A janė nisur djemtė e fshatit rrėzė Golisė dhe Jadovikut dhe nga
Peshteri gjurmėve tė car Dushanit serb, qė pėr nuse tė shkojnė, siē
shkruan gazeta Politika e Beogradit, deri nė shtetet latine.
Pesėdhjetė djem nga komuna e Sjenicės dhe e Pazarit tė Ri nė Serbinė
Veriore, pėr pak mė shumė se njė vit, i kanė sjellė nuset e veta nga
Shqipėria, kryesisht nga rrethina e Shkodrės. Disa i takojnė
grupmoshės sė djemve tė rinj, e disa, siē e pranojnė vetė, janė afėr
kufirit tė rrezikshėm qė tė mbeten pėrgjithmonė beqarė. Nė fund tė
vitit qė sapo lamė pas, janė mbledhur rreth 40 ēifte bashkėshortore
nga martesat e pėrziera shqiptaro-serbe nė fshatin Bugjevė nė Peshter
me ftesėn e organizatės humanitare siē e quajnė ata, Rashka e
vjetėr.
Rrėfimet e shumicės sė dhėndurėve edhe pse janė tė ndryshme,
megjithatė e kanė njė ngjashmėri. Pėr ata qė rininė e kanė kaluar
nėpėr kafene dhe fabrika nėpėr Shumadi prej nga janė kthyer pėr shkak
tė tranzicionit, vajza nė Peshter nuk kanė mbetur, po edhe nėse
gjendet ndonjė ndokund, ato nuk duan tė martohen me fshatarėt e
Rashkės. Prindėrit e tyre tė rraskapitur ose tė moshuar kanė vetėm njė
dėshirė: tė shohin nipėr me nėna shqiptare. Pėr mė shumė se tri
dekada, familja Matiq, nė fshatin Buxhevė tė veriut tė Serbisė nuk i
ishte gėzuar lindjes sė ndonjė trashgimtari. Mirėpo, vitin e kaluar nė
kėtė shtėpi kishte hyrė Vera, nusja nga rrethi i Pukės. Pa u mbushur
viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashėgimtari i parė pas shumė
kohėsh i Matiqėve. Babai, Vujadini, ėshtė pakėz mė i vjetėr se njė
baba mesatar, por ėshtė njėsoj i lumtur pėr fėmijėn e tij. Vera, e
cila fatin e jetės e ka gjetur nė fshatin serb, ėshtė e qeshur dhe e
gėzuar prej natyre, tėrė fshati e lavdėron. Pėr tė thuhet se ėshtė e
vyeshme (nikoqire), dhe qė i di tė gjitha punėt e shtėpisė, dhe tė
bagėtive nė fushė. Vjehrra mė do si vajzėn e vet, thotė Vera duke
pėrkundur djepin pėr tė vėnė nė gjumė Miloshin.
Fshati Buxhevė, ėshtė njė nga fshatrat e Serbisė qė ka mbetur
pothuajse bosh. Tė rinjtė ikin. Pleqtė rrinė duke pritur fundin tė
qetė dhe tė ngadalshėm. Mirėpo, nė dy-tri vitet e fundit, gjėrat kanė
nisur tė ndryshojnė nė disa prej fshatrave. Ata pak beqarė, kryesisht
burra qė u ka kaluar mosha mesatare e martesės, fatin e martesės e
gjejnė nė Shqipėri. Nuk ėshtė i vogėl numri i nuseve nga Shqipėria qė
kanė vendosur tė kalojnė jetėn nė fshatrat gati tė braktisura serbe.
Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nėna e Miloshit, ėshtė
vetėm njėra nga shumė nuset shqiptare nė Serbi.
Foshnjėn e porsalindur janė duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga
fshati Cėrsko dhe Bardha e tij. Bashkėshorten Bardha, ai e quan Boki,
por shpjegon se emri i saj mund tė pėrkthehet si Snezhana.
Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtė vjet ka jetuar me tė atin plak dhe
siē thotė vetė, qėkur ėshtė martuar me Pranverėn, ēdo gjė ėshtė mė
ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati
Zhunjeviq i Pazarit tė Ri, i kanė mbushur tė 40-tat dhe tani janė
martuar me bashkėshorte nga Shqipėria.
Nė fshatin e Tutinit Dobrinje, Sėrgjan Popoviqi ka sjellė Linditėn,
kurse para dhjetė ditėsh si dhėndėr shqiptar ėshtė regjisturar edhe
Mirosllav Saviqi i martuar me Lizėn.
Siē thuhet, kur martohesh e humb lirinė, kurse ne jemi liruar nga
punėt e grave, nga mjelja e lopėve, gatimi i bukės dhe larja e
rrobave, qė kur jemi bėrė dhėndurė shqiptarė, thonė Sėrgjani dhe
Mirosllavi.
Mirosllav Mėrleshi nga Osaonica ka sjellė nė shtėpi Gofilen. Para pak
kohe nė fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Ėshtė
martuar me Radisav Miliqeviqin. Nė shtėpi, nė Shqipėri, ato thonė se
kanė edhe katėr motra, e ndoshta edhe ato do tė kenė fatin tė martohen
kėndej.
Rafail Vukashinoviq jeton nė qendėr tė Pazarit tė Ri. Ai para pak kohe
ėshtė martuar me Angjelėn, e cila siē thuhet e ka vijuar rrugėn e
motrės sė vet Mirelės, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari.
Angjela pret qė sapo tė rritet edhe motra mė e vogėl, ndoshta edhe ajo
do tė vijė kėtej. Me rėndėsi ėshtė tė martohen djemtė, tė lindin
fėmijė, dhe tė tė mos mbyllen shtėpitė, thotė plaka Stanica Rakoqeviq
nga Buxheva, kurse mėsuesja Zorica Novēiq thotė se kunati dhe kunata e
saj Lulja janė duke pritur foshnjen. Ėshtė dėm qė kėta djem nuk janė
martuar mė herėt, sepse do tė kishte mė shumė fėmijė nė Buxhjevė dhe
shkolla nuk do tė mbyllej, mirėpo mėsuesja Zorica nuk ka thėnė me kėtė
rast se ndoshta sė shpejti do tė nevojitet edhe ndonjė mėsues i gjuhės
shiqpe, kush e di!
Kemi ardhur qė tu urojmė fat tė porsamartuarėve ka thėnė kryetari i
Organizatės Stara Rashka, Vojin Vuēiqeviq. Ēdo ēifti bashkėshortėsh
ai i ka dhuruar nga 500 euro nė zarfė qė tė hollat ti ruajnė pėr
fėmijė. Monaku i Sjenicės Mirosllav Vraniqi tanimė i ka kurorėzuar
disa ēifte, siē thotė me pėlqimin e prindėrve tė nuseve. Nuset edhe
pse janė nga Shqipėria janė tė krishtera. Pėrveē stolive, dhėndri kur
shkon tė kėrkojė dorėn e nuses, duhet tė blejė unazėn, byzylukun, por
patjetėr edhe orėn e artė me kryq tė artė.
Prindėrit e vajzave tė Shqipėrisė zakonisht vijnė tė shikojnė se ku
po i japin vajzat.
Siē shkruan gazeta Politikae Beogradit pėr ta me rėndėsi ėshtė qė
vajzat ti martojnė me njerėz tė ndershėm dhe me tė krishterė. Nuset e
Shqipėrisė nė Serbi arrijnė pėrmes shtigjeve tanimė tė rrahura tė
cilat i dinė ata qė e kanė kaluar kėtė rrugė. Vajzat e Shqipėrisė kanė
arritur edhe nė Beograd. Disa prej dhėndurėve tė shqiptareve janė
policė, inspektorė ose punėtorė. Shumica e kėtyre nuseve sapo arrijnė
nė kryeqytetin serb ndėrrojnė emrin dhe nuk duan tė deklarohen nga
janė. Numri i atyre qė kanė arritur nė Beograd ėshtė ende i vogėl nė
krahasim me nuset e Rashkės.
Martesat e pėrziera edhe nė kohėn e Vėllazėrim Bashkimit
Edhe mė pėrpara ka pasur martesa tė pėrziera, por atėherė kryesisht
djemtė shqiptarė janė martuar me vajzat serbe. Anton Ēeta ka qenė i
martuar me njė serbe (i biri Lazari, jeton nė Beograd), po ashtu Mark
Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem,
Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaēi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu
(dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnė nė Amerikė). Edhe i ndjeri Faruk
Begolli ka qenė i martuar me njė serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri
Kola), Adem Bllaca, ndihmėsdrejtor i Bibliotekės Popullore tė
Beogradit (nė fund tė viteve tė 70-ta ka kaluar nė Prishtinė) etj.
Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit tė Librit pėr
Kosovėn, ka qenė e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipėria,
shkrimtar, ka studiuar sllavistikė nė Beograd dhe me tė cilin emigroi
nė Itali nė vitin 1956, i urdhėruar qė ta braktisė Jugosllavinė. (Kanė
jetuar nė Mynih, ku Camaj ka qenė profesor i gjuhės shqipe nė
universitet. Ēifti u nda nė fund tė viteve 70-tė).
Diplomati Elhami Nimani ka qenė i martuar Sonjėn, tė bijėn e
mitropolitit tė Sremit dhe Karlovcit Rajiēin, e cila ka shkuar nė
Kosovė nė vitin 1945 me divizionin e 46-te LNĒ nė repartin e
Agitropit. Disa politikanė shqiptarė, tė cilėt kanė jetuar nė Beograd,
kanė qenė tė martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankėn, (dy djem
Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fėmijė Ilirin dhe
Dijanėn), Kol Shiroka (Lekėn dhe Jugosllavėn), Alush Gashi me Lejlėn
(tre djem Agimin, Skėnderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me
Momirėn (vajzėn Meritėn e cila vdiq nė moshėn 17-vjeēare), Halil
Fejzullahu me Danicėn, (vajzėn Kaqushen (Jashari), politikane e
njohur, si dhe djemtė Korabin, i ndarė nga jeta dhe Petriti
hendbollist nė ekipin e Crvena Zvezdės sė Beogradit. etj. Nje numėr
shumė i vogėl i martesave ėshtė bėrė midis shqiptareve dhe serbėve.
Njė nga rastet e rralla ėshtė ai i Eleonorės, e bija e politikanit
Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanė dy djem). Sė fundi ka pak mė
shumė raste ku edhe vajzat shqiptare tė Beogradit po lidhin martesa me
djemtė serbė.
Shkaku i migrimeve
Kėtė dukuri tė martesave ndėrmjet djemve serbė dhe vajzave shqiptare,
profesori i Sociologjisė sė Migrimeve nė Universitetin e Prishtinės,
Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve 90-tė, djemtė e
fshatrave nė veri tė Shqipėrisė kanė emigruar, kurse vajzat nė mungesė
tė njė bashkėshorti tė nacionalitetit tė vet, fatin e jetės janė
detyruar ta kėrkojnė jashtė kufijve tė shtetit tė tyre. Sipas
socilogut Berisha, kushtet e njėjta ekonomike dhe sociale nė tė dyja
anėt e kufirit, kanė ndikuar qė me shumė lehtėsi vajzat shqiptare tė
shkrihen nė kulturėn e fshatrave serbe. Kėto migrime kanė shkaktuar
njė pabarazi gjinore nė kuptimin e mangėsisė sė djemve nė krahasim me
numrin e femrave, tė cilat nuk kanė parė ndonjė perspektive pėr
martesė, ėshtė shprehur ai.
Berisha thotė se martesa tė tilla dėshmojnė qė interesi etnik nuk
ėshtė mė nė plan tė parė kur vihet nė pikėpyetje interesi ekonomik dhe
interesa tė tjera pėr tė pėrmbushur nevojat personale. Pjesėt veriore
tė Shqipėrisė, nuk kanė pasur pėrvojė tė keqe, dhe janė farė pak tė
informuar pėr luftrat qė kanė ndodhur mes shqiptarėve dhe serbėve,
shpjegon Berisha, pėr mėnyrėn e lehtė tė martesave nė tė dyja anėt e
kufirit. Sipas tij, ambjenti i njėjtė, kushtet ekonomike dhe
mentaliteti kanė krijuar rrethana pėr lidhje martesore ndėrmjet
vajzave shqiptare dhe djemve serbė. Shkak kryesor pėr gjithė kėto
martesa ėshtė largimi i meshkujve, burrave nga malėsia e Shqipėrisė nė
vende tė tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janė krijuar kushte qė
femrat nė pamundėsi qė tė gjenin fatin tek bashkėkombasit e tyre, e
kanė gjetur nė vendet fqinje.
Pėrgatiti Bashkim Shala


|