Mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Hashim Thaçi ka
zbuluar të martën në mbrëmje përbërjen e kabinetit të tij
qeveritar, që
pritet të votohet në Kuvend të mërkurën. Thaçi do të ketë dy
zëvendësa
Hajredin Kuçin e PDK-së dhe Ramë Manajn e LDK-së. Ndërkohë, emrat e
ministrave dhe të zëvendësministrave janë këta:
Ministre e Energjisë dhe e Minierave , Justina Pula Shiroka -
zv/ministër Blerim Rexha
Ministre e Drejtësisë (LDK) , Nekibe Kelmendi – zv/ministër Arsim
Janova
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë , Enver Hoxhaj –
zv/ministër Agim Hyseni
Ministër i Shëndetësisë (LDK) , Alush Gashi – zv/ministre Mubera
Mustafa
Ministër i Punëve të Brendshme , Zenun Pajaziti – zv/ministër Fatmir
Xhelili
Ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe i Çështjeve Jorezidente
(LDK)
, Skender Hyseni – zv/ministre Lirie Kajtazi
Ministër i Bujqësisë , Idriz Vehapi - zv/ministër Sylë Sylani
Ministër i Tregtisë dhe i Industrisë (LDK) , Lutfi Zharku –
zv/ministër Naser Osmani
Ministër i Pushteti Lokal (LDK) , Sadri Ferati – zv/ministër Shpend
Tërdeva
Ministër i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala – zv/ministër Bedri
Hamza
Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Fatmir Limaj –
zv/ministër Adem Grabovci
Ministër i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami – zv/ministër Rifat
Blakaj
Ministër i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinor , Mahir Yağcılar –
zv/ministër Emin Krasniqi
Ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve Boban Stanković /
Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Nenad Rašić
Thaçi ka thënë se njerëzit me të cilit do të punojë janë të
dëshmuar
dhe njerëz të sukseseve. Ai ka deklaruar se kabineti do të funksionojë
si një dhe i vetëm, pavarësisht se nga cilat parti apo etni vijnë
ministrat.
"Unë kurrë në jetë nuk i kam pasur duart e lidhura, dhe as nuk kam
punuar me kushtëzime. Kam punuar me legjitimet qytetar, i cili më jep
nder dhe energji për të punuar me seriozitet të lartë, për të bërë
ndryshime", ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se në qeverinë e re do të ketë hierarki dhe të gjithë
do ta
respektojnë atë, por do të ndërhyjë kur ka nevojë.


|