Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 1024 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?KANDIDAT=CBT_E_PADENJ=CB_T=CB_LDD-S=CB_P=CBR_PARLAMENTIN_E_KOSOV=CBS?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-nentor2007@[EMAIL PROTECTED] > Nov 13, 2007 at 09:52 AM

Kandidatët e LDD-së të përfshirë në këtë listë të Koalicionit
“Shoqëria 
civile për një parlament të pastër” sipas fakteve të raportuara nga

raportues të pavarur, nuk janë të denjë për të qenë pjesë e
Parlamentit 
të Kosovës për shkak të shkeljeve që dyshohen se ata kanë bërë.

NEXHAT DACI - Gjatë kohës sa ka qenë në krye të Kuvendit të
Kosovës, ky 
institucion është shquar për shpenzime pa vendime të Kryesisë dhe
për 
shfrytëzim të parasë publike e të aseteve të Kuvendit për nevoja 
private të kryeparlamentarit. Rasti më flagrant është ai për
ndërtimin 
e qendrës protokollare në parkun e Gërmisë.Vendimi për të ndërtuar 
qendrën protokollare u mor nga vet kryeparlamentari Daci, pa marrë 
miratimin e kryesisë së kuvendit. Edhe pse pa e mbaruar punën, kësaj 
kompanie i janë dhënë 1.1  milion euro të tjera për punët që do
t’i 
kryente vitin në vijim.
Shkelje me buxhetin e Kuvendit të Kosovës po ashtu u bë edhe me blerjen

e veturës së blinduar për Kryeparlamentarin, në shumën prej 235 mijë

euro. Kjo shumë e pagesës është verifikuar edhe nga Auditori Gjeneral
i 
Kosovës për 2005, i cili po ashtu ka konstatuar parregullsi në 
procedurat e prokurimit për blerjen e kësaj veture, ndërsa vetura nuk 
erdhi asnjëherë në Kosovë. Kuvendi sipas auditorit nuk ka asnjë
dëshmi 
për vendodhjen e veturës apo datën pranuese të dërgesës. Ky rast
është 
hetuar edhe nga policia dhe për këtë janë arrestuar persona që
dyshohen 
se kanë qenë përgjegjës, këshilltari kryesor i kryeparlamentarit
Daci, 
Ahmet Alishani.
Nexhat Dacit, pas shkarkimit nga posti i kryeparlamentari i janë 
zbuluar edhe afera të tjera financiare si shpenzime të shumta në 
Brezovicë, në vilën nën pronësi të tij në qendrën e skijimit. 
Gjithashtu ai kishte rregulluar dhëmbët dhe ka blerë syze dielli me 
para të buxhetit të Kosovës. Policia ia mori një gjenerator nga vila e

tij në Brezovicë, të cilin ai e kishte marrë nga Kuvendi i Kosovës.

BERIM RAMOSAJ- Si ish-kryeshef i ekzekutivit të Komunës së Prishtinës,

ka bërë inaugurimin e objektit pa leje në parkun e Gërmisë,”Villa 
Gërmia”, të ndërtuar nga kompania hoteliere “Kosova”. Po ashtu
gjatë 
kohës sa ai ka qenë kryeshef i ekzekutivit dhjetra hektarë tokë pronë
e 
komunës janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Gjatë mandatit
të tij 
Prishtina është përfshier nga ndërtime të shumta pa leje. Ka
nënshkruar 
kontratë me kompaninë “AMM” për vendosjen e reklamave nëpër
rrugët e 
Prishtinës (billborde) pa shpallur më parë tender duke shkelur rëndë 
procedurat për prokurim publik.

HAFIZ KRASNIQI - Si drejtor i tregut në Prishtinë pas luftës nuk ka 
dhënë raporte asnjëherë për të hyrat dhe të dalat të inkasuara nga

qiratë e mbledhura nga shitësit. Si kryeshef i inspeksionit të 
ndërtimit është përgjegjës për heqjen e telave me gjemba për 24
objekte 
të cilat qenë rrethuar nga UNMIK-ut si ndërtime që duheshin prishur
për 
shkak se qenë ndërtuar pa leje. Më vonë ai u bë zv/ministër i 
Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe është shkarkuar për shkaqe që 
nuk dihen.

RAMADAN KELMENDI - ka uzurpuar një banesë pronë e barnatorës publike. 
Barnatorja ka bërë përpjekje disa herë që ta lirojë banesën por 
Kelmendi ka përdorur edhe  lidhjet e tij në gjykata për të mbetur në 
atë banesë ku edhe sot jeton.
Mban disa poste: deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDD-së, 
drejtor në byron për punësim (e quajtur BVI) në Mitrovicë, ligjëron
në 
degën në Mitrovicë të Universitetit privat FAMA.
Ka punësuar mbi 10 të afërm të tij në kompaninë Trepça, derisa 
jashtë 
kanë mbetur shumë njerëz që nuk kanë pasur lidhje për t’u rikthyer
në 
vendin e punës.

ADEM SALIHAJ - Salihaj ka fshehur edhe faktin se dhëndërri i tij kryen 
punën e menaxherit në ndërmarrjen private “Burimi”, e cila kishte
dalë 
fituese e tenderit për lirimin e magjistrales Kaçanik-Shkup. Vetë 
dhëndërri i tij e ka konfirmuar këtë për shtypin ditor duke pranuar
se 
është punëtor i firmës “Burimi”.
Shtypi ditor ka raportuar se Salihaj, si zvkryeministër i Kosovës, i ka 
bërë presion kryeprokurorit të Kosovës, Ilmi Zhitisë duke e ftuar në

zyrën e tij pasiqë ishte akuzuar publikisht se ka blerë postin e tij
të 
zvkryeministrit. Asnjëherë nuk ka dhënë shpjegime se cili ka qenë 
burimi i mjeteve me të cilat ka paguar rojat, trupërojat dhe shoferët 
për 24 orë në ditë. Kur i ka humbur postet dhe burimet e mjeteve i ka 
larguar të gjitha këto struktura mbrojtëse dhe tash lëvizë lirshëm.

SEJDË TOLAJ - Është raportuar në shtypin ditor se ka marrë nga
persona 
të interesuar për hapje të qendrave për kontrollim teknik të veturave

nga dhjetë mijë euro. Më 16 mars të vitit 2005 një dëshmitar ka
thënë 
se kishte paguar pikërisht Sejdë Tolajn për të marrë licencën për 
kontrollin teknik të automjeteve. Pasi nuk merr licensën, dëshmitari 
del publikisht dhe akuzon Sejdë Tolajn, i cili i mohoi por nuk pranoi 
të ballafaqohet me këto akuza publikisht.

SYNAVERE RYSHA  - Këshilltare në KK të Ferizajt dhe poashtu auditore e 
brendshme në KK. Ky fakt disa herë është shqyrtuar në asamble dhe
është 
vlerësuar si konflikt interesi. Vëllau i saj ka qenë shfrytëzues me 
qira i tregut të gjelbërt nëpërmjet marrëveshjeve që dëshmojnë 
keqpërdorim të pronës publike. Emri i Sinavere Ryshës për këtë rast

është përmendur nëpër të gjitha mediat lokale dhe qendrore.

ENVER MUJA - Ish-kryeshef i ekzekutivit në Gjilan. Ka padi në 
Prokurorinë Komunale nën akuzën se ka keqpërdorur fondet publike. 
Truprojat e tij kanë sulmuar dhe rrahur gazetarin/kamermanin e 
Kohavisionit (KTV), të cilët po xhironin afër shtëpisë së tij duke 
përgatitur kronikën në të cilën raportohet se Muja ka shtruar me
asfalt 
rrugën pranë shtëpisë së tij.

PAJAZIT PLLANA - Si kryetar i ShBH ‘Nëna Tereze’ gjatë luftës në
Kosovë 
në bashkëpunim me persona tjerë dyshohet se kanë bërë përvetesim
të 23 
ton sheqer, 23 ton miell si dhe 25 ton vaj në kohën kur zhvilloheshin 
luftimet në Drenicë dhe pjesë tjera të Kosoves.
Në kohën kur Pllana ka udhëhequr ordinancen ”Nëna Tereze” në
Vushtrri 
një shiring është përdorur për deri tre persona edhe pse kishte
rezerva 
të mjaftueshme të shiringave. Dyshohet se ai i ka shitur shiringat në 
barnatore private.

RAMIZ ZEKA - Si udhëheqës i të ashtuquajturit Fond i Solidaritetit para

luftës, shtypi ditor ka raportuar për dyshimet për keqpërdorime me
këtë 
fond, kryesisht me pagat për mësimdhënësit gjatë vitit 1997-1998.
Për 
shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të pushtetit si kryeshef i 
ekzekutivit në Pejë, ai në vitin 2004 është paditur në polici nga 
administratori i UNMIK-ut Antoni Tomson. Policia e ka hetuar por 
megjithatë ndaj tij nuk është ndërmarrë ndonjë masë. Pas këtij
rasti, 
policia ka hetuar edhe dy herë tjera aktivitetet e ish-kryeshefit të 
Pejës. Herën e dytë është hetuar për falsifikim dokumentesh të
tenderit 
me qëllim që të përfitojë një pjesë të parave nga blerja joligjore
e 
katër veturave “Xhip” për komunën. Kwto dyshime i ka nxjerrw edhe
ZAGj 
nw raportin pwr kwtw komunw. Herën e tretë policia ka dërguar në 
prokurori lëndën për përvetësime gjatë shitjes së veturave të 
konfiskuara nga policia, në të cilin kryeshefi dhe zyra e prokurimit 
janë të dyshuar. Të tri lëndët e hetimeve ndaj tij janë ndalur në 
prokurori, pasi që vlerësohet se Ramiz Zeka ka shfrytëzuar lidhjet që 
ka aty, ndërsa për asnjërin nuk është hapur proces gjyqësor.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?KANDIDAT=CBT_E_PADENJ=CB_T=CB_LDD-S=CB_P=CBR_PARL
Y. Mulakaj <mulakaj-ne  2007-11-13 09:52:11 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 6:15:09 CDT 2008.