shumë simpatizantëve.
Ndërsa, propozimin e dytë në
sektorin e bujqësisë, ORA e ka bërë
në krijimin e një banke agrare, që
do të ndihmonte rimëkëmbjen e
ekonomisë së Kosovës.
"Kosova ka nevojë për bankë
agrare, jo për bankë fajdexhinjsh,
të cilët e mbyllin perspektiven
agrare. Ashtu siç do të vijë ulliri i
Sarandës në Kosovë, brenda një
tregu të lirë, ashtu do të shkojë patatja
e Pestovës në Gjirokastër", u
ka premtuar Suorroi lipjanasve. Ai
ka shtuar se për t'i realizuar të gjitha
këto, Kosovës i duhet një qeveri
e re.
Ndërsa, duke folur për procesin
e statusit të Kosovës, Surroi ka
premtuar se pavarësia e Kosovës
do të ndodhë atëherë, kur qytetarët
do të jenë të bashkuar, ashtu
siç ishin të dielën në Lipjan.
"Pavarësia nuk është vetëm pavarësi
e pranuar nga shtetet e
jashtme, por kur të na shohin
kështu të bashkuar dhe të tubuar,
do të na njohin të gjithë. Pavarësia
do të thotë një kulm mbi kokën
tonë dhe pa dyshim është një ecje
historike, të cilën e kemi bërë", ka
thënë Surroi, i cili pa ndërprerë
është duartrokitur nga simpatizantët.
Ai ka shtuar se çdo qytetar duhet
të ndjejë se është pjesë e një
Kosove të re dhe çdonjëri në Kosovë
të jetë kontribuues i këtij
ndryshimi.
"A nuk jemi ne zot shtëpie në
Kosovë? Jemi për nga ndjenja, jemi
për nga mendja, por ende na mungon
ta kapërcejmë pragun e lirisë
sonë të pavarësisë dhe mbi të gjitha,
ende na nevojitet që ta kapërcejmë
pragun e lirisë që të marrim
fatin tonë në duart tona dhe këtë
duhet ta bëjmë më 17 nëntor, kur
të votojmë për ORA-n. Urime", u
ka thënë Surroi në fund qindra qytetarëve
të Lipjanit, të cilët janë
mbledhur në Shtëpinë e kulturës.
Më pas janë prezantuar edhe
kandidatët për deputetë të Kuvendit
komunal të Lipjanit. Kandidati
për kryetar të kësaj komune, Zyfer
Aliu iu ka premtuar qytetarëve të
Lipjanit që në qeverisjen e ORA-s
do të ketë investime në arsim,
shëndetësi, infrastrukturë dhe segmente
të tjera.
"Racionalizimi i shpenzimeve
të Komunës, sidomos në pozicionin
e mallrave dhe shërbimeve, ku
më së shumti shpenzohet dhe keqpërdoret",
ka thënë Aliu se do të
jetë po ashtu prioritet për këtë komunë.
Ai u ka thënë simpatizantëve se
ORA ka për synim ta digjitalizojë
administratën komunale, duke
pasur parasysh ngathtësinë dhe
joprofesionalizmin në administratën
e kaluar.
"Dhe ky do të ishte një projekt i
realizueshëm dhe i pakushtueshëm.
Një prioritet është hapja e
një qendre komunale, ku të rinjtë
do të realizonin interesat e tyre...
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura
në harmoni me buxhetin komunal,
do t'i zgjedhim me një garant
të plotë", u ka premtuar ai lipjanasve.
Në fund Surroi me bashkëpunëtorë
dhe kandidatë për deputetë
të Komunës së Lypjanit, kanë
hyrë në valle, me shpresë që në
zgjedhjet e 17 nëntorit të dalin fitues.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?ORA_CING=CBRON_ZHURMSH=CBM?=
Y. Mulakaj <mulakaj-ne  2007-11-05 19:16:52 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 15:35:28 CDT 2008.