Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 1025 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?T=EB_b=EBhemi_zot_sht=EBpie?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-nentor2007@[EMAIL PROTECTED] > Nov 14, 2007 at 10:06 PM

Lideri i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, në takimin elektoral me 
anëtarësinë e Prizrenit, të martën tha se në Kosovë nuk mund të
ketë 
vende të reja të punës, pa kthimin e kapitalit që nga privatizimi i 
pasurisë publike të vendit tonë po përdoret për investime në vende
të 
tjera.

Në praninë e anëtarëve dhe të simpatizuesve, me moton "Bëhu
zot shtëpie" drejtues të ORA-s, të martën shpalosën në Prizren
programin
e tyre elektoral, ndërsa paraqitën edhe kandidatët, që ky
subjekt ka futur në garën zgjedhore të 17 nëntorit. Duke ju drejtuar
të pranishmeve, kreu i ORAs, Surroi pasi foli për historinë e
Prizrenit, tha se ky qytet dallohet në vend jo vetëm për harmoninë
e natyrës, por edhe të kulturave dhe të vetë njerëzve.
Ai tha se harmoni nuk do të thotë vetëm të jesh i butë, siç edhe
janë prizrenasit, por harmoni do të thotë të kërkosh edhe një
balancë
nga të tjerët. Surroi duke folur për gjendjen ekonomike të
vendit, tha se ORA kërkon që pasuria e Kosovës të jetë jona, prandaj
për këtë kërkon që paratë publike të jenë në funksion të
zhvillimit
të Kosovës e jo të vendeve të tjera.
"Paratë nga privatizimi kanë shkuar për shpuarje të gazit në Iran,
apo 
edhe përdoren për fonde
investive në Holandë, Gjermani dhe Angli dhe kjo se ato janë
profitabil,
ndërsa hapjen e vendeve të reja të punës e mundëson vetëm
kthimi i këtyre mjeteve në fondin për zhvillim të Kosovës, në
mënyrë që afarizmi kosovar të barazohet me atë evropian", tha ai.
Ndërkaq, kandidati i këtij subjekti për kryetar komune, Besnik
Krajku, duke folur rreth motos "Bëhu zot shtëpie", tha se prizrenasit
e kanë më vështirë për këtë pas djegies së ndërtesës së
komunës, me ç'rast edhe janë djegur dokumentet me të
vlefshme apo elementare, ato të kadastrit që vërtetojnë zotin e
vërtetë të shtëpisë. Ai tha se është çudi kur në botën
demokratike njerëzit japin përgjegjësi madje për thyerjen e
një xhami, ndërsa këtu askush nuk jep përgjegjësi për
papërgjegjësinë
rreth djegies së objektit të komunës. Me këtë rast, përpos
kandidatit për kryetar komune, partia ORA ka paraqitur
edhe 44 kandidatët e saj për zgjedhjet lokale, si dhe 14 sosh
për deputet në Kuvenden e Kosovës.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?T=EB_b=EBhemi_zot_sht=EBpie?=
Y. Mulakaj <mulakaj-ne  2007-11-14 22:06:00 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 3:49:40 CDT 2008.