I
Partia e Ballit Kombëtar është e para organizatë politike mabrë
shqiptare nacionaliste –
demokratike, pluraliste e cila u themelua si domosdoshmëri historike në
qershor te vitit 1939 nga
një grup patriotësh, intelektual të drejtuar, organizuar dhe frymzuar
nga patrioti i shquar Mid-hat
Frashëri.
Balli Kombëtar,është vazhdimsia e të gjitha lëvizjeve të organizuara
shqiptare që kanë
patur si qëllim bashkimin e kombit shqiptar, lartësinë morale të
tijë,
rritjen e vlerave shqiptare e
zakonore, rritjen e ndjenjave komëtare, arsimimin e vazhdueshem,
kultivimin dhe rritjen e
parreshtur të mirëqenjes së tijë ekonomike.
Platforma bazë politike e BK është DEKALOGU i vitit 1942, si dhe tetë
pikat e
nacionalizmës Shgiptare të cilat konsiderohen si ABC-e zgjedhjes se
çështjes mbarëkombtare.
Motoja e BK është: "Në robëri puna jonë është lufta,
Në Iiri lufta jonë është puna".
II
ÇËSHTJA KOMBËTARE
"Partia Balli Kombëtar" ka karakter thellësishtë kombëtar dhe ka si
qëllim bashkimin e
të gjitha trojeve etnike, shqiptare në një shtet të vetëm.
"Balli Kombëtar" rrespekton, mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e
shgiptarëve që
jetojnë në trojet etnike shqiptare. Respekton emancipimin politik,
ekonomik, shoqëror, për të
drejtat historike e të parnohueshme të tyre.
Balli Kombëtar duke rrespekuar aktet ndërkombtare do të kërkoj
fuqimisht pran të gjitha
organeve dhe organizmave vendimmarrës ndërkombtar të repektojnë të
drejtat kombëtare dhe
njerzore te shqiptarëve dhc grupeve tjera etnike. BK nuk do të pranoj
dhe nuk do të lejoj
asnjëherë gjenocidin antishqipëtar që synon zhdukjen e pjesëshme apo
të
plotë Kombit dhe të
gjithë grupeve etnike që jetojnë në kuadër të teritoreve etnike
shgiptare. Balli Kombëtar mbron
gjithashtu të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari në botë, kudo që ai
jeton dhe punon.
III
DREJTIMET POLITIKE
Partia"Balli Kombëtar" bënë pjesë në spektrin politik të djatht.
Veprirntarija politike e
BK me të gjitha subjektet politike që bashkpunon është kundër
programevc të ideve raciste,
shoviniste, kornuniste, fashiste. Në përputhje me statutin dhe
programin e saj, BK mund të bëjë
aleancë vetëm me ato parti, shoqata etj. që programet dhe veprimtaria e
tyre politike nuk bie
ndesh me idealin Kombëtar.
Duke pasur si prioritet çështjen kombëtare, në politikën e saj të
jashtme BK do të
orientohet drejt atyre forcave politike apo shteteve që rrespektojnë
sovranitetin dhe pavarsinë e
Kosovës si etapë e parë për zgjedhjen e drejtë të çështjes
gjithkombëtare dhe integrimin e plotë
në Europën e bashkuar.
IV
SHTETI DHE LIRITË E SHTETASVE
BK respekton vullnetin e lirë të popullit për formën e qeverisjes.
Respekton kërkesat • ligjëshme të cilesdo formë politike në tërë
hapsirën
shqiptare, që paraqet një aitemativë tjetër demokratike të qeverisjes
dhe që
mbështetet nga vullneti i popullit.
Mbështet fuqishëm diversitetin (ndryshueshmërinë) e mendimit dhe
pluralizmit politik ne Kosovë dhe në të gjitha trojet etnike shgiptare.
Respekton çdo alternativë që ka si qëllim përparimin ekonomik,
politik dhe
shoqëror të vendit.
Respekton votën e lirë dhe të fshehtë të popullit si të drejtën
themelore të tijë dhe
si kusht kryesor për zhvillimin e demokracisë së vendit. Vetëm vota e
lirë e popullit ka të
drejtën e ndrrimit të forcave politike në pushtet. Dhunimi ose
manipulimi i votës se lirë
të popullit përmbanë një shkelje të rëndë të demokracisë dhe
është në
kundërshtim të
hapur të partisë.
Lufton për ndarjen dhë pavarsinë e pushteteve Iegjislative, ekzekutive
gjygësore. Para ligjit të gjithë janë të barabart, pavarsisht nga
mosha, besimi, gjinia,
përkatsia kombëtare, raca gjendja socijale, etj.. Rcspekton të drejtën
e fjalës, shprehjen
e mendimit publik, të drejtën e mbledhjes, tubimeve dhe manifestimeve
me karakter
politik, ekonomik, shoqëror, të drejtën e peticioneve dhe të
referendumeve, të drejten e
pjesmarrjes në një parti politike, në shoqata qeveritare ose të
pavarura.
Njeh te drejten e besimit fetar dhe ushtrimit të tijë në instituctoinet
fetare. Nuk
njeh dhe ndalon me ligje veprimtartnë e sekteve fetare që mbjellin
urrejtje dhe përçarje në
popuii Lufton që të ndërpritet dhuna e çdo lloji të diktatures. Njeh
dhe mbron të githa të
drejtat e pakicave kombëtare në përputhje me aktet ndërkombëtare
Garanton liritë dhe të
drejtat e gjithë njerëzve që jetojnë në trojet etnike shqiptare
BK nuk bën lëshime ndaj kërkesave të minoriteteve në dëm të
interesave
kombëtare dhe grupeve tjera etnike si pasojë konjukturave
ndërkombëtare.
V
ZHVILLIMI EKONOMIK.
BK angazhohet për zhvillimin ekonomik, ku ekonomia e tregut dhe sektori
publik do të
plotsojnë njëri-tjetrin për të siguruar mirëqenjen e qytetarve të
Kosovës. Solidaritetin qe shtetet
demokratike të botës treguan dhe tregojnë ndaj nesh, duhet të shërbej
për forcimin e solidaritetit
mbrenda nesh.
BK ashtu si edhe deri me sot do të luftojë që në mardhënjet e
pronsisë
të zgjidh
përfundimisht padrejtsitë e krijuara si pasojë e sistemeve te kaluara e
duke ju kthyer ish
pronarve pronat e mundshme apo kompenzimet e pronave që nuk mund të
kthehen
Duke qenë një parti thellsisht nacionaliste - progresive dhe duke pasur
parasysh zgjidhjen
në një kohë relativisht të shkurtër të problemit kombëtar, ne do
të
synojmë që zgjidhjet
ekonomike të përfshin të gjitha hapsirat shqiptare çka do të thotë
se
është kusht i domosdoshëm
që bashkimi kombëtar t'i paraprijë integrimit ekonomik kombëtar. Ndër
detyrat imediate në
Kosovë, ne mendojmë se duhet të stimulohen investimet që do ta zbusin
papunsinë e madhe që e
ka përfshirë Kosovën dhe për tu futur kështu në hapsiren europiane
me
identitet të gartë
kombëtar. Për arritjen e këtyre objektivave mendojmë që të
ndërmeren
disa përvoja ekonomike të
cilat synojnë që të rriten mundësit për krijimin e kapitaleve
autoktone
shqiptare.
1. Zhvillimi i bujqësisë.
Bujqësia është dhe do të mbetet bazë e zdlvillimit ekonomik të
vendit.
Ne do të nxisim
dhe stimulojmë prodhimet bujgësore dhe do ti garantojmë çmimet e tyre
nga konkurenca e
prodhimeve të jashtme. Jemi për modemizimin e mjeteve bujqësore dhe
krijimin e kushteve
që sa më lirë të importohen mekanizime bujqësore nga bota e jashtme
duke hequr taksat
doganore.
Krijimi i fermave moderne të tipit Europian sidomos rritjes së fcrrnavc
blegtorale që
hapin rrugën e exportit të prodhimeve në botën e jashtme. Të u ipet
kredi afatshkurte dhe
afatgjatë fermarve dhe fshatarëve, i cili kthim i kredisë duhet tëjet
nën mbikqyrjen rigoroze të
shtetit. BK sheh si perspektivë të madhe të zhivillimit të industrisë
së vogël në përpunimin e
prodhimive në fshat, e kjo mundëson rritjen e prodhimitarisë blegtorale
dhe bujqësore.
2. Industrializimi i vendit.
Si bazë e integrimit në familjen e madhe europiane është
industrializimi i vendit në bazë të
iniciativës së Iirë private, ndihmës së shetit dhe investimeve të
huaja.
BK është për një prioritet në industrializimin e vendit e sidomos
industrisë ushqimore ku
lënda e pare gjendet në vendin tonë, dhe industrisë së lehtë. Në
Kosove
i kemi të gjitha
mundësit që për një kohë shumë shkurt te zivillojmë në nivelin
europian
mjaft degë të
industrisë së lehtë si psh. Industria e materialeve ndërtimore,
mobiljeve, veshmbathjes si
dhe përpunimet e artizanateve të cilat nuk kërkojnë investime te
mëdha.
Kjo mundëson që sa
më pak të ket prodhime të importuara nga jasht. Këtu shteti duhet të
ndihmoi me kredi
afatgjate dhe afatmesme. Sa i përket industrisë së rëndë, përpunimit
të
xeheve, metaleve dhe
prodhimeve tjera, BK është për privatizimin e këtyre objekteve, dhe
nxitjen e prodhimit
privat të tyre duke siguruar kredi nga vendi dhe bota e jashtme, duke
siguruar prodhime me
standarde të larta për export. BK është që të sigurohen dhe të
lejohen
investimet e jashtme në
këto degë të industrisë.
3. Turizmi.
Në Kosovë ekzistojnë kushtet për zhvillimin e turizmit dimror, sportiv
e rekreativ
(monumentet e ndryshme historike, kulturore, etnografike etj.). BK synon
rekonstruimin e të gjttha qendrave kryesore turistike në vend e sidomos
turizmin malor,
fushor duke i ndërtuar rrugët,ujin e pishëm, energjinë elektrike,
hoteleve dhe formave
tjera për rekreacion. BK përkrah investimet e huaja dhe vendase për
zhvillimin e
turizmit të lartë gjë që do të krijoshin një burim të të ardhurave
për
Kosovën.
4. Ndertimi
BK do të angazhohet në krijimin e ndërmarjeve të fuqishme shtëtrore
dhe
private
për ndërtimin e komplekseve urbane, për zgjedhjen c çështjeve të
banimit, ndërtimin e
objekteve ekonomike, arsimore, kulturore shkencore dhe sociale
5. Tregtia-transporti.
BK angazhohet që tregtia dhe transporti të mbahen në duart e
iniciativave private
ndërsa pjesa e tregtisë dhe transportit ndërkombëtar te mbeten në
duart
e shtetit. BK
synon të nxisë tregtinë private export import, duke ju ndërprerë
rrugën
të gjitha
spekulimeve në kurriz të konsumatorëve, duke kontrolluar çmimet e
artikujve bazë:
grur, sheqer, gaz, medikamente, per të cilat shteti krijon kushte
lehtësuese për tarifat,
taksat dhe tatimet.
6. Shërbimet.
BK synon dhe nxit zhvillimin e shërbimeve si ne qytet ashtu edhe ne
fhat për të
lehtësuar kushet e jetës se shtetasve dhe per të hap vende të reja
pune
siq janë: shërbimet
e telefonit telegrafik civile, dhe format tjera të shërbimeve me
interes të popullit.
7. Arsimi -
BK e konsideron arsimimin e popullsisë si një domosdoshmëri për ta
rritur
shkallen e inteliglencës së popullit. BK angazhohet që në Kosovë te
ekzistojë arsimimi
falas në çdo shkollë si dhe arsimimi privat. Arsimimi fillor si dhe i
mesëm duhet të jenë
të obliguara ne menyrë që ne Kosovë mos të ketë analfabet dhe
populli
të jet i kualifikuar
për punsim. Balli Kombetar ka konsiderat të lartë ndaj personelit
meësimor dhe do të
angazhohet që ta shperblej personelin arsimor, duke kërkuar nga ata që
tek brezi i ardhshëm
të rrisë frymën e kombëtares.
8. Kultura dhe arti.
"S'mundë të ket kombësi pa një shpirt kombëtar, dhe smund të ket
shpirt
kombëtar pa një kulturë të lartë kombëtare".
BK përkrah dhe nxit institucionet kulturore të vendit për të
argumentuar shkencërisht historin
dhe kulturën materjale e shpirtrore të kombit tonë.
BK kërkon një vlersim objektiv dhe shkencor të të gjitha vlerave
morale, kulturore e politike
nga e kaluara e kombit tonë dhe të figura të ndritura.
BK kërkon që të rishikohet dhe të rishkruhet e kaluara historike mbi
çdo gjë që ka frymën
kombëtare. BK kërkon që shteti të përkrah dhe të financoi çdo
studim me
vlerë kombëtare, në
histori gjuhsi, shkencë natyrore si dhe çdo vlerë madhore artistike që
me vlerat e tyre i shërben
kombit dhe bënë pjesë në historinë e kulturës kombëtare.
9. Politika shëndetësore.
Politika jonë shëndetësore konsiston ne ruajtjen dhe kultivimin e
shëndetit të
popullit si detyrë parësore për krijimin e një shoqërie të
shëndosh.
Me qëllim që të shkojmë drejt përmirsimit të gjendjes shëndetsore
të
popullsisë në
Kosovë, politika shëndctcsorc do të bazohet ne p(anifikimin
shcndetësor
si detyrë kryesore drejt
ristrukturimit tërsor të sistemit shëndetësor, përmes elaborimit
global
dhe të koordinuar politik, pa
harruar përparsine në degazhimin e mjeteve në kuadër të kësaj
politike.
Angazhimi do të
orjentohet edhe në faktorët e rëndësishem si psh.ambienti dhe mënyra
e
jetesës.
BK, lufton të merren të gjitha masat për të ruajtur dhe mbajtur
shëndetin e popullit , duke
kërkuar që shërbimet shëndëtësore të jen falas, ashtu që
shëndetësin ta
financoj shteti, duke mos
përjashtuar edhe shërbimet shëndetësore private.
10. Mbrojtja dhe siguria.
BK angazhohet fuqishëm për thernelimin e ushtrisë së Kosovës duke
pasur si
qellim integrimin e saj në struktura shtetrore dhe ne ato Euro-Atlantike.
Krahas angazhirnit për modernizimin e ushtrisë, BK angazhohet edhe për
modernizimin e
forcave të rendit.
FORUMI I GRUAS
BK do të angazhohet që gruaja të ketë vendin e merituar në shoqëri,
duke qen e
barabart me mashkujt dhe e përfaqsuar në të gjitha strukturat dhe
fushat e jetës
FORUMI RINOR
Rinia është struktura më e ndishme dhe adhmëria e kombit. Për këtë
arsye BK do të angazhohet
gjithmon në ndërtimin dhe kultivimin e vedijes dhe ndërgjegjës
kombëtare të rinis, duke i dhënë
mundësin që të organizohet dhe të jetë i përfaqsuar në të gjitha
strukturat e qeverisjes së shoqëris
demokratike shqiptare
POLITIKA SOCIALE
BK kërkon një kujdes më të madh ndaj të varfërve, ndaj invalidve të
luftës fëmijëve jetim
që pësuan nga lufta, personave të hendikepuar, pensionistëve dhe
shtresave tjera që kanë nevojë
për ndihmë. BK kërkon të krijoj një Kosovë të përshtatshme për
punë,
argëtim dhe shkollim në
mënyrë që rinia të sheh ardhmërinë e vet. Kosova me potencialln e
vet
ekonomik me burimet e
pasura mbitoksore dhe nëntoksore, ka të gjitha mundësit që rinisë t'i
krijoj punë dhe jetë normale
në Kosovë. Në politikën sociale BK ka si synim pajtimin dhe bashkimin
kombëtar. Asnjë komb
nuk mund të qëndrojë dhe përparojë pa u bashkuar rreth një ideali
kombëtar. Asnjë individ nuk
niund të jetë i lumtur në një kombë të përqarë ku mbisundon
urrejtja
dhe hakmarja. Ne shqiptarët
duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara - historia e cila nuk i fal
gabimet.
Te bashkohemi të gjithë, pa dallime partiake rreth idealit kombëtar
për
ta quar gjerë në
fund zgjidhjen përfundimtare, çështjen e trojeve tona në një kufi që
quhet "Shqipria e
Shgipëtarëve", dhe në këtë mënyrë ta çojmë në vend amanetin e
themeluesit të BK
apostullit të Shqiptarizmes MID-HAT (Abdyl) FRASHERI-t
"SHQIPERIA E SHQIPËTARËVE"
Fund


|