Kandidatët e AKR-së të përfshirë në këtë listë të Koalicionit
“Shoqëria
civile për një parlament të pastër” sipas fakteve të raportuara nga
raportues të pavarur, nuk janë të denjë për të qenë pjesë e
Parlamentit
të Kosovës për shkak të shkeljeve që dyshohen se ata kanë bërë.
BEHXHET PACOLLI – Është pjesmarrës në privatizimin e shumë
ndërmarrjeve
shoqërore të cilat janë nxjerrë në shitje nga Agjensioni Kosovar i
Mirëbresimit. Objektet e privatizuara nga ai, si Hotel Grand në
Prishtinë, Hotel Iliria, ”Farmed”, etj, nuk figurojnë në emër të
tij,
ndërkohë që ka prova se ai në dy hotelet është aksionari më i madh.
Pacolli përveç që ka privatizuar me emrat e personave të tjerë, po
ashtu ka blerë një objekt në mes të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës,
ish
fabrikën e “Yumkos” nga Agjensioni Serb i Privatizimit, duke mos
njohur
institucionet e Kosovës të cilat janë të vetmet që kanë të drejtë
të
nxjerrin në shitje pasuritë shoqërore që ndodhen në Kosovë.
Behxhet Pacolli iu ka borxh dhjetra punëtorve nga ana e Gjilanit dhe
kompanive të ndryshme mbi 200 mijë euro, borxh të cilin nuk e ka
pranuar.
MUSA LIMANI– Profesor në Universitetin e Prishtinës. Jep lëndën e
Politikës Ekonomike dhe Makroekonomi Aplikative në këtë fakultet dhe
jep mësim dhe në një universitet privat. Është akuzuar nga kolegët e
vet të Universitetit se ka bërë plagjiat të librit “Makrokonomia
Aplikative” nga një grup autorësh kroat. Nga krahasimet mes dy librave
shihet qartë se libri i autorit Musa Limani, i plotëson kushtet për
t’u
quajtur plagjiaturë.


|