Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 1026 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?KANDIDAT=CBT_E_PADENJ=CB_T=CB_PDK-S=CB_P=CBR_PARLAMENTIN_E_KOSOV=CBS?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-nentor2007@[EMAIL PROTECTED] > Nov 15, 2007 at 09:28 AM

Kandidatët e PDK-së të përfshirë në këtë listë të Koalicionit
“Shoqëria 
civile për një parlament të pastër” sipas fakteve të raportuara nga

raportues të pavarur, nuk janë të denjë për të qenë pjesë e
Parlamentit 
të Kosovës për shkak të shkeljeve që dyshohen se ata kanë bërë.

BAJRAM REXHEPI – Si kryeministër gjatë mandatit të tij, auditori ka 
gjetur parregullsi të shumta në menaxhimin e buxhetit të 
kryeministrisë. Nuk ekzistojnë dokumente për qindra mijra euro të 
shpenzuara. Gjatë kësaj kohe ai ka blerë një banesë në Prishtinë pa

leje ndërtimi nga organet e Komunës së Prishtinës.
Si nënkryetar i PDK-së është bërë këshilltar i kompanisë çeke të

energjetikës (CEZ), që konkurron për “Kosova C”, që shkakton
konflikt 
interesi mes pozitës së tij në parti dhe në kompaninë CEZ.

RRUSTEM MUSTAFA - Është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për

krim dhe për këtë ka mbajtur rreth tri vjet burg. Gjykata supreme ka 
rikthyer rastin në gjykim për disa gabime procedurale, por mbi të 
vazhdon të qëndrojë gjykimi i shkallës së parë për krime.

HAJREDIN KUCHI - Përmes një vendimi të Universitetit të Prishtinës 
(UP), profesorit të UP-së Hajredin Kuçi i është dhënë një pjesë e
tokës 
publike në shfrytëzim prej UP-së, në të cilën ishte paraparë të 
ndërtohen banesa kolektive për nevojat e personelit arsimor të UP-së. 
Kjo është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat e
nenit 
12 të Ligjit mbi Tokën Ndërtimore, ku u bënë ndryshime në operatin 
kadastral duke regjistruar këto parcela të UP-së në shfrytëzim të
tyre.

ZEKE CHEKU – Si drejtor i Hotelit Grand, Zekë Çeku i ka mbetur borxh 
Administratës Tatimore 2.2 milion euro. Punëtorëve të Hotelit Grand ai

nuk u ka paguar qindra mijëra euro dhe nuk ka paguar kontributin ta në 
Trustin Pensional. Për këtë punëtorët e kanë hedhur në gjyq.

ARSIM BAJRAMI - Përmes një vendimi të Universitetit të Prishtinës
(UP), 
profesorit të UP-së Arsim Bajrami i është dhënë një pjesë e tokës

publike në shfrytëzim prej UP-së, në të cilën ishte paraparë të 
ndërtohen banesa kolektive për nevojat e personelit arsimor të UP-së. 
Kjo është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat e
nenit 
12 të Ligjit mbi Tokën Ndërtimore, ku u bënë ndryshime në operatin 
kadastral duke regjistruar këto parcela të UP-së në shfrytëzim të
tyre.

SALI AHMETI - Ndër drejtorët e parë të pasluftës të Qendrës Klinike

Universitare të Kosovës (QKUK). Auditori i Brendshëm i Ministrisë së 
Shëndetësisë ka konstatuar parregullsi të shumta në shpenzimin e
parasë 
publike. Shumë përgjegjës janë suspenduar nga puna për këto
paregullsi, 
përfshirë Sali Ahmetin.
Gjatë mandatit të tij janë akumuluar borxhe prej qindra mijëra euro 
ndaj kompanive publike në vend; si KEK, PTT dhe Ujësjellësit Rajonal 
“Prishtina”, si dhe kompanive të cilat e kanë furnizuar QKUK-në me 
barëra.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?KANDIDAT=CBT_E_PADENJ=CB_T=CB_PDK-S=CB_P=CBR_PARL
Y. Mulakaj <mulakaj-ne  2007-11-15 09:28:08 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Fri May 16 9:46:40 CDT 2008.