Talk About Network



Register and Login
Nick
Password
Register create new account Sign up is FREE and you can post replies, new topics, bookmark posts and more!
Recover lost password


Culture > Albanian > =?ISO-8859-1?Q?...
Latest [ Topics | Posts ] Archive Post A New Topic Post a Reply
<< Topic < Post Post 1 of 1 Topic 1027 of 1060
Post > Topic >>

=?ISO-8859-1?Q?Sejdiu:_LDK_ja_=EBsht=EB_ama_e_shtetit_t=EB_Kosov=EBs,_nd=EBrsa_dr,_Ibrahim_Rugova_=EBsht=EB_themeluesi_i_shtetit?=

by Y. Mulakaj <mulakaj-nentor2007@[EMAIL PROTECTED] > Nov 16, 2007 at 07:16 PM

LDK ja është ama e shtetit të Kosovës, ndërsa Ibrahim Rugova është 
themeluesi i shtetit, ati i kombit në kuptimin politik të fjalës dhe 
është njeri që do të mbetet në kujtesën e shekujve, tha Presidenti i

Kosovës, Fatmir Sejdiu në tubimin e sotëm përmbyllës të fushatës 
parazgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë. 
Para një numri të madh të qytetarëve të Kosovës, që ishin mbledhur
në 
sallën "1 tetori" në kryeqytet për ta përmbyllur këtë fushatë, 
Presidenti Sejdiu kërkoi nga ata që të dalin në zgjedhje dhe ta japin 
besimin dhe votën e tyre tek ata që mendojnë se janë më të mirë. 
"Kosova po kapërcen këto ditë në një nga proceset më të mëdha dhe 
sfiduese që lidhet ne statusin politik. Ju them edhe një herë sepse po 
i përjetojmë bashkë zhvillimet kaq të bujshme, krenare dhe energjike
që 
i bën Kosova në përfundimin e procesit politik të statusit të saj, 
mëvetësisë së këtij procesi të madh të zgjedhjeve demokratike që
janë 
një dëshmi e veçantë për qytetarët e Kosovës në gatishmërinë e
tyre që 
Kosova është e gatshme t'i bashkëngjitet familjeve të vendeve të lira

dhe demokratike", tha Sejdiu, ku disa herë ndërpritej nga ovacionet dhe 
brohoritjet e shumta si "LDK LDK", "Rugova Rugova", "Sejdiu - Sejdiu". 
Ai ka thënë se gjithë ky rezultat vjenë nga një punë e madhe që e
ka 
bërë LDK ja dhe populli i Kosovës për më se një dekadë e gjysmë.
"Kemi 
kapërcyer sfida dhe sfida dhe këto kemi arritur të kapërcejmë në 
mënyrën më të mirë të mundshme sepse kemi pasë në udhëheqje
njeriun e 
madh të Kosovës, njeriun e vizionit të shekujve, Ibrahim Rugova, 
Presidentin historik të Kosovës", u shpreh Sejdiu. Ai tha se LDK ja me 
Rugovën në krye diti më së miri që të artikulojë fuqishëm
ndjenjën e 
shqiptarëve në dekada për të arritur dhe gjetur rrugën më të mirë
të 
mëvetësisë, lirisë, pavarësisë dhe rrugën e demokracisë që
është një 
moto e përhershme që e ka përcjellë dhe do ta përcjellë në
vazhdimësi 
qasjen themelore që ka Kosova për lirinë njerëzore, pavarësinë e 
gjithmonshme të saj, të shtetit të Kosovës dhe për demokracinë.
"Kosova 
do të jetë sikur vendet e tjera me demokraci të zhvilluar sepse garant 
do të jemi ne, LDK ja dhe populli i Kosovës. Garant është ai taban i 
rëndësishëm që e kemi mirëpritur ta ndërtojmë dhe që do të ecim
bashkë 
edhe me miqtë tanë që e kanë mbajtur dhe e kanë ushqyer këtë punë
dhe e 
kanë mbështet Kosovën", vlerësoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se LDK

ja e ndien respektin e partive tradicionale dhe të partive moderne. 
"LDK ja arriti që me kohën e themelimit të saj, shpirtin e saj, boshtin

e saj kurrizor të vërë tiparet më të rëndësishme për liri dhe
pavarësi 
që nga Lidhja e Prizrenit e të gjitha lidhjet e tjera shqiptare, 
prandaj është besëlidhja e shqiptarëve dhe besëlidhja e Kosovës",
tha 
Sejdiu. Ai tha se LDK ja që prej themelimit të saj, diti që të 
orientojë fuqishëm popullin e Kosovës kah bota demokratike, bota që e 
don dhe e çmon lirinë njerëzore, kah bota properëndimore. "LDK ja e ka

gjetur rrugën e drejtë, rrugën që na ka çuar përpara në mënyrën
më të 
mirë të mundshme. LDK ja nuk do të bëjë kthesë të madhe, kthesë
të 
madhe në kuptimin e shtrembërimit të rrugës së saj, por do të
vazhdojë 
rrugën e saj të drejtë, rrugën e tolerancës, mirëkuptimit, 
bashkëpunimit me gjithë vendet demokratike duke filluar nga SHBA të dhe

vendet e BE së", ka siguruar Presidenti Sejdiu, duke shtuar se 
pikërisht LDK ja në projektin e saj diti më së miri të vërë
konturat 
themelore se si të qeveriset dhe si të instalohet demokracia e thellë 
në institucionet e Kosovës. Ai tha se LDK ja ofron jetë më të mirë
të 
qytetarëve sepse ka qenë, është dhe do të mbetet borxhi i LDK së dhe

përkushtimit të saj sepse edhe në këto zgjedhje do të fitoj Kosova
dhe 
LDK ja me projektin e saj. "Asnjë në LDK nuk e ka bërë garën për 
pushtet. Ajo e ka të qartë besëlidhjen e lidhur me qytetarët e
Kosovës 
dhe është e bindur se nuk shkëputet asnjëherë. LDK e ka bërë garën
dhe 
prezantimin e projektit të saj dhe këtë pjesë të fushatës elektorale

sikurse edhe në proceset e tjera, për të reflektuar civilizimin dhe 
kulturën politike shtetformuese si dhe për të bërë garanci të
fuqishme 
se di të qeverisë më së miri më njerëzit më të mirë që ka ajo
në vete", 
u shpreh Sejdiu. Presidenti në fjalën e tij tha se LDK ja ka ecur 
suksesshëm dhe ka mbetur gjithmonë në lidhje të ngushtë me qytetarët
e 
Kosovës pikërisht për shkak se është një parti e besës, besimit në
Zot 
dhe besimit në njeri. LDK po ashtu ka arritur që në projektin e saj në

mënyrën më të mundshme të shtojë efiçencën e qeverisjes sepse,
siç tha 
Sejdiu "e ka borxh që këtë shtet ligjor dhe demokratik ta
bashkëngjesë 
sa më shpjet në proceset e integrimeve euroatlantike". "E ardhmja e 
Kosovës është në Evropë dhe në NATO e jo të krijohet shteti i NATO
së 
siç na akuzojnë, por në partneritet në NATO dhe anëtarësim në të, 
Kosova do të jetë nga segmentet dhe faktorët e rëndësishëm të 
bashkëngjitjes me Aleancën Veriatlantike me vendet e Bashkimit 
Evropianë, dhe mos të harrojmë kurrë dhe asnjëherë miqësinë e 
pashkëputshme të sinqertë të sotmes dhe të nesërme të SHBA ve", tha

Sejdiu. LDK ja me projektin e saj ka pasur gjithmonë fjalë e premtime 
pak, por punë shumë. "LDK ja, nuk është parti e një njeriu, ajo nuk
ka 
magjistar që do ta ndërrojnë gjendjen e Kosovës brenda natës, por ka 
njerëzit e saj që do të punojnë më sistem më angazhimet e tyre ashtu

siç është jeta dhe projektet e përgjithshme të ecjes së Kosovës dhe

qytetarëve të saj pa dallim feje dhe etnie", tha ai. Kosova dhe LDK ja, 
vijoi Presidenti Sejdiu, asnjëherë nuk do të mendojë të kalojë lumin

dhe të harrojë miqësinë dhe falënderimin më të gjithë ata që
kanë qenë 
në këtë kompozicion të rëndësishëm të ecjes. "LDK asnjëherë nuk
ka qenë 
dhe nuk është që të krijojë një shtet që do të gravitojë nga 
nëpërkëmbja e vlerave të demokracisë, por në projektin e saj ka 
kuptimin se demokracia është një rend dhe respektim i ligjit, barazi 
qytetare etj", tha ai. Presidenti Sejdiu theksoi se LDK ja dhe Kosova 
janë të interesuar që ta dëshmojnë veten se pas njohjes
ndërkombëtare 
të pavarësisë, Kosova ta dëshmojë edhe më fuqishëm
qëndrueshmërinë e 
shtetit të Kosovës.  "Kosova si vend i bekuar ka shanset më të mëdha
se 
sa shtetet e rajonit. Kosova ka pasurinë e pashtershme, pasurinë 
minerare dhe tokë të pjellshme dhe të bekuar, Kosova ka njerëzit e
vet, 
popullin e bekuar dhe këto do të kombinohen në mënyrën më të mirë
të 
mundshme në kombinim me ndihmën dhe fondacionet ndërkombëtare që do
të 
ndihmojnë për të qenë koshient se këto ndihma nuk do të jepen vetëm
për 
një moment për t'u harxhuar bosh, por Kosova dhe LDK ja në qeverisje do

të dijë në mënyrën më të mirë të mundshme që t'i kanalizojnë
dhe të 
nxjerrë profitin për qytetarët e saj", ka thënë në fund të fjalimit
të 
tij, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke u bërë thirrje të
gjithë 
qytetarëve të Kosovës që të dalim në zgjedhjet e 17 nëntorit.




 1 Posts in Topic:
=?ISO-8859-1?Q?Sejdiu:_LDK_ja_=EBsht=EB_ama_e_shtetit_t=EB_Kosov
Y. Mulakaj <mulakaj-ne  2007-11-16 19:16:22 

Post A Reply:
  Go here to Signup

AddThis Feed Button


About - Advertising - Contact - Frequently Asked Questions - Privacy Policy - Terms of Use - Signup

Contact
tan13V112 Sat May 17 9:30:43 CDT 2008.