Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) filloi të mërkurën
në
Gjakovë fushatën parazgjedhore me
moton "Me ne drejt bashkimit kombëtar", duke u zotuar se do të
angazhohet për paqe në rajon dhe për të forcuar
dinjitetin dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Zyrtarët e LKÇK-së shpalosën programin e tyre, gjatë prezantimit të
10
kandidatëve për Kuvendin lokal dhe 6
kandidatëve për Kuvendin e Kosovës, të bindur se është nevojë
thelbësore që të ndodhë një proces i domosdoshëm
i rirreshtimit politik të shqiptarëve.
"Ta bëjmë të plotë dhe të bashkuar Shqipërinë. LKÇK-ja mbështet
jo
vetëm lirinë për kombin shqiptar, por edhe për
komunitetet e tjera pakicë, që do ta përmbushin shumëllojshmërinë e
shtetit kombëtar, të bashkuar, demokratik e sovran, që
do të bëhet shembull për të mirë në këtë pjesë të Evropës", tha
Xhevdet
Sadrija, kryetar i Degës së LKÇK-së në Gjakovë. Ndërkaq, kryetari i
kësaj partie, Smajl Latifi tha se shqiptarët do të
përfitonin shumë me realizimin e bashkimit kombëtar në trendin
ekonomik
dhe, sipas tij, çështja e statusit kërkon politikë dhe
organizim të përmasave kombëtare.


|