Kandidatët e LDK-Së të përfshirë në këtë listë të Koalicionit
“Shoqëria
civile për një parlament të pastër” sipas fakteve të raportuara nga
raportues të pavarur, nuk janë të denjë për të qenë pjesë e
Parlamentit
të Kosovës për shkak të shkeljeve që dyshohen se ata kanë bërë.
FATMIR SEJDIU – Në Zyrën e Presidentit sipas Auditorit Gjeneral (2006)
nuk mbahen shënime mbi shpenzimet; ka shkelje serioze të procedurave të
prokurimit në mallra, shërbime dhe shpenzime kapitale; nuk regjistrohen
shpenzimet për paga dhe mëditje. Si pasojë e shkeljeve në prokurim nuk
është e qartë si janë shpenzuar 412,553 euro. Auditori ka gjetur se
në
listën e pasurisë së Zyrës së Presidentit mungojnë: 6 llaptop, një
projektor dhe vetura, ndërsa dy llaptop janë paguar, mirëpo nuk ka
qenë
e mundur të identifikohet ekzistimi faktik i tyre.
EQREM KRYEZIU - Në komunën e Prizrenit Auditori Gjeneral (2006) ka
gjetur se fare pak respektohet ligji mbi prokurimin publik, se fituesit
e tenderëve nuk i kanë plotësuar kushtet për të fituar, ka paqartësi
rreth tenderëve, janë shpallur fituesit e tenderëve akoma pa u bërë
vlerësimi i plotësimit të kushteve, janë nënshkruar kontratat pa u
zotuar fondet dhe janë bërë pagesat akoma pa u kryer punët. Devijim i
qëllimshëm nga rregullat e kuotimit dhe prokurimit për qëllime
manipulative. (Opinion i auditorit).
Sipas shtypit, ka ndikuar në emërimin e Fadil Kryeziut (kushëri i
afërt) në postin e zvministrit të shëndetësisë. Blerim Kuçi,
dhëndërr i
familjes së Eqremit, emërohet zvministër i brendshëm, ndërsa pas
demonstratave të 10 shkurtit 2007, ai bëhet ministër i brendshëm.
Është
raportuar në media që kompania ndërtimore e Kuçit ka fituar shumicën
e
tenderëve komunal në komunën e Prizrenit. Pa vendim të KK të
Prizrenit,
Kryeziu vendos të ndërtojë të ashtuquajturën “Shtëpi e Bardhë”
që
kushtoi 5 milionë euro, fonde këto për të cilat anëtarët e
Asamblesë
Komunale e kanë akuzuar për keqpërdorim.
LUTFI HAZIRI – Shtypi ka raportuar se ka përfituar në mënyrë të
paligjshme nga privatizimi i fabrikës së radiatorëve në Gjilan
“JugoTerm”. Për këtë është akuzuar publikisht nga ish-drejtori i
fabrikës Sh.A. në gazetat ditore me ç’rast ai ofroi edhe fakte të
involvimit të zvkryeministrit Haziri në konton e të cilit, përmes Eng
Office janë derdhur 14 mijë euro.Dyshimet për korruptim në
privatizimin
e Jugotermit janë ngritur edhe në dy auditime të brendshme të AKM-së,
ndërsa Dhoma e Veçantë në Gjykatën Supreme ka anuluar shitjen e saj.
Si
kryetar komune në Gjilan Lutfi Haziri është përgjegjës për
ndërrimin e
paligjshëm të destinimit të 2,450,000.00 eurove nga gjithsejt
3,700,000.00 euro sa kishte ndarë Kuvendi i Kosovës në vitin 2002 për
sanimin e dëmëve të tërmetit në komunën e Gjilanit, duke shkelur
ligjin
mbi buxhetin dhe duke ngritur dyshime për keqpërdorimin e parasë
publike.
ALI LAJCHI - Auditori Gjeneral ka gjetur shumë shkelje në Komunën e
Pejës të udhëhequr nga Lajçi, sidomos në procedurat e prokurimit,
kontrata dhe faturim. Sipas Auditorit të dhënat mbi asetet e komunës
nuk janë regjistruar në librat e kontabilitetit, procedurat e dhëna
për
prokurim nga Ministria e Ekonomisë nuk janë përcjellur dhe komisioni
për vlerësimin e këtyre aseteve nuk është themeluar. Procedurat e
brendshme të kontrollit lidhur me shpenzimet e buxhetit janë joadekuate
dhe komuna nuk i kontrollon ato. Sa ka qenë Lajçi kryetar i Pejës,
zyrtarë të lartë të kësaj komune janë gjendur nën hetime për shkak
të
abuzimeve me rastin e blerjes së makinave për komunë. Sipas raporteve
në hetuesi në secilën veturë janë keqpërdorur nga 5 mijë euro.
Shkeljet
në këtë rast janë me sa vijon: blerje pa tender publik, tejkalim i
shumës së lejuar për makina, të dhëna të rreme për kapacitetin e
makinave, tejkalim i kompetencave, falsifikim i dokumentave si dhe
dëmtim i buxhetit komunal në shumën prej 20 mijë euro.
SABRI HAMITI - Shtypi ditor ka raportuar për plagjiaturë që Hamiti ka
bërë në studimin “Tematologjia”. “Tematologjia” është shkrimi
i Sabri
Hamitit prej 17 faqesh, që i paraprin librit me të njëjtin titull të
botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Sipas shtypit,
po të krahasohet me Dictionnaire des Genres et notions littéraires
(Paris, 2001), del se thelbi i “Tematologjisë” është marrë nga ky
tekst.
FAIK GRAINCA - Si kryetar i Ferizajt, dyshohet se për shkëmbim të
votës
i ka dhënë këshilltares Miradije Goga 100 metra hapësirë në pronën
publike, përkatësisht në oborrin e çerdhes së fëmijëve
“Ardhmëria Jonë”
e cila hapësirë është shfrytëzuar për ndërtim montazh nga
bashkëshorti
i Miradijes, dr. B. Goga. Si kryetar i komunës, Grainca vazhdon ta
mbrojë fuqishëm kryeshefin e ekzekutivit komunal, Dukagjin Hetemi, i
cili më 17 shtator 2007 është paraqitur në prokurorinë komunale, ku
Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike pranë Komandës Regjionale të
Policisë në Ferizaj, ka bërë kallëzimin për të. Kryeshefi Hetemi
duhet
të përgjigjet për 6 vepra penale.
ZEJNULLAH RRAHMANI - Në mesin e viteve ’90, Rrahmani mbante postin e
dekanit të Fakultetit të Filologjisë në UP. Në atë kohë mediat
patën
raportuar se për mijëra euro të mbledhura nga pagesat e studentëve nuk
ishin dhënë dokumentacion që do të tregonte se ku dhe si janë
shpenzuar. Dyshohej se Rrahmani i ka keqpërdorur këto para. Më i
zëshmi
atëbotë për publikimin e këtij problemi ishte një referent i
fakultet,
i cili ishte larguar nga puna me urdhër të zotit Rrahmani edhe pse
tashmë ai e kishte njoftuar opinionin publik për dyshimet për
keqpërdorime.
ZEF MORINA - Si ministër transporti në qeverinë Rexhepi ka favorizuar
projektet për zonat rurale të Gjakovës, prej nga vinte vetë Morina.
Ish-ministri dyshohet për përvetësim të fondeve të participuara nga
banorët në fshatin Vogovë të Gjakovës. Banorët kanë akuzuar
Morinën
disa herë nëpërmjet mediave se ka zhdukur pa gjurmë 60 mijë eurot e
tyre, të cilat ishin grumbulluar me qëllim të ndërtimit të rrugës
së
fshatit. Firma e Zef Morinës “Arjak” ka qenë fituese e një vargu
tenderash në komunë deri në momentin që ai ishte pjesë e PShDK-së.
Skandali më i madhë që është raportuar detajisht në media, gjatë
kohës
që ka qenë ministër, është dhënia e licensave për kontrollin
teknik,
gjithsej 40 sosh. Shumë pronarë të kontrolleve teknike kanë deklaruar
publikisht se kanë dhënë para deri në 100 mijë euro për të marrë
një
licensë për kontroll teknik. Po ashtu është pronar i një trolli ku
gjendet një qendër për kontrollim teknik të automjeteve në Gjakovë
së
cilës ministria ia ka dhënë licensën në kohën sa Morina ishte
ministër.
Licensa është dhënë në emër të një kushëriri të tij, por gjatë
hulumtimit të dokumentave nga mediat qe marrë vesh se kjo qendër
kontrollimi teknik të automjeteve është e tij.
MURSEL IBRAHIMI - Si kryetar i Mitrovicës i bie përgjegjësia kryesore
për mos ndërhyrje në keqpërdorimet që janë bërë me rastin e
ndarjes së
banesave për “kuadrot” e Mitrovicës. Këto banesa i ka ndarë KK i
Mitrovicës në prill të vitit 2006. Shumica e banesave janë marrë nga
drejtorët e drejtorive të administratës së Komunës së Mitrovicës
përkundër faktit që ata çështjen e banimit e kanë pasur të
zgjidhur.
Edhe pse rregulloret në fuqi ia ndalojnë punën apo marrjen e rrogave
të
shumëfishta z Murseli këtë e ka praktikuar vazhdimisht si kryetar i
KK-së së Mitrovicës, ligjërues në Fakultetin xehtaro-metalurgjik të
Mitrovicës, dhe ligjërues në degën në Mitrovicë të Universitetit
privat
Fama.
HAKI SHATRI - Mban pesë poste publike. Si anëtar i bordit të AKM-së ka
mbrojtur tenderin e “Jugoterm”-it ku dyshohej për korrupsion dhe nga
vet AKM-ja. Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme e ka anuluar shitjen e
kësaj fabrike pasi ka konstatuar shkelje ligjore. Si ministër i
ekonomisë ka lejuar transferin e 1.1 milion eurove nga Ministria e
Shërbimeve Publike drejt Presidencës për blerjen e 6 xhipave të
blinduar, duke bërë shkelje të ligjit mbi buxhetin e Kosovës. Sipas
Auditorit (2005) ministria e ekonomisë (dhe e tregtisë) i ka shkaktuar
dy milionë euro humbje në të hyra buxhetit të Kosovës në
(mos)licensimin e kazinove. Sipas Auditorit (2006) kontrata për
furnizim me karburante mes MEF-it dhe një kompanie është nënshkruar me
çmim 0.69€, ndërsa pagesa është bërë me 0.98€. Kontrata mes
MEF-it dhe
një kompanie tjetër për furnizim me karburante është nënshkruar nga
një
person i paautorizuar, pa procedura të prokurimit. Më 2007, Haki
Shatri, me ndikime politike i ndan 400 mijë euro Universitetit Amerikan
të Kosovës në bursa për studentët “e suksesshëm” që vijojnë
studimet në
këtë universitet jopublik, vetëm disa muaj pasi që Administrata
Tatimore kishte mbledhur me detyrim afër 300 mijë euro nga ky
universitet.
HAKI RUGOVA - Tash gjashtë vite është Kryeshef Ekzekutiv në KK Istog.
Dyshohet për manipulimin e dhënies së tenderëve firmës e cila
udhëhiqet
nga vëllai i tij. Dyshohet se ka keqpërdorë pozitën për dhënien e
pronës komunale në pronësi private.
IBUSH JONUZI - Si nënkryetar i KK-së Vushtrri, është përgjegjës për
instalimin e gurëthyesit të “Ital Betonit” në fshatin Pasomë. Ka
pasur
në pronësi një përqindje në këtë gurëthyes, gjë që e vë atë
në konflikt
interesi. Në këtë rast ish-drejtori i Drejtorisë për Financa në
Vushtrri, R.R., pat deklaruar se kjo kompani për rreth dy vite punë ka
paguar 3.000 DEM tatim pas një presioni publik. Këtë tatim e ka pagur
vetë nënkryetari Jonuzi.
MELIHATE TERMKOLLI - Në 2005, si ministre e shërbimeve publike (MShP)
ka ndërruar destinimin e mbi një milionë eurove që ishin dedikuar për
Pallatin e shtypit. Këtë shumë të të hollave në kundërshtim me
Ligjin
për Menaxhim të Finansave Publike Tërmkolli e ka bartur në
xhirollogarinë e presidencës me qëllim blerjen e makinave të
blinduara.
Mjetet u kthyen prapë në presidencë, ndërkohë mediat raportuan gjatë
mbi këtë aferë, ku u arrestuan disa persona në Gjermani të akuzuar
për
shpërlarje parash. Më 2007 shtypi raporton se në MShP është bërë
dukuri
e zakonshme që pasi kompanitë konkurruese të fitojnë në tendere, ato
të
refuzohen nga ministria dhe të mos nënshkruhen kontratat e nënshkruara
në mënyrë të rregullt, ku qenë ngritur dyshime edhe për korrupsion.
ISMET BEQIRI – Inisiator për shtruarjen me granit të një segmenti në
qendër të Prishtinës në vlerë prej 2 milion eurove, pa vendim nga
Asambleja Komunale si i vetmi organ kompetent për të marrë vendime të
tilla. Shtypi ka raportuar se gjatë blerjes së këtij graniti janë
paguar rreth gjysmë milioni euro më shumë sesa vlera e tregut. Ka pasur
dyshime për korrupsion në shtyp gjatë mandatit të tij si kryetar i
Prishtinës. Qe akuzuar për marrjen e një veture ryshfet prej pronarit
të një biznesi privat në këmbim të shtrimit të rrugës deri te
hoteli i
tij. Ka marrë banesë nga komuna e Prishtinës pa ndjekur procedurat
ligjore. Si kryetar i Asociacionit të Kryetarëve të Komunave të
Kosovës, Beqiri ka vendosur selinë e saj në një objekt pa leje të
një
personi të afërt me krerët e komunës dhe fitues i shumë tenderave në
komunë. Auditori Gjeneral (2005) ka gjetur shkelje të shumta në
komunë,
vërejtjet me serioze janë mosregjistrimi i stoqeve ku lihet hapur
mundësia e humbjes dhe keqpërdorimit si dhe një vlerë relativisht e
madhe e të hyrave vetjake të komunës, në emër të qirave për
objektet e
komunës, nuk është e mbuluar me kontrata.
FATMIR REXHEPI - “Eng Office” kompania e regjistruar në emër të
vëllaut
të ish-ministrit në qytetin e Gjilanit njihet si kompani familjare e
familjes Rexhepi. Kjo kompani dyshohet si e implikuar në kurdisje të
çmimit në blerjen e fabrikës së radiatorëve në Gjilan,
”Jugoterm”. Ky
tender është anuluar nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme për
shkak
se janë vërtetuar shkelje ligjore. Dyshime për shkelje janë ngritur
edhe nga AKM-ja përmes dy auditimeve që treguan se ofertat kanë qenë
të
kurdisura, ndërsa vet prezenca e ish-ministrit Rexhepi dhe e
zvkryeministrit Lutfi Haziri ka ndikuar që bordi i AKM-së, me gjithë
akuzat e ngritura për kurdisje, të mos marrë asnjë vendim në lidhje
me
anulimin e shitjes, për shkak të rezistencës nga ana e anëtarëve
vendorë në bordin e AKM-së, ministrit Dugolli dhe ministrit Shatri.
QEMAJL AHMETI - Si ministër i transportit është akuzuar në shtyp për
përzgjedhje të firmave jokompetente për shtrimin e rrugëve, duke
shkaktuar ngadalësim në shtrimin e tyre dhe evitimin e bllokadave në
rrugë, si dhe për korrupsion dhe favorizim të familjarve në
përfitimin
e tenderëve publik. Auditori Gjeneral (2006) ka gjetur shkelje dhe
keqpërdorime të parasë publike në punësim, rroga, kontrata dhe në
prokurim. Auditori ka gjetur se mungon kontrata mes operatorit ekonomik
dhe nënkontraktuesit për ndërtimin e rrugës Morinë-Merdare në shumë
prej 1.668.628.94 eurosh. Sipas auditorit ministria ka shkelur
rregullat e tenderimit në vazhdimësi duke mos i dhënë përparësi
çmimit,
dhe duke i lënë hapësirë manipulimeve me paranë publike. Prej kohës
që
është bërë ministër ka ndërtuar shtëpi në lagjen Bledi në
Prishtinë,
vlera e të cilës kalon qindra mijëra euro dhe është në shpërputhje
me
të ardhurat e tij si ministër dhe deputet.
BEHXHET BRAJSHORI - Dyshime për keqpërdorime me fondin e rindërtimit
per dëmet e shkaktuara gjatë trazirave të marsit 2004. Raporte të
botuara në media për shtëpitë e ndërtuara me këto fonde flasin për
ndërtim jocilësor të tyre.
ANTON BERISHA - Kreu i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimit (ART)
ka përgjegjësi direkte për shkak të lëshimeve në procedura, të
cilat
janë konstatuar nga Auditori Gjeneral, është përgjegjës për
dështimin
dhe korrupsionin në tenderin për operatorin e dytë të telefonisë
mobile, tender që është përsëritur dy herë për shkak të
korrupsionit
dhe i ka humbur Kosovës miliona euro. Berisha gjatë tenderit të parë
pavarësisht vërejtjeve të UNMIK-ut dhe firmave ndërkombëtare
kontrolluese për parregullsi në procesin e tenderit nuk ka hequr dorë
nga nënshkrimi i licensës për pronarin e kompanisë Dukagjini, Ekrem
Lluka, nënshkrim që u anulua pas disa orësh nga UNMIK-u me kërkesën e
qeverisë Rexhepi. Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai është i lidhur
shumë ngusht me Ekrem Llukën dhe kjo vërtetohet edhe nga fakti që
Lluka
fiton për herë të dytë në tenderin e telefonisë. Konzorciumi me
shumicë
aksione nën pronësi të Llukës është tërhequr më pas në mënyrë
që sërish
të fitojë kompania sllovene Slovenija Mobitel, me të cilën firmë
Lluka
ka partneritet strategjik dhe pat fituar edhe tre vjet më parë. Edhe
pse dokumentacioni tenderues për operatorin e dytë të telefonisë
mobile
ka paraparë që në rast tërheqjeje fituesit të tenderit t’i ndalen
20% e
çmimit të ofruar për licensë. ART ka dështuar të sigurojë një
garancë
bankare për këtë shumë parash duke i shkaktuar një dëm prej 16.2
milionë euro Buxhetit të Kosovës.
REXHEP OSMANI- I dyshuar për korrupsion qysh në vitin 1997 nga shtypi i
atëhershëm për rreth 800 mijë marka gjermane, të dedikuara për botim
librash. Ka dhënë shuma të mëdha të parasë publike nga buxheti i
ministrisë së arsimit për një universitet privat, pronë e një
personi
që tashti është këshilltar në qeverinë e Kosovës. Këtij personi i
janë
dhënë 460 mijë euro pa tender, me prokurim të drejpërdrejtë, në
emër të
hartimit të programeve dhe librave për shkollat profesionale, duke
shkelur ligjin për prokurime ndërkohë që programet dhe librat janë
vlerësuar si të dobët nga ekspertët. Përfitim në mënyrë të
dyshimtë i
një toke në vlerë prej 500 mijë eurove në zonën industriale në
Prishtinë, që iu dha si kompensim për tokën që iu mor në fshatin
Sllatinë të Fushë Kosovës. Vlera e tokës së kompensuar është
shumëfish
më e lartë se e tokës që i është marrë, ndërkohë që për
diferencën nuk
është biseduar fare. Ka filluar ndërtimin e një objekti pa siguruar
më
parë lejën e ndërtimit, në kundërshtim me planin urbanisitik sepse
në
këtë pjesë parashihet ndërtimi i objekteve industriale dhe jo i atyre
tregtare-hoteliere.
ALI SADRIJA - Ish-ministër i ekonomisë në qeverinë Rexhepi, është
raportuar në shtyp për nepotizëm, keqmenaxhim dhe keqplanifikim të
buxhetit të Kosovës. Në fund të vitit 2004 (tetor-dhjetor) ndan një
donacion prej 330.450 eurosh për kompletimin e 10 ordinancave
stomatologjike dhe laboratorit teknik në ambulancat publike në Ferizaj.
Projekti udhëhiqej nga dr.Ramadan Çerkini, shef i njësisë së
stomatologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, dhe nip i
ministrit
Sadrija, ndërsa procesi i tenderimit ishte stërzgjatur dhe përcjellur
me manipulime dhe parregullësi. Ministri Sadriu duke kultivuar
nepotizmin punësoi vëllain Ruzhdi Sadrija në pozitën e drejtorit të
Administratës Tatimore në rajonin e Ferizajt. R. Sadrija, largohet nga
kjo pozitë në 2006, për shkak të keqpërdorimeve. Si ministër Ali
Sadrija shfrytëzon postin për t’i ndarë vajzën së tij një bursës
për
Universitetin Amerikan, para të cilat janë ndarë nga vet kjo ministri.
BUJAR BUKOSHI - Ka udhëhequr me qeverinë e Kosovës në ekzil. Burimi i
financimit të qeverisë së tij ka qenë tre-përqindëshi i dhënë në
mënyrë
vullnetare nga qytetarët e Kosovës me punë në vendet perëndimore. Nuk
ka pasur asnjëherë transparencë të plotë rreth këtij fondi. Në
shumë
raste mediat kanë shkruar për përdorimin e tyre politik, si rregullim
rrugësh, kanalizimesh dhe projekte tjera me qëllim përfitimin e
votuesve të caktuar. Jotransparencë ka edhe në lidhje me përdorimin e
5.5 milionë markave të inkasuara prej shitjes së “Dardania Bank”
në
Tiranë.


|