Kandidatët e AAK-së të përfshirë në këtë listë të Koalicionit
“Shoqëria
civile për një parlament të pastër” sipas fakteve të raportuara nga
raportues të pavarur, nuk janë të denjë për të qenë pjesë e
Parlamentit
të Kosovës për shkak të shkeljeve që dyshohen se ata kanë bërë.
RAMUSH HARADINAJ – Në korrik të vitit 2000 mediat kanë raportuar për
një incident në të cilin është përfshirë zoti Haradinaj, kur rreth
orës
një pasmesnatës së bashku më disa persona të tjerë të armatosur
është
futur në oborrin e një shtëpie në Dukagjin, me ç’rast ka ndodhur
një
këmbim armësh ku për pasojë edhe është plagosur.
Përfaqësuesit e partisë që udhëheq zoti Haradinaj, anëtarë të
kryesisë
së partisë, përkundër shkeljeve serioze që i janë bërë Ligjit për
Prokurim Publik nga ART, si anëtarë të Komisionit për operatorin e
dytë
të telefonisë mobile i kanë dhënë për të tretën herë licencën
bisnesmenit të afërt me Haradinajn, Ekrem Llukës dhe partnerit të tij,
Mobitelit Slloven.
Haradinaj ka krijuar një fond për mbrojtjen e tij në Hagë, ku dyshohet
se janë mbledhur rreth 20 milionë euro. Funksionimi dhe mbledhja e
parave për mbrojtjen e Haradinajt nuk janë bërë asnjëherë
transparente
duke ngritur dyshime për korrupsion dhe keqpërdorime në ministritë e
qeverisë së Kosovës duke qenë se partia e Haradinajt, AAK, mbante
zyrën
e kryeministrit dhe pesë ministri të qeverisë së Kosovës. Në lidhje
me
Fondin Haradinaj janë burgosur nën dyshimin për pastrim parash
kandidati tjetër i AAK-së për deputet, Jahja Lluka dhe drejtori i një
banke kosovare.
BAJRAM KOSUMI - Në shtator 2005, në cilësinë e Kryeministrit ka paguar
aeroplan privat në shumë prej 20.000 euro për t’u kthyer nga Turqia
ku
qëndronte për pushime. Këto para nuk dihen se nga janë marrë, por
sipas
Kosumit, ato janë paguar nga miqtë e tij të ngushtë. Në prag të
dorëheqjes, Kosumi ia nënshkruan licensën për telefoninë mobile
“Mobikosit” edhe përkundër faktit se tenderi në të cilin kjo
firmë
ishte shpallur fituese (më 2004) qe suspenduar për shkak të
korrupsionit.
Ai dyshohet se nga Buxheti i Kosovës ka ndërruar destinimin e 1.5
milionë eurove që ishin ndarë për blerjen e ilaçeve, për ta
ndërtuar
rrugën e fshatit të tij të lindjes, Tuxhec.
Kosumi, kishte nënshkruar një kontratë të dyshimt me kompaninë për
lobim “Albany Associates”. Bajram Kosumi pasi që e kishte marrë
postin
e Kryeministrit kishte punësuar rreth 15 familjarë të tij.
ETHEM CHEKU – Zyra e Auditorit Gjeneral ka konstatuar shkelje të shumta
në këtë ministri sidomos shkelje të Ligjit të Prokurimit si dhe dhe
një
mungesë të dokumenteve finansiare për rreth 100 mijë euro. I angazhuar
në përpilimin e projektit për ndërtimin e termcentralit “Kosova
C” ai
udhëheq komitetin drejtues të projektit “Kosova C” ndërkohë që
është
edhe kryetar i bordit të KEK-ut, gjë që është konflkt interesi
pasiqë
KEK-u dhe investitori privat i termocentralit të ri janë në garë për
të
njëjtin treg dhe për të njëjtat rezerva të thëngjillit të Kosovës.
Si
vendimarrës në bordin e KEK-ut i ka marr të drejten KEK-ut që të
shfrytëzojë minieren më të madhe të Sibovcit.
Ka shndërruar sektorin e energjisë në një monopol të vetin duke
mbajtur
të gjitha pozitat udhëheqëse dhe nga këto pozita ka nxjerrë vendime
edhe në shpërputhje me dokumentat e votuara në Kuvendin e Kosovës
(Vendimi strategjik mbi energjinë Gusht 2005) siç është për shembull
ndërtimi i kapaciteteve të reja prej 1000 MË, ndërkohë që Komiteti
Drejtues për “Kosova C” është duke përgaditur një projekt për
2100 MË
energji elektrike.
KEK-u ka vazhduar që të blej rrymë katër herë më shtrejt sesa çmimi
i
tregut dhe Bordi i udhëhequr nga Çku nuk ka nxjerrë asnjë vendim për
të
ndaluar këtë praktikë.
Nga ana tjeter ish sekretari i tij i përhershëm Ekrem Belegu i cili
gjatë kohës sa ka qenë në MEM ka punuar poashtu në këtë projekt
tash
është i punësuar në kompaninë CEZ, e cila është futur në rreth të
ngusht të kësaj gare dhe është favorizuese për ta fituar tenderin. Me
Çmim të dyfisht KEK-u ka blerë rrymë nga kompania CEZ, përfaqësues i
së
cilës është ish-sekretari i Ministrisë së energjetikës.
Edhe pse e ka emëruar vetë në pozitën e drejtorit të KEK-ut Pranvera
Dobrunën, e ka larguar atë nga kjo detyrë muaj më vonë me arsyetimin
se
ka dështuar në kryerjen e detyrave që i janë përcaktuar, por e ka
vendosur atë në një pozitë tjetër po në KEK.
Personalisht ai ka grushtuar ish-sekretarin permanent të minsitrisë,
gjatë kohës që ishte ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor,
për shkak se ai insistonte ne zbatimin korrekt të ligjeve në fuqi. Duke
shkelur ligjin antikorrupsion ai personalisht ka marrë përsipër që ka
paguar aeroplanin që e solli kryeministrin Bajram Kosumi nga Turqia në
shumën prej 20 mijë eurove, ndërkohë që të ardhurat e tij vjetore
të
deklaruara në atë kohë kanë qenë më pak se pagesa për aeroplanin.
IBRAHIM SELMANAJ – Në dhjetor të 2006 këshilltari i tij politik, Naim
Bazaj, kryetar i degës së AAK-së në Drenas, arrestohet nën dyshimin e
implikimit në trafikim armësh. Selmanaj ishte hetuar edhe për shkrepje
me armë në një vend publik, të mbushur më njerëz, gjatë një
festimi.
I ka dhënë kolegut të tij të partisë, nënkryetarit të AAK-së,
Ahmet
Isufi, pa bazë ligjore një makinë zyrtare në shfrytëzim, një
vozitës
dhe 70% të pagës si ish-ministër në MPMS. Edhe Qeveria e Kosovës,
kishte konfirmuar se “vendimi moral” i Selmanajt nuk ka bazë ligjore.
Ndërsa Hysen Gashit, këshilltar për siguri i ish-kryeministrit
Haradinaj, ia ka dhënë po ashtu një veturë zyrtare për shfrytëzim
në
kohën prej një viti.
Raporti i Auditorit Gjeneral (2006) për ministrinë e punës ka gjetur
shumë shkelje në procedurat e prokurimit. Numër i madh i personave
inekzistent kanë marrë pensione dhe asistencë sociale, që raporti i
auditorit ka konkluduar se kurrë nuk janë kthyer në ministri.
Në mallra dhe shërbime sipas auditorit, ose mungojnë tërësisht ose
nuk
dihet si janë shpenzuar 1.048.706 euro gjatë procedurave të prokurimit,
ndërsa në shpenzime kapitale nuk dihet si janë shpenzuar 550.570 euro.
Janë keqpërdorur 181.210 euro për telefona roaming pa leje dhe në
mënyrë joligjore.
JAHJA LLUKA - Është i akuzuar për shpërlarje të parave. Policia e
UNMIK-ut pas verifikimeve që ka bërë ka vërtetuar se Lluka ka
depozituar rreth 1 milion euro para të siguruara përmes kanaleve të
ndryshme në një bankë lokale. Momentalisht gjendet nën arrest
shtëpiak
për shkak të këtij dyshimi. Për të shmangur raportimin në
Autoritetin
Qëndror Bankar të Kosovës,(AQBK) paratë janë depozituar në Fondin
Haradinaj përmes emrave të 200 personave të ndryshëm dhe në shuma
prej
më pak se 10 mijë euro, në mënyrë që transakcioni të mos
raportohet.
BUJAR DUGOLLI - Si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka dëmtuar
buxhetin e Kosovës për 2 milionë euro në rastin e kazinove. Ai për
një
vit të tërë nuk ka marrë asnjë masë duke lejuar dy kazino që të
vazhdojnë punën pa depozituar nga dy milion eurot e kërkuara si garanci
dhe nga 1 milion euro të tjera për pagesë të licensës. Po ashtu
Dugolli
është përgjegjës për skandalin në lidhje me dhënien e licensave
për
importin e naftës dhe derivateve të saja. Importues të naftës kanë
deklaruar që kanë paguar shuma deri në 300 mijë euro mito. Gjithashtu
në sektorin për mbikqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së naftës
ministri
Dugolli vendosi vjerrin e tij, babain e gruas, të cilin pas presioneve
publike u detyrua ta largojë.
Vjehrri i Dugollit më pas u punësua në një pozitë menaxheriale në
“Ferronikel”, nga kompania që kishte fituar tenderin për blerjen e
kësaj fabrike, për të cilën kompani Dugolli ishe raportuar në media
si
i dyshuar për marrje të mitos. Për këtë ai qe akuzuar nga kompania e
parë që kishte ofruar më shumë në tender (Adi Nikel, 49 milion euro),
se ka kërkuar mito në mënyrë që t‘ia japë asaj tenderin.
Ka një lokal me qira në emër të bashkëshortes në Pallatin e Rinisë
në
Prishtinë, të cilin ia ka dhënë me qira palës së tretë, çfarë nuk
lejohet më kontratë. Shumë lokale tek ky pallat janë marrë me qira
pas
luftës, për shuma simbolike, ndërsa u janë dhënë me qira palëve të
treta në kundërshtim me kontratat. Ka ndërtuar një shtëpi në fshatin
e
tij Nekoc, një mbindërtim në Bregun e Diellit dhe një shtëpi në
Prishtinë. Asnjëherë nuk ka arritur të shpjegojë prejardhjen e kësaj
pasurie.
JONUZ SALIHU - Ka uzurpuar hapsirën publike të nënkulmit dhe pa leje
ndërtimore nga organet kompetente komunale,ka bërë ndërtim ilegal.
Për
këtë është raportuar në mëdia ndërkaq nuk ka pasur reagim.Ai më
parë
është dashur të marrë pëlqimin nga banorët dhe vendimin mbi të
drejtën
e shfrytëzim të hapsirës së përbashkët në pajtim me procedurat e
parapara konform ligjit të aplikushëm dhe në pajtim me rregulloren e
UNMIK-ut 24\1999.
ARBEN QIREZI – Si pjestar i Komisionit për licensën për operatorin e
dytë të telefonisë mobile të organizuar nga ART gjatë verës së
këtij
viti ka injoruar dhe ka marrë pjesë në shkeljet serioze të bëra nga
ana
e ART-së gjatë procedimit të tenderit. ART, gjegjësisht komisioni
pjesë
e së cilit ishte zoti Qirezi, tri herë ka shpërblyer me licensën për
operatorin e dytë bisnesmenin Ekrem Lluka dhe partnerin slloven të tij,
Mobitelin. Mobiteli dhe Lluka qenë shpërblyer me këtë licensë edhe
herën e parë kur është mbajtur ky tender, në vitin 2003/2004, kur qe
anuluar për shkak të dyshimeve për korrupsion.
DONIKA KADAJ - Si zëdhënëse e KEK-ut ka pasur konflikt interesi me
pozitën e saj në kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në
të
njëjtën kohë ka themeluar një agjension të lajmeve të quajtur
KosovaNeës, të cilin e ka paraqitur ne emër të burrit. Ajo përmes
influencës së saj, si anëtare e kryesisë së AAK-së dhe nga pozita e
zëdhënëses së KEK-ut, dyshohet se ka siguruar për agjensionin e saj
parapagim të menjehershëm tek një numër institucionesh dhe ka siguruar
reklamë të përhershme nga ministritë që drejtohen prej njerëzve të
AAK-së. Kjo agjensi lajmesh ka filluar punën që nga dita e parë me
parapagim, gjë që është krejtësisht e pazakontë nga aspekti
komercial
duke qenë se një agjension lajmesh duhet të krijojë emër për të
tërhequr parapaguesë.
ARDIAN GJINI - Raporti i Auditorit Gjeneral (2006) ka gjetur një numër
të madh shkeljesh në ministrinë e ambientit të udhëhequr nga Gjini:
mostransparencë pothuajse të plotë në tenderë dhe prokurim, një
person
i vetëm ka udhëhequr procesin e prokurimit gjatë tërë vitit që lë
hapësirë për keqpërdorim të parasë publike, si dhe 12 shkelje të
rënda
në prokurim. Mungesë totale të menaxhimit të aseteve publike, mungesë
të kontratave për personat e punësuar, pagesa joligjore paguar
kontraktuesve dhe personave të ndryshëm si dhe mungesë të dëshmive
për
punët e kryera, të kontraktuara nga ministria.
MERXHAN AVDYLI - Raporti i Auditorit Gjeneral (2006) ka gjetur një
numër shkeljesh në ministrinë e ambientit ku Avdyli është
zv.ministër:
mostransparencë pothuajse të plotë në tenderë dhe prokurim, një
person
i vetëm ka udhëhequr procesin e prokurimit gjatë tërë vitit që lë
hapësirë për keqpërdorim të parasë publike, si dhe 12 shkelje të
rënda
në prokurim. Mungesë totale të menaxhimit të aseteve publike, mungesë
të kontratave për personat e punësuar, pagesa joligjore paguar
kontraktuesve dhe personave të ndryshëm si dhe mungesë të dëshmive
për
punët e kryera, të kontraktuara nga ministria.
MAZLLOM BELEGU - Si drejtor i qendrës së Transfuzionit të Gjakut në
QKUK, ai u hetua disa herë si nga ministria e shëndetësisë, ashtu edhe
nga policia, për shitjen e gjakut klinikave private, që ishte dhuruar
nga vullnetarët për QKUK-në. Dhuruesit jepnin gjak, ndërsa Belegu e
shiste atë. Kjo u pohua edhe nga vetë Belegu duke thënë: “Ne nuk e
shesim por e fakturojmë”.
LULZIM LECI – Si zv.ministër i punës dhe mirëqenies sociale bashkë
me
ministrin Selmanaj bartë përgjegjësi institucionale për keqpërdorimet
e
konstatuara nga Auditori Gjeneral (2006). Pas lufte është emëruar
koordinator i projektit për rregullimin e Varrezave të Dëshmorëve në
Kamenicë. Shumën e mjeteve prej mbi 100 mijë euro dyshohet ta ketë
keqpërdorur, ndërkohë që projekti i varrezave që nga ajo kohë ka
mbetur
pa u realizuar. Dyshohet ta ketë keqpërdorur një donacion nga
organizatat ndërkombëtare. Me mjetet e ndara nga ajo organizatë,
dyshohet që Leci ka bërë një fermë private gjedhash, me të cilët
më pas
ka bërë tregti. Postin të cilin e mbanë aktualisht, Leci e ka
shfrytëzuar për të punësuar disa njerëz të afërt, ose miq të tij.
AGIM ELSHANI - Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Fabrikës së
Birrës në
Pejë të themeluar nga 170 punëtorë të larguar menaxhmenti, Agim
Elshani bashkë me tre persona tjerë, pa paguar asgjë u bënë aksionar
me nga pesë për qind të aksioneve në këtë fabrikë. Këto aksione i
janë
pranuar atij për shkak të stoqeve të elbit, te cilat kapnin shumen prej
4 milion eurosh, e të cilat janë blerë me para të ndërrmarrjes sa
ishte
në pronësi shoqërore. Sindikalistët po ashtu kanë deklaruar që
aksionarët nuk kanë të drejtë që para një viti të shesin aksione e
kjo
ndodhi në fabriken e birrës, për ti fshehur gjurmët. Sindikalistë
citojnë BSPK-në se ka deklaruar që nënshkrimi i kontratës mes AKM-së
dhe pronarëve të të fabrikës ka qenë i parregullt.


|